Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qytetarët e Kosovës më të lumturit në Ballkan, shqiptarët bëhen edhe më të palumtur 

2024/03/20 at 4:00 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Qytetarët e Kosovës më të lumturit në Ballkan, shqiptarët bëhen edhe më të palumtur 

20 marsi është Dita e Lumturisë. Në këtë ditë, Kombet e Bashkuara publikojnë Indeksin e Lumturisë, i cili mat perceptimin e qytetarëve lidhur me cilësinë e tyre të jetesës, që nga të ardhurat, problemet me korrupsionin, mbështetjen nga miqtë, bamirësinë, lirinë për të vendosur, sa jetë të shëndetshme bëjnë etj. 


Shqipëria, ndonëse është përmirësuar në pozicion në raport me vetveten, duke u ngjitur në vendin e 87, nga i 91 që ishte një vit më parë, sërish mbetet ndër më të palumturat në Europë. Në renditjen e këtij viti, Shqipëria lë pas vetëm Turqinë, që është në pozicionin e 98. Vendi më i lumtur në rajon mbetet Kosova (29), e ndjekur nga Serbia (37), Mali i Zi në vendin e 76 dhe Maqedonia e Veriut, në vendin e 84. Kjo e fundit vitin e kaluar renditej më keq se Shqipëria, në vendin e 92, por ka pasur një përmirësim më të lartë. 

Raporti i Lumturisë (World Happiness Report), i cili është një botim i Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së (UN Sustainable Development Solutions Network), bazohet në një anketë vjetore, ku pyeten rreth 1000 individë në rreth 140 vende të botës, të cilëve iu kërkohet që të rendisin, nga 1 në 10, për të parë nëse janë duke jetuar mirë apo jo. Shqipëria e ka pikëzimin këtë vit në 5.304. 

Ndonëse është përmirësuar në pozicionim për shkak të përkeqësimit të përgjithshëm global, në renditjen e mëparshme shqiptarët rezultonin me pikëzim më të lartë prej 5.117, çka tregon se në raport me vetveten ata janë bërë më të palumtur. 

Pikët më të ulëta Shqipëria i merr në treguesin e perceptimit të korrupsionit, me vetëm 0.049 pikë, ku pyetja kryesore që u bëhet të anketuarve lidhet me përhapjen e korrupsionit në qeveri. 

Vlerësim të dobët ka dhe bujaria me 0.138 pikë, që tregon që shqiptarët nuk e mbështesin dhe aq shumë njëri tjetrin. Renditja është më e lartë tek të ardhurat për frymë, me 1.4 pikë, mbështetja sociale 0.9 pikë, pritshmëria për një jetë të shëndetshme, 0.6 pikë. Shqiptarët mendojnë se nuk kanë shumë mundësi zgjedhjeje në jetë, me treguesi që merr 0.69 pikë. 

Si matet lumturia 

Vendet renditen sipas lumturisë bazuar në vlerësimet mesatare të jetës së tyre gjatë tre viteve të mëparshme, në këtë rast 2021-2023. 

Raporti identifikon kombet më të lumtura, ato në fund të shkallës së lumturisë, plus faktorët që priren të çojnë në lumturi më të madhe. 

Treguesit në të cilët bazohet indeksi, bazohen në të ardhurat për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit. 

Për të kuptuar rezultatet studiuesit kanë përdorur këta treguesi: Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme në lindje, mbështetje sociale, bamirësia, korrupsioni i ulët, bujari në komunitet, ku njerëzit kujdesen për komunitetin dhe për njëri-tjetrin, lirinë për të marrë vendime të rëndësishme në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit. 

Individëve u bëhen pyetje të tilla si “Nëse do të ishit në telashe, a keni të afërm apo miq se ku mund të mbështeteni që t’ju ndihmojnë kur keni nevojë?”, apo “A jeni të kënaqur apo të pakënaqur me lirinë për të zgjedhur atë që doni të bëni në jetë?”. 

