Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveritarë, mos bëni heroin, bëni punën tuaj dhe bëjeni mirë

2016/08/21 at 6:05 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveritarë, mos bëni heroin, bëni punën tuaj dhe bëjeni mirë

Nga Drini Zeqo-

Qeveritarët shqiptarë kanë një kompleks të theksuar për mënyrën si dhe ku pushojnë. Ky është një fakt i cili mund të vihet re shumë lehtë. Por arsyet pse ndodh kjo, janë jo të qarta. Përpara se të vijmë tek arsyet, le të ndalojmë tek faktet.

I pari është edhe kryqeveritari i cili nuk harroi asnje çast të postonte në rrjetet sociale se kur i filloi pushimet, kur i mbaroi, ku pushoi dhe me kë pushoi. Mua si qytetar (dhe votues) kjo më intereson shumë pak apo aspak. Por duket se i intereson Kryeministrit Rama dhe shpurës qeveritare në mënyrë që të mbyllin “gojët e liga” se ata shpenzojnë tej të ardhurave publike zyrtare.

Mirëpo ndërsa vetë kryeministri pushoi në Dhërmi tek vila qeveritare, u mësua jo zyrtarisht se për ministrat nuk kishte pushime këtë vit. Kërkesë kjo e bërë jo zyrtarisht nga Edi Rama ministrave të tij në mënyrë që performanca të ishtë më e lartë. Pak paradoksale po të mendosh që shefi të pushojë dhe vartësit jo.

Ndonëse dihet se “vjedhurazi” të gjithë i kanë berë nga pak apo shumë pushime këtu e të tjerë jashtë vendit. Madje po të kujtosh një ditë pushimi që Kryeminstri i dhuroi administratës për votimin e reformës në drejtësi e që iku kot e më kot kushedi ku “do kish arritur” performanca e administratës.

Faktet na tregojnë se qeveritarët në Shqipëri bëjnë pushimet dhe jetën më të shtrenjtë në balancë me rrogën që marrin si punonjës të administratës. Këtu nuk habitet njeri se në Shqipëri jemi mësuar të jetojmë me këtë fakt, e habitshme është mënyra meskine dhe duhet thënë provinciale si përpiqen ta maskojnë këtë gjë. Media ka raportuar edhe për manovra të kryetarit të LSI-së Ilir Meta që ndërsa zbarkon tek një nga hotelet luksozë të Jugut fotot i poston nga Gjiri I Lalzit. Të njëjtin truk Meta po sipas raportimeve te mediave ende të papërgënjeshtruara e përdori edhe kur publikoi foto duke pushuar mes pushuesve të zakonshëm në Shëngjin. Pra ndihet një tendencë e politikanëve për të treguar sa të thjeshta dhe modeste janë pushimet e tyre.

Në anën tjetër  dihet si vazhdojnë të përdoren makinat qeveritare për udhëtime personale. Dihet edhe sa herë udhëtojnë përmes Rinasit apo pikave të tjera kufitare ministrat dhe drejtorët sepse ky vend është shumë i vogël për ta berë “vezën shumë të madhe”.

Kur i pyet për pushimet këta qeveritarë  apo “drejtues të lartë”, shumica, gjëja e parë qëfillojnë të bëjnë, ankohen me shprehjen “Po çfarë pushimesh aman, kush të lë këtu të pushosh”. Pastaj fillojnë tregojnë se këtë vit zgjodhën bregdetin tonë se me gjasa sipas tyre këtu na qënka më mirë se jashtë dhe se ne duhet të promovojmë Shqipërinë.

E vërteta është se ju mund të bëni pushimet që doni dhe ku të doni. Nëse punoni gjatë verës dhe në gusht prapë kjo është diçka shumë normale, paguheni për këtë. Puna juaj është e matshme shumë thjeshtë. Sa të mire e bëni jetën e qytetarëve të këtj vendi? Por të paktën evitoni teatrin.

Ju sugjerojmë

Zyrtarizohen kandidaturat/ Kush do ta drejtojë SPAK-un pas Dumanit?
Aktualitet

Zyrtarizohen kandidaturat/ Kush do ta drejtojë SPAK-un pas Dumanit?

