Aktualitet

Qosja: Rama, intelektual, të takohet më shpesh me Kurtin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:16 - 27/09/21 |
Opi Nion

Profesor Rexhep Qosja është nderuar sot në Prishtinë nga kryeministri Edi Rama me ‘Kordonin e Madh me Yllin e Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike”.

Gjatë fjalës së tij, Qosja tha se kryeministri Rama nuk është vetëm politikan por është edhe intelektual krijues.

E ndjej vetën shumë mirë, madje i privilegjuar, që Rama më nderoi këtu sot para jush me Yllin e Mirënjohjes Publike, një simbol domethënës për historinë tonë kombëtare. Kryeministri Rama është politikani më i suksesshëm në këto 30 vite të ndërtimit të demokracisë në Shqipëri. Por, Edi Rama nuk është vetëm politikan, ai është edhe intelektual, intelektual krijues, ai është piktor dhe shkrimtar, ai shkruan romane, shkruan trajtesa për çështje historike e të tashme, ai shkruan ese, trajta të ndryshme letrare dhe kritike-eseistike. E ndjej veten shumë mirë dhe i privilegjuar, që ky nderim m’u bë sot, këtu në Prishtinë.

E ndjej veten mirë që ky nderim i veçantë u bë pas takimit të dy delegacioneve, atij të Shqipërisë me në krye Edi Ramën, dhe atij të Kosovës, me në krye Albin Kurtin. Dua të them se Edi Rama që është politikan dhe profesor, edhe Albin Kurti është politikan dhe intelektual krijues. Albin Kurti është një prej intelektualeve, që është çuar në një cilësi të veçantë. Duhet ta dëgjojmë kur paraqitet në televizione, në tubime të ndryshme, duhet t’i dëgjojmë deklaratat dhe intervistat e tij, për ta parë dhe për t’u bindur që ka një kujtesë të jashtëzakonshme, në të cilën janë mbledhur të dhëna, shumë të dhëna, sa në një bibliotekë, mbi historitë e Evropës, SHBA, popujve e kontinenteve të tjera, të dhëna mbi gjeografinë, mbi arte të ndryshme, mbi filozofinë. Prej fjalëve të tij mund të mësohet.

Unë i lejoj vetes, mosha në të cilën jam prej 85 viteve, më jep të drejtë morale, që t’i ftoj kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin Albin Kurti të takohen si sot, më shpesh. Të takohen qeveritë e tyre, të mbajnë mbledhje qeveritë e tyre të kryeministruara prej tyre. Në këto takime, në mbledhjet e tyre, të bëjnë, të njësojnë, një ideal të përbashkët, që na e ka lënë epoka më e madhe e historisë shqiptare, epoka e rilindjes shqiptare, të cilët kanë thënë “Si të krijojmë Shqipërinë dhe si të krijojmë shqiptarin”. Të njësojnë idealet, qëllimet e tyre politike. T’i kontribuojnë një vlere jashtëzakonisht të madhe që është quajtur e quhet kohezion i një populli, kohezion shpirtëror, shoqëror, moral, kombëtar”, tha Qosja.

Pas