Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qytetari denoncon noteren e Shullazit dhe ndërtuesin e njohur në Durrës: Ja çfarë ndodh me apartamentet

2018/03/10 at 10:04 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Qytetari denoncon noteren e Shullazit dhe ndërtuesin e njohur në Durrës: Ja çfarë ndodh me apartamentet

Një qytetar ka denoncuar publikisht ndërtuesin e njohur në Durrës Kujtim Kllogjeri dhe noteren Aida Spahiu. Ai thotë se një apartament në pallat shitet disa here përmes skemes së mashtrimit. Pallati 10 katësh me mbi 40 apartamente ndodhet në “Lagjen 5” të qytetit të Durrësit.


Klodian Kapiti tha për “Panoramën” se biznesmeni ka shitur katër apartamentet në katin e shtatë mbi dhjetë herë. Ai thotë se pasi ka blerë apartamentin, në banesë kanë gjetur persona të tjerë.

“Kemi blere apartamentin dhe gjetëm tjetër familje brenda, e cila gjithashtu është e mashtruar nga bizesmeni. Jemi në konflikt me banorët pasi të gjithë kanë paguar për të njëjtat hyrje, të cilat janë paguar disa herë dhe të gjithë jan me kontrata nga noterja. Këta i kanë shitur nga tre katër herë hyrjet dhe pastaj pronarët përplasen mes tyre” tha Kapiti.

Sakaq Aida Spahiu është noterja që përpiloi kontratën në rastin e ish hotel Vollgës mes Emiliano Shullazi dhe Ylvi Beqja dhe u mor në cilësinë e dëshmitares në gjyqin e Shullazit.

Ky nuk është rasti i vetëm! Në Janar BIRN publikoi historine e ngjashme të Hyrije Zhustit që është mashtruar nga ky ndërtues.

Hyrije Zhusti, mësuese e ve dhe nënë e një djali 11-vjeçar pagoi pesë milionë lekë për të blerë një apartament në Lagjen 5 në Durrës, përmes disa kontratave noteriale të nënshkruara nga viti 2012 deri në vitin 2016. Zhusti jetonte me qira në Durrës dhe pas vdekjes së të shoqit në vitin 2010, shiti shtëpinë në Vlorë dhe mori një kredi bankare për të plotësuar vlerën e apartamentit të ri, kredi të cilën duhet ta shlyejë deri në vitin 2025. Gruaja i tha BIRN se, hyri në kontakt me ndërtuesin Kujtim Kllogjeri, pasi i rekomanduan se pallati 12-katësh i tij në lagjen 5 të Durrësit kishte “punime cilësore dhe çmime të leverdisshme”. Por ndërsa po bëhej gati të rregullonte shtëpinë për të banuar në të, dikush tjetër u shfaq me një kontratë të ngjashme në dorë, ndërroi bravën dhe i zuri apartamentin.

Hyrije Zhusti kuptoi se në vend të shtëpisë, kishte blerë me para një konflikt të vazhdueshëm gjyqësor. Prej më shumë se dy vitesh, Zhusti endet nëpër gjykata për të zgjidhur çështjen e pronësisë përballë dy pretenduesve të tjerë që kanë blerë të njëjtin apartament me të. Ajo i tha BIRN se, kjo çështje i ka shkaktuar probleme shëndetësore si dhe borxhe të tjera shtesë, të papërballueshme për xhepin e saj. “Një herë humba ndjenjat në korridorin e Gjykatës së Apelit”, thotë Zhusti, ndërsa shton se kishte qëndruar katër orë e pavetëdijshme në spital. “Të afërmit e mi nuk ma hapin më telefonin se kanë frikë se u kërkoj para borxh për të vijuar gjyqet”, shtoi ajo. Hyrije Zhusti nuk është e mashtruara e vetme nga ndërtuesit e pallateve, që rrezikon të mbetet e pastrehë, pasi shpenzoi gjithçka kishte.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se dhjetëra qytetarë si ajo ndodhen në procese gjyqësore për apartamentet që rezultojnë të shitura disa herë, ndërkohë që ndërtuesit mashtrues kanë zbrazur llogaritë bankare dhe u kanë shpëtuar ndëshkimeve për pasojat e shkaktuara. Kujtim Kllogjeri, ndërtues i kompanisë “G&Xh” sh.p.k dhe ish-kryebashkiak i Gramshit në vitet ’90 u dënua me 12 vjet burg nga Gjykata e Apelit të Durrësit për mashtrimin e 39 personave përmes shitjes së shumëfishtë të apartamenteve. Por në vend që të vuante dënimin, Kllogjeri “u zhduk” dhe nuk i dihet vendndodhja prej shkurtit të vitit 2017.

/Opinion.al

Etiketa: Aida SpahiuapartamentedurresKujtim Kllogjerimashtrimndertime


Ju sugjerojmë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
Aktualitet

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

8 Nëntor, 2025 11:38 am
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kryesore

Aksident në Lezhë-Milot/ Humbin jetën dy persona, shoferi ishte i dehur

8 Nëntor, 2025 11:13 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Furnizonte grupet kriminale me armë, pranga 46 vjeçarit në Tiranë

8 Nëntor, 2025 9:40 am
Heshtje zgjedhore, të dielën votohet në 5 bashki të vendit
Kryesore

Heshtje zgjedhore, të dielën votohet në 5 bashki të vendit

8 Nëntor, 2025 9:31 am
Rama prezanton autobusin turistik në Tiranë: Qyteti ynë plot ngjyra
Aktualitet

Rama prezanton autobusin turistik në Tiranë: Qyteti ynë plot ngjyra

8 Nëntor, 2025 8:28 am
Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
Aktualitet

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

7 Nëntor, 2025 9:43 pm
Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar
Kronikë

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar

7 Nëntor, 2025 8:36 pm
Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat
Aktualitet

Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat

7 Nëntor, 2025 6:58 pm
Para
Tmerr/ Harxhoi 15 mijë paund për fundshpinën, por tani nuk ulet dot

Tmerr/ Harxhoi 15 mijë paund për fundshpinën, por tani nuk ulet dot

VIDEO/ E kap paniku, prezantuesja veprime të çmendura në transmetim live

VIDEO/ E kap paniku, prezantuesja veprime të çmendura në transmetim live

Video/ ‘Destabilizim nëse preken zgjedhjet, nuk do të ketë koalicioni parazgjedhor me LSI’

Arbër Çekaj “peshk i madh”? Paloka i përgjigjet Donald Lu: Janë ata që dhanë garancinë
















TE FUNDIT

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
8 Nëntor, 2025

Edhe ndërtimi i bombës së parë bërthamore ishte rezultat i një gabimi dhe një keqkuptimi serioz. Gjermania kishte shkencëtarët më...

Lexo më shumë

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
8 Nëntor, 2025

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se shteti i tij ka përfituar përjashtim nga sanksionet amerikane sa i përket blerjes së...

Lexo më shumë

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
8 Nëntor, 2025

Futbolli botëror përgatitet për një spektakël të rrallë, Spanja dhe Argjentina do të përballen në një duel historik që pritet...

Lexo më shumë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
8 Nëntor, 2025

Pasuri me vlerë 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme janë sekuestruar në Sarandë. Ndaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com