9 Tetor, 2025 6:13 pm
Sulltan Novruzi, Begaj uron besimtarët bektashinj
Aktualitet

Kushtetuesja i pezulloi dekretin, reagon presidenti: E respektojmë vendimin

9 Tetor, 2025 5:50 pm
Vendimi i Kushtetueses, Florian Binaj: Kurdo që të caktohet votimi do marrim pjesë
Kryesore

Vendimi i Kushtetueses, Florian Binaj: Kurdo që të caktohet votimi do marrim pjesë

9 Tetor, 2025 5:49 pm
Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek…
Politikë

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek…

9 Tetor, 2025 5:04 pm
Vuçiç: Serbia kurrë nuk ka kërkuar sanksione kundër Kosovës
Rajoni

Vuçiç: Dërgesa me dronë nga Turqia në Kosovë është e paligjshme

9 Tetor, 2025 4:54 pm
Gjykata Kushtetuese shqyrton më 21 qershor mandatin e Olta Xhaçkës
Aktualitet

Zgjedhjet në Tiranë/Kushtetuesja rrëzon Presidentin,vendimi përfundimtar në 31 tetor

9 Tetor, 2025 4:51 pm
Gjykata pezulloi zgjedhjet, Berisha: Mbrojtën Kushtetutën nga horrat e shtetit
Kryesore

Gjykata pezulloi zgjedhjet, Berisha: Mbrojtën Kushtetutën nga horrat e shtetit

9 Tetor, 2025 3:52 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Presidentit për zgjedhjet

9 Tetor, 2025 2:23 pm
Insifa, lider në prodhimin e ëmbëlsirave në Shqipëri, prezantohet në ANUGA 2025
Aktualitet

Insifa, lider në prodhimin e ëmbëlsirave në Shqipëri, prezantohet në ANUGA 2025

9 Tetor, 2025 2:00 pm
Mbledhja e gjyqtarëve/Simoni flet për sigurinë:Nuk mund të shtyhet më në këto kushte
Aktualitet

Mbledhja e gjyqtarëve/Simoni flet për sigurinë:Nuk mund të shtyhet më në këto kushte

9 Tetor, 2025 1:44 pm
Para
Sulmet terroriste sot në Turqi, kamikazët atentatorë ishin fëmijë

Sulmet terroriste sot në Turqi, kamikazët atentatorë ishin fëmijë

Video/ E pabesueshme, Usain Bolt provon veten me një tjetër sport

Video/ E pabesueshme, Usain Bolt provon veten me një tjetër sport

Foto/ Nuk fitoi tre pikët, por Shkëlzen Gashi nuk doli duarbosh nga fusha e lojës

Foto/ Nuk fitoi tre pikët, por Shkëlzen Gashi nuk doli duarbosh nga fusha e lojës

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Zyrtarizohen kandidaturat/ Kush do ta drejtojë SPAK-un pas Dumanit?

Zyrtarizohen kandidaturat/ Kush do ta drejtojë SPAK-un pas Dumanit?
9 Tetor, 2025

KLP zyrtarizon katër kandidaturat për kreun e SPAK. Prokurorët Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi pretendojnë të...

Lexo më shumë

Kushtetuesja i pezulloi dekretin, reagon presidenti: E respektojmë vendimin

Sulltan Novruzi, Begaj uron besimtarët bektashinj
9 Tetor, 2025

Me një reagim të shkurtër që nuk e kalon një fjali, zyra e Presidentit të Republikës ka reaguar pas vendimit...

Lexo më shumë

Vendimi i Kushtetueses, Florian Binaj: Kurdo që të caktohet votimi do marrim pjesë

Vendimi i Kushtetueses, Florian Binaj: Kurdo që të caktohet votimi do marrim pjesë
9 Tetor, 2025

Kandidati i pavarur dhe i mbështetur nga opozita, Florian Binaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar...

Lexo më shumë

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek…

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek…
9 Tetor, 2025

Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me pezullimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj, që vendosi datën 9 nëntor si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com