Të paktën 5 efektivë policie kanë mbetur të plagosur nga përplasja me protestuesit, tek Kryeministria dhe parlamenti.
Reagime për lëndimet e tyre kanë ardhur dhe kryeministri dhe ministri i Brendshëm, ndërsa gjatë protestës u pa që në drejtim të efektivëve janë hedhur mjete piroteknike.
Nga na tjetër Partia Demokratike njofton se janë lënduar mbi 15 protestues.
Po ashtu nga gazi lotsjellës probleme me frymëmarrjen kanë patur dhe gazetarët që janë në terren. Teksa Lulzim Basha po bënte deklaratë për mediat, policia hodhi gaz lotsjellës dhe një gazetare ka humbur ndjenjat. /Opinion.al