TIRANE- Pas postimit në Facebook të Artan Lames, ne u interesuam dhe mësuam përmes burimeve pranë qeverisë se “lulishtja nga Varrezat e Dëshmorëve deri tek Xibraku i është dhënë ambasadës turke. Ndërsa 100 metra më poshtë, nga ‘Dëshmorët’ drejt rrugës së Elbasanit aty ku është edhe disko Kalvin i është dhënë ambasadës se Katarit. Burimet janë tepër të rezervuara për të dhënë informacion mbi detajet e shitjes së kësaj toke shtetërore. Gjithsesi pritet që Qeveria të sqarojë publikisht këtë situatë.