Kronikë

Qytetarët e Tiranës denoncojnë 654 shkelje, Policia Rrugore ndëshkon shkelësit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:17 - 06/02/22 |
Opi Nion

Qytetarët e Tiranës kanë denoncuar 654 raste të shkeljeve të bëra gjatë qarkullimit në rrugët e kryeqytetit.

Denoncimi i shkeljeve është bërë me pamje, ndërsa Policia Rrugore ka marrë masa duke i ndëshkuar shkelësit.

Policia informon se po ndiqen me kujdes të gjitha raportimet e Komisariatit Dixhital, denoncimet e qytetarëve, postimet e rrjeteve sociale, nëpërmjet të cilave provohen shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat më pas ndiqen në terren dhe procedohen sipas dispozitave të parashikuara në Kodin Rrugor.

Sipas uniformave blu, falë denoncimeve të bëra dhe reagimit në kohë të policisë, janë parandaluar ngjarje rrugore që mund të shkaktonin pasoja të rënda, pasi disa drejtues mjetesh, janë denoncuar nga qytetarët se po kryenin manovra të rrezikshme.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë reaguar dhe ndaluar menjëherë, dhe nga verifikimet rezultuan se dy prej tyre ishin në gjendje të dehur, përkatësisht shtetasit me iniciale O. S., dhe E. Gj, të cilët u arrestuan në kushtet e flagrancës për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal./Opinion.al

Pas