Aktualitet

Qytetarët me COVID, Brataj sqaron si të lidhen me mjekun e familjes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:20 - 23/11/20 |
Opi Nion

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, gjatë konferencës së Komitetit Teknik, theksoi për të gjithë qytetarët që kanë vështirësi të kontaktojnë me mjekun e familjes të telefonojnë numrin 08004040.

“Doja të theksoja edhe një gjë tjetër për qytetarët. Për çdo qytetar që ka vështirësi  për të kontaktuar me mjekun e familjes,për shumë arsye, pasi edhe kolegët tanë janë të infektuar, dhe  nuk janë në punë, të marrin 08004040 dhe ne gjejmë mundësinë që përmes qendrës shëndetësore t’i plotësojmë sistemin e referimit që qytetarit i duhen për të gjitha shërbimet”, tha Brataj.

“Vazhdon numri i thirrjeve të jetë stacionare, nuk kemi rritje, numri i vizitave mbetet i lartë 463 thirrje për 24 orë në banesë dhe 46% e tyre përfundojnë në spital”, tha Brataj.

Kreu i urgjencës ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për krijimin e kapaciteteve spitalore dhe situata është nën kontrollon në të tre spitalet COVID.

“Janë marrë masa në spitale për krijimin e kapaciteteve ku vijojmë të kemi kapacietet të lira për trajtimin e pacientëve COVID, tani menaxhimi bëhet sa më shpejtë në të tre spitalet COVID. Gjithashtu çdo i shëruar do të vijoj të dërgohet me ambulancë në shtëpi edhe pas shërimit”, u shpreh ai./Opinion.al

Pas