Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qindra miliona euro të pezulluara, disa të humbura: Ç’pësoi Kosova nga masat e BE

2025/05/26 at 2:47 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Qindra miliona euro të pezulluara, disa të humbura: Ç’pësoi Kosova nga masat e BE

Që nga qershori i vitit 2023, Kosovës i janë vendosur disa masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian. Tani, gati dy vjet më vonë, ato më në fund po largohen dalëngadalë – me shumë paqartësi. Por, dëmi i shkaktuar deri më tani arrin qindra miliona euro.


Një raport i publikuar sot, nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP, thotë se masat i kanë kushtuar Kosovës rreth 615 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyera në afat të pacaktuar, ndërsa 7.1 milionë euro janë humbur pasi janë tejkaluar afatet e lejuara.

“Këto vonesa në fillimin e zbatimit të projekteve nënkuptojnë shtyrje ose humbje të mundësive për rritje, zhvillim dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve, si dhe ndikojnë negativisht perspektivën për integrim evropian”, thuhet në komunikatën e Institutit GAP.

Pse u vendosën masat dhe si po hiqen ato?

BE-ja e ndëshkoi Kosovën në qershor të vitit 2023, për shkak të, siç vlerësoi, rolit të Qeverisë së Kosovës në nxitjen e tensioneve etnike në veri të vendit – zonë e banuar me shumicë serbe.

Që atëherë, liderët politikë të Kosovës kanë bërë thirrje të vazhdueshme për heqjen e këtyre masave, duke i quajtur ato të padrejta.

Javën e kaluar, gjatë vizitës së saj në Prishtinë, shefja e diplomacisë e BE-së, Kaja Kallas, tha se blloku evropian ka nisur t’ia heqë dalëngadalë masat Kosovës, por me kusht që ajo t’i ulë tensionet në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.

Por, edhe ky lajm ka sjellë paqartësi, pasi që ende nuk dihet se cilat masa saktësisht po hiqen dhe në çfarë afatesh kohore.

Radio Evropa e Lirë mësoi nga burimet e saj në Bruksel se masat që janë hequr kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), paktit të parë kontraktual ndërmjet Kosovës dhe bllokut evropian, dhe Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Ndërkohë, Klisman Kadiu, nga Zyra e zëvendëskryeministrit në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se “BE-ja do të fillojë së shpejti me funksionimin dhe mbajtjen e takimeve të nënkomiteteve të MSA-së me Kosovën”.

Çka saktësisht humbi Kosova nga masat?

Masat, sipas raportit të Institutit GAP, prekën rreth 395 milionë euro mjete në kuadër të WBIF-së – që synon zhvillimin socio-ekonomik dhe të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor – dhe rreth 218 milionë euro në kuadër të programit IPA – program që u ofron asistencë financiare dhe teknike vendeve që synojnë BE-në.

Këto mjete ishin planifikuar të shpenzoheshin për realizim të projekteve, të cilat do të financoheshin përmes granteve dhe kredive.

Edhe pse marrëveshja për IPA të vitit 2024 nuk ishte lidhur dhe nënshkruar, projektet që ishin planifikuar në kuadër të saj arrinin vlerën prej gjithsej 56.4 milionë eurosh.

Por, më shumë se nga fondet e programit IPA, Kosova ka humbur në vlerë monetare nga masat që kanë prekur projektet në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

“Aplikimet e Kosovës në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) të dorëzuara gjatë viteve 2023 dhe 2024, nuk kanë kaluar më tej për miratim. Si pasojë, disa projekte kyçe, të cilat ishin të bashkëfinancuara nga Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD), Banka Gjermane për Zhvillim (KFW) dhe institucione të tjera ndërkombëtare, nuk janë duke u realizuar”, thuhet në raportin e Institutit GAP.

Projektet e pezulluara në vlerë prej 395.5 milionë eurosh përfshinë, ndër tjerash: shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në Prishtinë, impiantin për trajtimin e ujërave në Ferizaj, linjën ndërlidhëse energjetike Kosovë–Shqipëri, ndërtimin e infrastrukturës kundër përmbytjeve dhë për ujitje.

