Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qosja reagon ndaj letrës së 30 shkrimtarëve të njohur: Jam i zhgënjyer

2019/01/31 at 2:53 PM
në Aktualitet, ZZinstant
Kohë leximi: 5 min
A A
Dossier/ Raporti sekret për Rexhep Qosjen në Tiranë

Akademiku Rexhep Qosja, ka reaguar ndaj letrës së shkruar nga filozofi dhe publicisti Bernar-Henri Levy, e cila u nënshkrua nga 29 shkrimtarë e intelektualë të tjerë, mes tyre dhe Ismail Kadare e përmes së cilës bëhet thirrje për ruajtjen e Bashkimit Evropian dhe vlerave të këtij unioni pasi ato gjenden në rrezik.


Qosja i cili u shpreh i zhgënjer nga letra, ka mbajtur për të disatën herë qëndrime publike që kundërshtojnë hapur qëndrimet e Kadaresë, kujtojmë këtu debatin e tyre mbi identitetin kombëtar.

“Si lexues i veprave e i shkrimeve të disave prej nënshkruesve të kësaj letre, mund të them: Jam i zhgënjyer”,  ka shkruar Qosja në profilin e tij në “Facebook”.

Statusi i plotë:

Reagim ndaj letrës së 30 shkrimtarëve dhe publicistëve

Me vonesë disaditore e vërejta dhe e lexova letrën e shkruar prej filozofit, shkrimtarit e publicistit, Bernar-Henri Levy, e të nënshkruar prej njëzet e nëntë shkrimtarëve e publicistëve të tjerë, mes të cilëve edhe prej pesë fituesve të Çmimit Nobel për letërsi.

Në këtë letër për shumë arsye bëhet thirrje që Bashkimi Evropian të mbrohet, që atdhetarët e këtij Bashkimi ta mbrojnë atë intelektualisht prej shkatërruesve të cilët gjithnjë e më të zëshëm po shihen e dëgjohen nëpër disa sheshe e nëpër disa institucione evropiane!

Nuk prisja se kjo letër qëllimlartë do të më befasonte siç më befasoi jo vetëm me disa nga mendimet që thuhen në të, po më shumë me disa nga çështjet që në të heshten.

Për këtë arsye, si lexues i veprave e i shkrimeve të disave prej nënshkruesve të kësaj letre, mund të them:
Jam i zhgënjyer.

Jam i zhgënjyer sepse ata e ngritën zërin me shumë vonesë.

Jam i zhgënjyer sepse ata e ngritën zërin vetëm kundër të këqijave që, siç e theksojnë, mund të ndodhin në Evropë pas zgjedhjeve të majit për Parlamentin Evropian në qoftë se fitojnë ata që duan të ringjallin një të kaluar të errët.

Jam i zhgënjyer sepse të këqijat që, thonë, se mund të ndodhin në Evropë pas zgjedhjeve të majit – ksenofobia dhe antisemitizmi po ndodhin tashmë në disa vende të Evropës.

Jam i zhgënjyer sepse i heshtën disa nga të këqijat e tjera që po ndodhin në Evropë dhe tragjeditë që po ndodhin në ujërat jugore të Evropës.

Jam i zhgënjyer sepse nuk e thanë asnjë fjalë keqardhjeje për tragjedinë më të madhe të shekullit në të cilin kemi hyrë: për tragjedinë e viktimave të luftërave, që në disa vende të Lindjes së Mesme e të Afërme po ndodhin edhe nën patronatin politik e ushtarak evropian!

Jam i zhgënjyer sepse me asnjë fjalë keqardhjeje nuk shkruan për rrënimet barbare të tri qytetërimeve të lashta në ato vende të Lindjes së Mesme e të Afërme që po ndodhin edhe nën patronatin politik e ushtarak të disa vendeve të Evropës!

