Kronikë

Qytetari denoncon dy agjentët e krimeve: Më ofenduan dhe kërcënuan, isha me familjen



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:01 - 28/10/22 |
Opi Nion

Një qytetar ka denoncuar dy efektivë policie të komisariatit nr.1 me funksion agjentë krimesh, duke deklaruar se ata e kanë kërcënuar.

Në kohën që ka ndodhur ngjarja dy efektivët kanë qenë jashtë orarit të punës, ndërsa aktualisht ata janë shoqëruar në komisariatin nr.3.

Sipas “News24”, personi që i ka denoncuar pretendon se ka qenë me makinë me familjarë të tij në zonën e Zogut të Zi dhe pretendon se dy agjentët e krimeve të komisariatit nr.1 kanë dalë nga automjeti i tyre privat dhe e kanë ofenduar dhe kërcënuar duke iu prezantuar se janë edhe efektivë policie.

Personi në fjalë ka bërë kallëzim në komisariatin nr.3. Përfaqësues të AMP ndodhen në komisariatin nr.3 dhe po hetojnë ngjarjen.

Ka dyshime që së bashku me dy efektivët ka qenë edhe një person i tretë, i cili ende nuk është shoqëruar nga policia.

Pas