“Pezullimi i investimeve të tilla ka sjellë pasoja të menjëhershme dhe afatgjata, si vonesa në ndërtimin e infrastrukturës, humbje të mundësive për punësim, përkeqësim të kushteve të jetesës dhe pengesë në përmbushjen e objektivave mjedisore e integruese”, thuhet në raportin e Institutit GAP./ REL



Ju sugjerojmë

(VIDEO-LAJM)”Kopshti i Edenit”: Shqipëria ia mësyn kultivimit të frutave ekzotike
Kryesore

(VIDEO-LAJM)”Kopshti i Edenit”: Shqipëria ia mësyn kultivimit të frutave ekzotike

3 Gusht, 2025 2:35 pm
Thirrje raciste antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani
Rajoni

Thirrje raciste antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani

3 Gusht, 2025 2:21 pm
Polonia vazhdon kontrollet kufitare me Gjermaninë deri në tetor
Bota

Polonia vazhdon kontrollet kufitare me Gjermaninë deri në tetor

3 Gusht, 2025 2:15 pm
Zyrtarë ukrainas arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve
Bota

Zyrtarë ukrainas arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve

3 Gusht, 2025 1:44 pm
Maturantët, sot mbyllet raundi i I i aplikimeve për në universitete. Fazat e tjera..
Aktualitet

Maturantët, sot mbyllet raundi i I i aplikimeve për në universitete. Fazat e tjera..

3 Gusht, 2025 1:33 pm
“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Aktualitet

Publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Ecim!

3 Gusht, 2025 1:14 pm
Faturë për çdo produkt blegtoral e bujqësor/ Malaj: Garantojmë sigurinë ushqimore
Aktualitet

Formalizimi për produktet bujqësore-blegtorale/ Malaj: 103 ton mallra të bllokuara

3 Gusht, 2025 1:04 pm
Pallatet s’janë më “pa zot”, çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë
Aktualitet

Pallatet s’janë më “pa zot”, çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

3 Gusht, 2025 12:39 pm
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Aktualitet

Tiranë, plagosja e 28 vjeçarit te Fresku/Shpallet në kërkim autori. Arrestohet dhe..

3 Gusht, 2025 12:19 pm
Vlorë/ Sherri me thika në zonën e Ujit të Ftohtë, policia arreston 32 vjeçarin
Aktualitet

Vlorë/ Sherri me thika në zonën e Ujit të Ftohtë, policia arreston 32 vjeçarin

3 Gusht, 2025 12:09 pm
Para
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet

PD ankimon në KAS rezultatin për Qarkun Berat, kërkon përsëritjen e zgjedhjeve

Panik në ajër/ Pasagjeri tenton të hapë derën, avioni bën ulje të detyruar

Panik në ajër/ Pasagjeri tenton të hapë derën, avioni bën ulje të detyruar

3-vjeçari mposht kancerin/Spektakël tullumbacesh në qiell, njerëzit krah familjarëve

3-vjeçari mposht kancerin/Spektakël tullumbacesh në qiell, njerëzit krah familjarëve
















TE FUNDIT

(VIDEO-LAJM)”Kopshti i Edenit”: Shqipëria ia mësyn kultivimit të frutave ekzotike

(VIDEO-LAJM)”Kopshti i Edenit”: Shqipëria ia mësyn kultivimit të frutave ekzotike
3 Gusht, 2025

Ndryshimet klimatike janë duke shtyrë disa bujq në Shqipëri që të nisin kultivimin e disa frutave ekzotike, përfshirë guavan dhe...

Lexo më shumë

Thirrje raciste antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani

Thirrje raciste antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani
3 Gusht, 2025

Përsëriten sërish skenarët me koret me gjuhë urrejtëse, raciste dhe ksenofobe antishqiptare në ndeshjen e mbrëmshme të basketbollit Maqedoni e...

Lexo më shumë

Polonia vazhdon kontrollet kufitare me Gjermaninë deri në tetor

Polonia vazhdon kontrollet kufitare me Gjermaninë deri në tetor
3 Gusht, 2025

Policia do t’i vazhdojë përkohësisht kontrollet kufitare me Gjermaninë deri më 4 tetor, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm...

Lexo më shumë

Zyrtarë ukrainas arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve

Zyrtarë ukrainas arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve
3 Gusht, 2025

Një deputet ukrainas dhe zyrtarë tjerë janë arrestuar pasi agjencitë shtetërore kundër korrupsionit kanë zbuluar atë që e kanë quajtur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com