Jam i zhgënjyer sepse asnjë fjalë keqardhjeje nuk u shpreh për islamofobinë që po përshtrihet në Evropë, e nxitur edhe prej terrorizmit – kësaj të keqeje skëterrore, kundërnjerëzore, që po e bëjnë madje edhe në disa vende që u kanë dhënë strehimin, individë dhe grupe të ndryshme me besim islamik duke keqpërdorur islamin për qëllimet e veta politike, ideologjike e të tjera.

Jam i zhgënjyer sepse këta, tridhjetë shkrimtarët e publicistët e shquar, që u paraqitën si ndërgjegje e zgjuar e Evropës së Re, nuk paskan vërejtur se si kolonializmi klasik në disa pjesë të Afrikës e të Azisë, është zhvilluar tashmë në kolonializëm modern, domethënë në neokolonializëm.

Jam i zhgënjyer sepse kërkesat shtetkrijuese, që u dëgjuan në Barcelonë, i identifikuan me shpërthimet nacionaliste dhe ksenofobe që po dëgjohen qe sa kohë, sidomos në Budapest, në Varshavë, në Vjenë, në Dresden e ku tjetër.

Jam i zhgënjyer sepse politikë “që nuk e denjëson inteligjencën dhe kulturën” e quajtën vetëm politikën që do të bëhet në Evropë në qoftë se në zgjedhjet e majit për Parlamentin Evropian fitojnë “shkatërruesit e idesë evropiane” dhe harruan se politikë e tillë po lulëzon tashmë në disa vende të Evropës, sidomos në vendet ish komuniste qoftë edhe të Bashkimit Evropian!

Jam i zhgënjyer sepse Evropën e quajtën “të braktisur edhe nga dy aleatë të mëdhenj që në shekullin e kaluar e shpëtuan dy herë nga vetëvrasja: njëri përtej La Manshit dhe tjetri përtej Atlantikut” dhe, kur shkruan kështu, këta dy aleatë, të përfytyruar gabimisht si kundërshtarë të BE-së, i imagjinuan në të njëjtin kontekst politik me Rusinë e Putinit, e cila e dëshiron rrënimin e këtij Bashkimi të Evropës, duke vepruar ku mundet e si mundet për atë rrënim! Është interesant se në këtë letër nënshkruesit e saj, me dashje a padashje, na e përkujtuan qëndrimin e krijuar në kohën e Napoleon Bonapartës kur u tha: Anglia është për Evropën çka është Shejtani për njerëzimin!

Jam i zhgënjyer sepse në letrën manifest politik nuk u sqarua se çfarë duhet të jetë Bashkimi Evropian që, besoj, s’do të mund ta plagosin “varrmihësit e idesë evropiane”: do të jetë Evropë e pluralizmit kombëtar, kulturor, fetar apo Evropë e totalitarizmit evropianist; do të jetë Evropë e kombeve të barabarta apo Evropë e dy-tre rrathëve me barazi të ndryshme të përbërësve kombëtarë të saj; Evropë, si e thotë evropiani i shumëdëshiruar, Karl Markus Gaus, e shumë gjuhëve apo e Evropë e vetëm disa gjuhëve, që do të na e mësojë barbarinë; Evropë e pastruar prej të gjitha paragjykimeve të së kaluarës apo Evropë në të cilën racizmin e dikurshëm të Lëkurës do ta zëvendësojë racizmi i Kuletës?

Bashkimi Evropian është ideja, është projekti, është ideali më madhështor në historinë e Evropës. Ai është premtimi politik, kulturor, qytetërues, human, etik, që popujve të Evropës u sjell besimin se kurrë më nuk do të përjetojnë luftëra botërore, as luftëra ballkanike, as Kongrese të Berlinit si ai i vitit 1878, as Konferenca të Londrës si ato të viteve 1913 e 1915, as Konferencë të Paqes si ajo e Parisit e vitit 1919, as “rende” të tmerrshme fashiste, staliniste, naziste; është premtim që popujve të Evropës u sjell besimin ndaj lirive, barazisë së dinjiteteve dhe të mirëqenies së tyre e të pasardhësve të tyre.

