Pas denoncimit nga një qytetar, për një drejtues automjeti që nuk kishte respektuar semaforin dhe kishte bërë parakalim të gabuar, oficerët e Policisë Rrugore kanë organizuar punën për identifikimin e drejtuesit të automjetit.
Si rezultat i veprimeve, është identifikuar drejtuesi i automjetit, i cili ka vazhduar lëvizjen ndërkohë që semafori e ndalonte dhe ka bërë parakalim të gabuar. Për 2 shkeljet e kryera, drejtuesi i automjetit është ndëshkuar me gjobë 600 mijë Lekë të vjetra.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respktojnë rregullat e qarkullimit rrugor.