Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qiradhënia e pasurisë shtetërore, ndryshimet për strategjikët dhe projektet 1 euro

2024/11/15 at 8:42 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Qiradhënia e pasurisë shtetërore, ndryshimet për strategjikët dhe projektet 1 euro

Kalimi i pasurisë shtetërore tek privatët përmes qiradhënies, enfiteozës apo kontratave të tjera përfshirë ato me çmimi simbolik 1 euro do t’i nënshtrohet praktikave të rishikuara.

Një vendim i fundit i qeverisë ka ndryshuar vendimin e vitit 2014 që ka në objekt pikërisht këtë procedurë duke bërë disa rishikime që nisin nga investimet strategjike e deri tek rastet kur në pasurinë shtetërore që i kalon privatet ka ndërtime që kufizojnë zhvillimin.

Konkretisht sa i takon investimeve strategjike vendimi ka shtuar një pikë të re në pjesën e parë të tij ku pas shkronjës “g” shtohet ajo “gj”.

Konkretisht pika 5 për të cilën është bërë shtesa jep disa nënndarje për  rastet e përjashtimit të konkurrimit për pasuritë shtetërore ku ndër të tjera janë pasuri me sipërfaqe deri në 200 m2 që jepen për afat 1 vjeçar, objekte që do të përdoren për aktivitete të tjera shtetërore, marrëveshjet minerare, ato që preken nga kontrata koncesionare.

Shtesa bën që tashmë edhe tokat që janë dhënë për përdorim për investime strategjike përjashtohen nga konkurrimi. Kjo vlen vetëm për fazën e parë pasi nëse investitori kërkon që të zgjerojë më tej investimin ai duhet t’i nënshtrohet konkurrimit.

“Përjashtohen nga konkurrimi gj)dhënia me qira ose enfiteozë e pasurive shtetërore subjekteve private në rastin kur Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar statusin “Investim strategjik” për projektin e investimit me potencial strategjik, si dhe masën mbështetëse për vënien në dispozicion të pasurisë shtetërore. Ndryshimet e mëvonshme në kontratë nuk i nënshtrohen kufizimeve të shkronjës “e”, të pikës 5, të kësaj ndarjeje” thuhet në vendimin e qeverisë të datës 13 nëntor.

Në ndarjen V të vendimit qeveria rishikon tashmë pjesën që lidhet me njësitë e qeverisjes vendore. Këto të fundit në rastet kur kanë një projekt që kërkon një kontratë qiraje apo enfiteozë duhet të bëjnë kërkesë pranë Ministrisë përgjegjëse për ekonominë dhe është kjo e fundit që e çon këtë kërkesë në qeveri.

“Në rastet kur propozimi për kontratat e qirasë ose të enfiteozës vjen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, propozimi për Këshillin e Ministrave bëhet nga ministri përgjegjës për ekonominë. Ministria përgjegjëse për ekonominë kryen të gjitha procedurat sipas përcaktimeve të këtij vendimi.

Propozimi shoqërohet me projektkontratën e negociuar ndërmjet subjektit dhe ministrisë përgjegjëse për ekonominë, bazuar në kontratën tip të këtij vendimi. Propozimi përmban të gjithë dokumentacionin e kërkuar, të përcaktuar në këtë vendim. Në rast se ky dokumentacion nuk është i plotë ose ka mangësi kthehet për plotësim ose rishqyrtim në institucionin propozues” thuhet në vendim.

Pika që lidhet me kontratat 1 euro për disa aktivitete specifike është riformuluar. Ku tashmë ministria e ekonomisë i propozon kryeministrit që të jepet kontratë me çmim simbolik 1 euro pa konkurrim  “për kontratat e qirasë ose të enfiteozës, me nivele investimi mbi 100 000 000(njëqind milionë) lekë, me qëllim ushtrimin e veprimtarive në fushën e sportit, kulturës, turizmit, inovacionit apo që ndikojnë për zgjidhjen e problemeve sociale ose për strehimin dhe përkujdesjen e të moshuarve;”.

Po kështu ministria për ekonominë propozon dhënien me qira 1 euro të pasurisë shtetërore për rastet e investimeve strategjike që kanë marrë miratim paraprak në Komitetin e Investimeve Strategjike.

“Ministria përgjegjëse për ekonominë propozon në Këshillin e Ministrave dhënien me qira/enfiteozë të pasurisë shtetërore pa konkurrim dhe me tarifën simbolike 1 euro/kontrata për projekte për të cilat Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS) ka miratuar vënien në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore, si masë mbështetëse për realizimin e investimit, sipas ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ka ngarkuar ministrinë përgjegjëse për ekonominë për lidhjen e kontratës me tarifën simbolike 1 euro/kontrata,”” thuhet në shtesën e re të pikës 3 të ndarjes V. /Monitor

Ju sugjerojmë

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
Aktualitet

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

8 Qershor, 2025 11:57 am
“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
Aktualitet

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

8 Qershor, 2025 11:49 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Aktualitet

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

8 Qershor, 2025 11:37 am
Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë
Bota

Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë

8 Qershor, 2025 11:24 am
Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
Para
Theu masën e “arrestit në shtëpi”, vihet në pranga 42-vjeçari në Fier

Shpërthim me lëndë plasëse pranë një banese në Tropojë

Pas shiut prapë del dielli! Moti i fundjavës rezervon surpriza

Pas shiut prapë del dielli! Moti i fundjavës rezervon surpriza

Po shisnin kanabis me thasë, 4 të arrestuar në Tepelenë

Po shisnin kanabis me thasë, 4 të arrestuar në Tepelenë

TE FUNDIT

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
8 Qershor, 2025

Nga Shkodra ka startuar edicioni i 21-të i Rally Albania, eventi më i madh i garave motorike në vend dhe...

Lexo më shumë

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
8 Qershor, 2025

Janë sekustruar gjatë një operacioni në Kapshticë, 6 kg lëndë narkotike e llojit heroinë. Lënda narkotike u zhulua pas një...

Lexo më shumë

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda iu ka dërguar një mesazh falënderimi strukturave që u angazhuan në...

Lexo më shumë

Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë

Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë
8 Qershor, 2025

Dy ukrainase, nënë e bijë, u gjetën të vrara më 6 qershor, në banesën e tyre në Haasrode të Beligjikës....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com