-U tha në Opinion

Qytetarët s’besojnë se do zbulohen lidhjet e mafias së pronave me…


               Publikuar në : 23:34 - 05/11/19 |
geliano fataj

Edhe këtë të martë, emisioni Opinion trajtoi atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, mikut të tij Pëllumb Muharremi dhe shoferit, Andi Maloku. Në studio ku i pranishëm ishte dhe Zv. Ministri i Brendshëm, gazetarët e aktualitetit treguan detaje mbi personin e arrestuar, si i dyshuar se mori pjesë në atentat. Ndërkohë në rrjetet sociale, ndjekësit u pyetën me anë të një sondazhi.

A besoni se shteti do të zbulojë, lidhjet e mafias së pronave me drejtësinë?

Për këtë pyetje, në sondazh kanë marrë jesh më shumë se 4 mijë persona ndërsa 86 përqind mendonin se lidhjet e mafies së pronave nuk do të zbulohen kurrë.

Policia këtë të martë njoftoi se ka arrestuar 34-vjeçarin Redjan Rraja 34 vjeç, lindur dhe banues në Nikël të Fushë – Krujës, ish –stomatolog në burgun e Fushë – Krujës, një emër i njohur për policinë, i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale. Arrestimi i tij u bë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi ka rezultuar se në makinën tip Benz me targë AA342LM që u gjet e braktisur në fshatin Shkafanë, me dy automatike dhe me dy maska, janë gjetur gjurmë gishtërinjsh që përputhen me të tijat.

34-vjeçari është ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria. Ai disponon dokumente kanadeze dhe prej kohësh jeton mes Shqipërisë dhe Kanadasë.

Nuk ka bërë rezistencë, por ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, një version që i ka qëndruar edhe gjatë marrjes në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Hetuesit thonë se provat janë të pakundërshtueshme. Veç gjurmëve të gishtave, burime nga grupi hetimor pohojnë se janë gjetur edhe mbetje të pështymës së tij në njërën nga maskat. Policia duket se ka rënë edhe në gjurmët e dy personave të tjerë që morën pjesë në atentat. Operacione në lidhje me ngjarjen janë zhvilluar në Tiranë, Krujë e Lushnjë.

Autoritetet janë të rezervuara për të sqaruar se cili është motivi i ngjarjes dhe kush ka qenë shënjestra e sulmit, prokurori Ndoja apo miku i tij i njohur si “Rrumi i Shijakut”. Por burime të policisë thonë se Rraja dhe dy atentatorët e tjerë mund të jenë paguar nga ndonjë grup kriminal për ta kryer atentatin.

Redjan Rraja u regjistrua në dosjet e drejtësisë në Maj të vitit 2016, kur u vu në pranga dhe u dënua me 8 muaj burg për prishje të provave në atentatin ndaj Elton Çiços.

Ai ishte në krah të Çiços kur ky i fundit u qëllua nga Jani Aliaj në një lokal të njohur të Tiranës.

Emri tij doli sërish në skenë në ngjarjen e bujshme të 2018-tës, pas akuzave te ngritura ndaj kushëririt të tij, Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja./ Opinion.al

Pas