Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qytet

2016/06/16 at 9:29 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pasul

Nga Edison Ypi


Kafenetë plot me kohëbjerrësa që nuk kuptohet nëse janë zbukuruar sepse janë budallallepsur apo janë budallallepsur sepse janë zbukuruar. Biçikleta të ndryshkura lidhur me zinxhirë të trashë pas shtyllash ose kangjellash. Dyqanet plot me ushqime të këndëshme dhe të shijëshme që hahen me ëndje por treten me vështirsi, të bëjnë kaps, sidomos obez, ta shkurtojnë jetën me sëmundje enigmatike të pashërueshme. Frutat, sa më të rrumbullakëta dhe të lëmuara, aq më të pështira.

Venë e vinë të rinj belbanë e shurdhanë po tu flasësh të shohin vëngërr, po i pyete pse nuk flasin, të kërcënojnë me ndonjë send për ta hedhur kokës. Shitësi i gazetave, një ish-oficer nostalgjik, po i sistemon ato mbi tezgë në një renditje sipas preferencave të tij kurviste. Në qiell nuk fluturojnë më zogj. Nëpër pemë nuk dëgjohen cicërrima, vetëm kërcitje degësh të thara. Era nuk vallzon. Flladi nuk freskon. Gjethet e rëna nuk bëjnë më përshtypje, nuk tërheqin vëmendje.

Me to tani merret fshesari, i cili, pasi i mbledh të vdekurat nga trotuari, i vdes për së dyti duke i hedhur në kazan. Shitësi i bulmetit është një veremli. Ndreqësi i bravave një derr. I veglave elektronike një skuth. Dyqanet e veshjeve ku veç shitseve hollake pa bythë në brekë nuk shkel kush, ofrojnë skonto hileqare. Te Gabi mund të blesh bashkë me rrobat edhe sëmundjet e përdoruesve të mëparshëm aziatikë ose afrikanë. Shqipen po e shkruajnë për ibret. Gazetat plot me shkrime të palexueshme të mahnisin me thyerjen e rekordeve të mefshtësisë njerëzore.

Televizionet plot me spektakle dhe banaqe që nuk shihen edhe po të jesh i paisur nga Zoti me durimin e derrit. Librat mund të lexohen vetëm po të përdoren si somniferë pak para gjumit pas një ditë të lodhëshme, jo nga puna, nga ndejtja. Askush nuk mban ment vargje përmendësh. Jo sepse u mungon kujtesa, por sepse kurrë nuk kanë ditur. Në kinema nuk çfaqen filma por zgjyra. Të merr malli të bësh një kompliment, por nuk di cilës t’ja drejtosh, se bota e femrave është shndrruar në një oqean me budallaqe.

Edhe mund të martohesh, Por ngurron të bëhesh prind nga frika se mos pjellësh bastarda. Ke dëshirë të ikësh në ndonjë katund, ku ajri është i pastër, frutat të shijshme, qumështi pa hile, natyra e bukur, ende kanë mbetur ca pyje pa u prerë, por nuk guxon se do jesh i vetëm dhe të duket vetja budalla. Rri e mendohesh pse vallë të gjithë e kanë mendjen, sytë, veshët, zemrën, shpirtin, kah Roma, Milanua, Parisi, Londra, dhe askush nga katundet, por përgjigjen nuk e gjen dot kurrë. Beethovenin, Vagnerin, Verdin, Shopenin, i ka zëvendësuar tallavaja. Pushkinin nuk e lexojnë se është rus. Tosltoin gjithashtu. Prusti është i vështirë. Balzaku grafoman. Të gjithë të shquarit e historisë së botës i ka zëvendësuar i forti i lagjes, që dihet pse hyn vazhdimisht në burg, por nuk merret vesh se si del. Nëpunësi, gjyqtari, polici, të shohin nga xhepi. Partitë janë kthyer në biznese. Idealistët janë shndrruar në fanatikë.

