Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qua Vadis Shqipëri? Negociata pa rezultat

2017/04/26 at 11:10 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Qua Vadis Shqipëri? Negociata pa rezultat

Maxhoranca pranon formulën europiane, opozita kushtëzon dialogun me qeveri teknike dhe paralajmëron fillimin e mosbindjes civile.


Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian David McAllister (Partia Popullore Europiane) dhe Raportuesi për Shqipërinë i Parlamentit Evropian Knut Fleckenstein (SPD), ndërmjetësues të përzgjedhur nga BE për të ulur palët në tryezën e  bisedimeve, janë larguar nga Tirana  në mëngjesin e sotëm  ( 26 /04/2017)  për në Bruksel pa asnjë rezultat për zgjidhjen e krizës politike, rikthimin e PD në Parlament dhe pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet parlamentare  të18 qershorit.

Deklarata e europarlamentarëve

Në vend të një konference shtypi  në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, delegacion i BE  në Tiranë ka dalë me një deklaratë në emër të dy ndërmjetësuesve. “Dy europarlamentarët paraqitën propozime për të ardhmen që përfshinin pika mbi dekriminalizimin, luftën kundër lëndëve narkotike, masa teknike për përmirësimin e kryerjes së zgjedhjeve dhe masa për ndërtimin e besimit politik. Ata propozuan gjithashtu ide për diskutim mbi datën e zgjedhjeve dhe ndryshime të mundshme parazgjedhore në strukturat e qeverisë për të ndërtuar besim afatgjatë tek sistemi. Nga ana e maxhorancës pati dakordësi mbi pikat e propozuara me kusht që vettingu të votohet në parlament. Partia Demokratike iu përmbajt pozicionit të saj për emërimin e një kryeministri teknik dhe miratimin e një sistemi elektronik votimi për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme” bën me dije kjo deklaratë.

Oferta ndërkombëtarë përjashton qeverinë teknike

Thelbi i propozimit të dy ndërmjetësuesve europianë McAllister dhe Fleckenstein: riformatim i qeverisë Rama për të rritur besimin e opozitës dhe shtyrjen e zgjedhjeve në 16 korrik. Riformatimi i qeverisë parashikonte ndryshimin e ministrave të qeverisë Rama në 4 ministri që do t’i përcaktonte opozita. Por  jo dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike. Këto në këmbim të kthimit të opozitës në Parlament, plotësimit të strukturave të Vettingut me anëtarët nga opozita dhe konstituimi i tyre.

Propozimi i formatuar si një draft marrveshje opozitë –qeveri  përmbante  tri pika kryesore: ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe të kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, që do t’i përkiste opozitës; shkarkime në nivel të lartë të drejtuesve të policisë; kriminalizimin, pra dënimin si vepër penale, të shit-blerjes së votës, të cilat u pranuan  nga kryeministri Rama dhe kryetari i Parlamentit Meta.

Pas “po” së se maxhorancës David McAllister filloi bisedimet me PD. Por pa asnjë rezultat. Bisedimet dolën pa sukses. Draft-marrëveshja europiane u refuzua dhe si kusht i vetëm për pranimin e saj mbeti  doreheqja e kryeministrit Rama, krijim i një qeverie teknike dhe më pas ulja në tavolinën e bisedimeve mes qeverisë teknike dhe opozitës. Burime nga PD pohuan për Deutsche Wellen, se  Basha u kërkoi  dy ndërmjetësuesve shtyrje të zgjedhjeve deri në fund të këtij viti dhe një qeveri pa Edi Ramën.

Kryetari i PD deklaroi mbrëmë para protestuesve se “dy përfaqësuesit europianë bënë përpjekje për të kontribur në një zgjidhje reale të krizës politike. Për fat të keq përpjekja e dy ndërmjetësuesve europianë nuk pati sukeses. Kjo sepse Edi Rama refuzon qeverinë teknike si zgjidhjen e vetme për të krijuar kushte dhe premisë të barabarta për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Përshkallëzimi i protestës?

Pas tri ditësh, të shtunën më 29 prill, skadon shtyrja e afatit që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ((KQZ) pranoi të bëjë për t’ i dhënë mundësinë e fundit PD për t’u regjistruar dhe marrë pjesë në zgjedhje. Dështim i uljes në tavolinën e bisedimeve të palëve, me ndërmjetësimin e McAllister dhe Fleckenstein, lë të kuptohet se PD nuk do të regjistrohet dhe nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. Përkundrazi u paralajmërua përshkallëzimi i protestës me fillimn të hënën, më 1 maj, të mosbindjes civile dhe bojkoti përfundimtar të parlamentit.

“Kusht i pa tjetërsueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme është qeveria teknike dhe ne do ta vazhdojmë betejën tonë të pandalshme. Javën tjetër do të nisim mosbindjen civile në të gjithë Shqipërinë”, tha Basha mbrëmë para protestuesve brenda ҫadrës.

Nuk ka ende qëndrime të grupit të moderuar brenda PD që janë “pro” kthimit në parlament dhe as takime të forumeve të larta të PD  si Këshilli Kombëtar apo Kryesia e demokratëve për  një vendim lidhur me mosmarrjen  pjesë në zgjedhje dhe bojkotin përfundimtar të Parlamentit.

Në KQZ janë regjistruar 33 parti për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Mes tyre LSI dhe parti të djathta opozitare, plus partinë e re opozitare jo të djathtë LIBRA  e deputetit socialist Ben Blushi. Subjektet politike kundërshtare për të patur garë egzistojnë. Mosmarrja pjesë e PD në zgjedhje do të thotë që forca më e madhe opozitare në 25 vjet post-komunizëm e vetënxjerr vehten nga skena politike pasi në Parlamentin që do të dalë nga zgjedhjet e radhës ajo, me zhvillimet e deritanishme, rezulton që nuk do të jetë e përfaqësuar.

Për pasojë skena politike e Tiranës do të ketë shans të rikonfigurohet me protagonistë dhe aktorë të rinj. Mungesa e PD në Parlamentin e ardhshëm nuk do ta bëjë atë pjesëmarrëse as në strukturat e vettingut, ku ajo ka me ligj ka 50 përqind të anëtarëve në të gjitha komisionet. Radikalizimi i qëndrimeve të PD parathotë edhe mundesi për destabilizim gjatë procesit zgjedhor dhe vështirësi për zhvillimin e tij në terren./Deutsche Welle

 

Etiketa: negociatat pa zgjidhjeQua Vadis Shqipëri


Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Berisha: Paratë e bankave e drogës, për të blerë protestuesit

Berisha paralajmëron Ramën: Nëse do përdorësh armët ndaj nesh, bëhu gati!

Pastiçeria shekullore në Tiranë/ Përgatiti tortën për Mbretin Zog

Pastiçeria shekullore në Tiranë/ Përgatiti tortën për Mbretin Zog

Studimet: Meshkujt gënjejnë më shumë se femrat, ja pse …

Studimet: Meshkujt gënjejnë më shumë se femrat, ja pse ...
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com