Një tjetër pyetje është “A keni dhuruar para për bamirësi muajt e fundit?”. Perceptimet për korrupsionin merren po nga sondazhi i Gallup për dy pyetje: “A është korrupsioni i përhapur në qeveri apo jo?” dhe “A është korrupsioni i përhapur tek bizneset?”. 

Këto pyetje kombinohen me tregues të tjerë, si të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse të publikuara nga Banka Botërore dhe të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë lidhur me pritshmërinë për një jetë të shëndetshme në lindje. 

Vendet më të lumtura në botë 

Finlanda është sërish vendi më i lumtur në botë. 

Raporti bazohet në të dhënat e sondazheve globale nga njerëz në më shumë se 140 vende. Vendet janë renditur sipas lumturisë bazuar në vlerësimet mesatare të jetës së tyre gjatë tre viteve të mëparshme, në këtë rast në vitet 2021 deri në 2023. 

Fqinjët nordikë të Finlandës gjithashtu fituan pozicionet kryesore, me Danimarkën (Nr. 2), Islandën (Nr. 3) dhe Suedinë (Nr. 4) në pesëshen e parë, dhe Norvegjinë (Nr. 7) duke u renditur lehtësisht në top 10. 

Duke pasur parasysh luftën me Hamasin, Izraeli mund të jetë një surprizë në vendin e pestë, megjithëse vendi ka qenë në top 10 që nga viti 2022. Autorët e raportit theksojnë se renditja e tij bazohet në një mesatare trevjeçare, e cila shpesh ul efektin e “ngjarjeve të papritura që ndodhin gjatë një viti të caktuar”. Dhe koha e sondazhit padyshim luan një rol kur ka një krizë. Sondazhi në Izrael u krye pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, por para pjesës më të madhe të luftës që pasoi. Pra, ndërsa vlerësimet e jetës ranë ndjeshëm, ato rezultate përbënin vetëm një të tretën e mesatares. 

Raporti, përfshin gjithashtu një renditje për Palestinën në vendin e 103, megjithëse shtetësia e saj nuk njihet gjerësisht. Sondazhi u krye në territoret palestineze të Gazës dhe Bregut Perëndimor para ngjarjeve të 7 tetorit. 

Holanda (nr. 6), Luksemburgu (nr. 8), Zvicra (nr. 9) dhe Australia (nr. 10) përfundojnë 10-shen e parë. 

Shtetet e Bashkuara bien nga 20 vendet e para 

Shtetet e Bashkuara (nr. 23) dhe Gjermania (nr. 24) ranë nga 20 të parat pjesërisht për shkak të rritjes së lumturisë midis vendeve të tjera, veçanërisht në Çeki (nr. 18), Lituani (nr. 19) dhe Slloveni ( nr. 21). Mbretëria e Bashkuar ishte në vendin e 20. 

Ndërsa Lituania renditet e 19-ta këtë vit në listën e përgjithshme, mes të anketuarve nën 30 vjeç, ishte vendi nr. 1 më i lumtur në 2024. Për ata mbi 60 vjeç, Lituania u rendit në vendin e 44-të. 

Në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, rezultatet e lumturisë nga njerëzit nën 30 vjeç ishin në mënyrë dramatike më të ulëta se ato të njerëzve të moshës 60 vjeç e lart. Në mesin e njerëzve nën 30 vjeç, SHBA renditej në vendin e 62-të, ndërsa për ata 60 vjeç e lart, ishte në vendin e 10-të. Kanadaja ishte në vendin e 58-të mes të rinjve dhe në vendin e 8-të për ata 60 vjeç e lart. 

Australia dhe Zelanda e Re, panë gjithashtu renditje shumë më të ulëta midis të rinjve./Monitor



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Nënshkruhet marrëveshja me Bankën Europiane të Investimeve për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit 

Nënshkruhet marrëveshja me Bankën Europiane të Investimeve për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit 

E bënë protagoniste videosh për të rritur, Meloni nis betejë ligjore dhe kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim 

E bënë protagoniste videosh për të rritur, Meloni nis betejë ligjore dhe kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim 

BE ndërpret projektin e madh Hungari – Serbi

BE ndërpret projektin e madh Hungari - Serbi
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com