Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

QUINT-i bën thirrje për zgjidhje demokratike në veri të Kosovës

2023/05/19 at 10:48 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
QUINT-i bën thirrje për zgjidhje demokratike në veri të Kosovës

Shtetet e QUINT-it kanë shprehur shqetësimin e tyre për zgjedhjet lokale të mbajtura në veri të Kosovës më 23 Prill, duke thënë se ato nuk përbëjnë zgjidhje politike të qëndrueshme afatgjatë për komunat e përfshira, për shkak të bojkotit nga komuniteti serb.

QUINT-i përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Italia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

Përmes një deklarate të përbashkët, këto shtete u kanë bërë thirrje të gjithë aktorëve “që urgjentisht të punojnë së bashku mes të gjitha palëve të interesuara, përfshirë komunitetet lokale, drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme, përfaqësuese dhe pjesëmarrëse në këto komuna”.

Deklarata e QUINT-it erdhi një ditë para se kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç, të bëjë betimin në ndërtesën e kësaj komune.

Duke theksuar nevojën për të shmangur veprimet apo iniciativat që nuk u shërbejnë interesave të popullit apo përkeqësojnë tensionet, deklarata e përbashkët thekson se kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale duhet të përmbahen nga ushtrimi i kompetencave përtej mandateve të tyre administrative.

Në deklaratë, vendet më me ndikim nënvizojnë se procesi i marrjes së detyrës nuk kërkon që kryetarët e bashkive të bëjnë betimin në zyrat komunale dhe se “nuk duhet të ketë veprime apo iniciativa – as nga kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale – që nuk i shërbejnë popullit ose që mund të rrisin tensionet”.

“Të gjitha palët e përfshira u kërkohet të përmbahen nga përdorimi i forcës ose ndërmarrja e veprimeve që ndezin tensionet ose nxitin konfliktet”, thuhet në deklaratë.

Shtetet e QUNIT-it, duke theksuar mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, potencuan nevojën për progres urgjent për krijimin e Komunitetit apo Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Dalja në zgjedhje në komunat veriore të Kosovës ishte pak më shumë se 3 për qind, dhe dy komuna u fituan nga kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe udhëheqjen e dy të tjerave i morën kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – u mbajtën pasi kryetarët paraprakë nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, dhanë dorëheqje nëntorin e kaluar.

Ata u larguan nga institucionet në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës që obligonte shoferët me makina me targa ilegale të lëshuara nga Serbia, t’i riregjistronin ato në targat legale RKS – Republika e Kosovës.

Pjesëtarët e komunitetit serb gjerësisht bojkotuan zgjedhjet e prillit dhe kanë thënë se nuk i pranojnë rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj nga komuniteti shqiptar./REL

Etiketa: kosoveQUINTverizgjidhje demokratike

Ju sugjerojmë

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin
Bota

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin

12 Shtator, 2025 8:51 pm
Lëkundet pozita e Trump në negociata, Kremlini: Bisedimet me Kievin janë pezulluar
Bota

Lëkundet pozita e Trump në negociata, Kremlini: Bisedimet me Kievin janë pezulluar

12 Shtator, 2025 7:58 pm
Doli nga “rreshti”  gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut
Kryesore

Doli nga “rreshti” gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut

12 Shtator, 2025 7:17 pm
Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë
Kryesore

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë

12 Shtator, 2025 6:55 pm
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit
Politikë

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit

12 Shtator, 2025 6:19 pm
Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta
Kryesore

Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta

12 Shtator, 2025 5:48 pm
Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit
Politikë

Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit

12 Shtator, 2025 5:20 pm
Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura
Aktualitet

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

12 Shtator, 2025 5:08 pm
Vrau aktivistin Charlie Kirk, kush është autori i dyshuar
Bota

Vrau aktivistin Charlie Kirk, kush është autori i dyshuar

12 Shtator, 2025 4:11 pm
SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën,qeveria në detyrë:I mirëpresim kritikat
Rajoni

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën,qeveria në detyrë:I mirëpresim kritikat

12 Shtator, 2025 3:53 pm
Para
Vuçiç anulon disa vizita “për shkak të situatës komplekse në Kosovë”

Vuçiç anulon disa vizita “për shkak të situatës komplekse në Kosovë”

7 raste të vjedhjes, arrestohet hajduti i monopatinave në Tiranë

7 raste të vjedhjes, arrestohet hajduti i monopatinave në Tiranë

Kapet në flagrancë duke vjedhur në një banesë, arrestohet shqiptari në Itali

Kapet në flagrancë duke vjedhur në një banesë, arrestohet shqiptari në Itali

TE FUNDIT

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin
12 Shtator, 2025

Izraeli hodhi poshtë sot “Deklaratën e Nju Jorkut” për një shtet palestinez, e miratuar me shumicë dërrmuese nga Asambleja e...

Lexo më shumë

Lëkundet pozita e Trump në negociata, Kremlini: Bisedimet me Kievin janë pezulluar

Lëkundet pozita e Trump në negociata, Kremlini: Bisedimet me Kievin janë pezulluar
12 Shtator, 2025

Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës janë ndërprerë. Ky fakt është bërë i ditur nga Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry...

Lexo më shumë

Doli nga “rreshti” gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut

Doli nga “rreshti”  gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut
12 Shtator, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pasi deputeti demokrat Tritan Shehu mori pjesë në votimin për kryeparlamentarin e...

Lexo më shumë

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë
12 Shtator, 2025

Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com