Shqiptarët e duan sot Evropën e këtillë, dhe e duan shumë përkushtueshëm duke u përpjekur që të sjellin vlerat e saj në jetën e tyre dhe duke u përpjekur që të plotësojnë kushtet që Shqipëria e Kosova, siç janë sot apo, edhe më mirë, të bashkuara, të bëhen anëtare të saj sa më shpejt.

Gëzuar Evropë e dashur!

Rexhep Qosja
Prishtinë, 29.1.2019

 

Etiketa: EuropëKadareleterqosja


Ju sugjerojmë

Kanosën me armë zjarri një shtetas/Policia arreston dy vëllezërit, i treti në kërkim
Aktualitet

Kanosën me armë zjarri një shtetas/Policia arreston dy vëllezërit, i treti në kërkim

21 Qershor, 2025 1:08 pm
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Elbasan/ Vodhi me dhunë celularin e një shtetasi, policia arreston një 32-vjeçar

21 Qershor, 2025 12:51 pm
Amfiteatri dhe Torra Veneciane, më të vizituarat në Durrës
Aktualitet

Amfiteatri dhe Torra Veneciane, më të vizituarat në Durrës

21 Qershor, 2025 12:43 pm
“Netët e Bejkës së Bardhë” ndezin Pilurin
Aktualitet

“Netët e Bejkës së Bardhë” ndezin Pilurin

21 Qershor, 2025 12:01 pm
Gjykata lë në burg tre anëtarët e grupit të Talo Çelës
Aktualitet

Gjykata lë në burg tre anëtarët e grupit të Talo Çelës

21 Qershor, 2025 11:49 am
Shkodër/ Kultivuan 400 bimë narkotike, policia arreston dy vëllezërit
Aktualitet

Shkodër/ Kultivuan 400 bimë narkotike, policia arreston dy vëllezërit

21 Qershor, 2025 11:07 am
Dita e Liqenit të Ohrit
Aktualitet

Dita e Liqenit të Ohrit

21 Qershor, 2025 10:37 am
Policia  sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat
Aktualitet

Policia sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat

21 Qershor, 2025 10:23 am
Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona
Aktualitet

Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona

21 Qershor, 2025 9:45 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:15 am
Para
Rama bisedë me Shtëpinë e Bardhë: Më uruan për qëndrimet konseguente

Rama bisedë me Shtëpinë e Bardhë: Më uruan për qëndrimet konseguente

Video/ Rama përqesh Palokën, shikoni gjestin e kryeministrit

Video/ Rama përqesh Palokën, shikoni gjestin e kryeministrit

I biri humbi jetën në Brezovicë, reagon ish kryetari i Kuvendit të Kosovës

I biri humbi jetën në Brezovicë, reagon ish kryetari i Kuvendit të Kosovës
















TE FUNDIT

Turqia thotë se Izraeli po e çon Lindjen e Mesme drejt një “katastrofe të plotë”

Turqia: Shpëtuam izraelitët nga një sulm iranian
21 Qershor, 2025

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, e akuzoi Izraelin se po e çon Lindjen e Mesme drejt një “katastrofe...

Lexo më shumë

Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran

Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran
21 Qershor, 2025

Ekspertët thonë se sulmet e deritashme të Izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit paraqesin vetëm rreziqe të kufizuara kontaminimi. Por,...

Lexo më shumë

Kanosën me armë zjarri një shtetas/Policia arreston dy vëllezërit, i treti në kërkim

Kanosën me armë zjarri një shtetas/Policia arreston dy vëllezërit, i treti në kërkim
21 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas dhe ka shpalllur në kërkim një tjetër, pasi akuzohen se kanë kanosur më...

Lexo më shumë

Elbasan/ Vodhi me dhunë celularin e një shtetasi, policia arreston një 32-vjeçar

Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
21 Qershor, 2025

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 32-vjeçar, pasi akuzohet se në bashkëpunim me një 38-vjeçar, kanë grabitur me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com