Politika kafaz budallenjsh. Për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën nuk flet më askush. Nga Kosova vijnë habere drithëruese se edhe ata po marrin arratinë nga qeverisja katastrofike e “çlirimtarëve” hajdutë dhe vrasës. Shoqërinë Civile e kanë zaptuar karaputanat. Diplomacia është plot me fanatikë dhe nepotista. Ekranet e vogla plot me soc-filma me partizanë, kulakë, diversanta. “Bujqësia çështje e të gjithë popullit” është zëvendësuar me “Mafia është zgjidhja”. Hidrauliku, elektriçisti, mekaniku, të rrjepin duke u hequr sikur ujin, korentin, motorrin, i kanë shpikur ata. Nuk blen dot asgjë po s’bëre pazar. Përveç supermerkateve, kuponin tatimor s’ta jep askush edhe sikur të gjithë dyqanin ta blesh. Shumica e studentëve që mbarojnë fakultetet s’kanë asnjë dyshim se qëndra e botës është rrethrrotullimi te Zogu Zi.

Nuk kanë asnjë ide ku bie Darsia, ku buron Vjosa, kush ka qënë Kromuelli. Gjëja që dinë të bëjnë më mirë është të shkruajnë deri në një rrjesht e gjysëm në fejsbuk me të paktën tre gabime ortografike. Meqënse zgjedhësit nuk mbajnë asnjë përgjegjësi dhe fajet janë të gjitha të të zgjedhurve që nuk mbajnë premtimet, harbutëria është në drejtën e vet të plotë të mos ketë aspak durim për tu derdhur në shesh të shkatërrojë gjithçka. Burrin e ka zëvendësuar bashkëshorti, bashkëshortin dashnori, dashnorin kurvari të cilit s’dihet cili do t’ja zerë vendin. Shiu vazhdon. Rrëketë fryhen. Pellgjet mbushen. Baltrat ndotin. Dimri shkon e vjen. Pranverën e kanë dënuar me vdekje. Vjeshta vjen e modifikuar genetikisht. Behari djeg ose nuk ngroh aspak. kurvi ka kohë që ngordhur por sipër varrit ka lënë litarin. Sigurimi nuk ekziston, por financon media dhe frymëzon çuna oficerash. Të bësh ndonjë punë për së mbari nuk mundesh. Të rrish nuk ja vlen. Të ikësh zemra nuk të bën.



Ju sugjerojmë

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
Bota

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

9 Qershor, 2025 11:57 am
Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
Aktualitet

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

9 Qershor, 2025 11:27 am
Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
Aktualitet

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

9 Qershor, 2025 11:26 am
Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
Aktualitet

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

9 Qershor, 2025 11:11 am
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

9 Qershor, 2025 11:09 am
U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
Bota

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

9 Qershor, 2025 11:04 am
Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun
Aktualitet

E hëna, dita më e ngrohtë e javës me temperatura deri në 38 °c

9 Qershor, 2025 10:55 am
Para
UEFA lëvdata Shqipërisë për duelin me Francën

UEFA lëvdata Shqipërisë për duelin me Francën

Postndeshja/ Ja çfarë u tha De Biasi lojtarëve në dhomat e zhveshjes

Postndeshja/ Ja çfarë u tha De Biasi lojtarëve në dhomat e zhveshjes

Video/ Bebe Rexha si motra e Era Istrefit

Bebe Rexha prezanton të dashurin, ja për cilin DJ të famshëm bëhet fjalë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
9 Qershor, 2025

Forcat detare izraelite e kanë ndalur dhe konfiskuar të hënën një anije bamirësie, e cila po përpiqej të thyente bllokadën...

Lexo më shumë

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
9 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar edhe të hënën ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare. Ata janë mbledhur 29...

Lexo më shumë

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
9 Qershor, 2025

Ka nisur një aksion për prishjen e objekteve pa leje në jug të vendit nga ana e Inspektoratit Kombëtar për...

Lexo më shumë

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
9 Qershor, 2025

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka folur sot në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Europës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com