Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria tejkalon në 10-mujor planin vjetor për bonusin e lindjeve

2023/01/03 at 8:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria tejkalon në 10-mujor planin vjetor për bonusin e lindjeve

Në fund të 10-mujorit 2022, qeveria shpërndau fondet në zërin “Bonusi i Bebeve” shumën prej 2,6 miliardë lekësh, në një kohë që lindjet në vendin tonë po bien me shpejtësi.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në 9-mujorin 2022, në të gjithë vendin lindën 17,612 foshnja, 15% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Ndërkohë që lindjet brenda vendit po bien, qeveria po rrit vit pas viti fondet për bonusin e bebeve, të cilat po përfitohen masivisht nga fëmijët e emigrantëve të lindur jashtë vendit. Burimet nga dega e një prej bankave që kryejnë pagesat bënë të ditur se shumica e fondeve jepen për fëmijët e lindur jashtë vendit.

Dy muaj pa u mbyllur viti, programi vjetor i bonusit të lindjeve u tejkalua me rreth 400 milionë lek (3,4 mln euro) ose 18% më shumë se plani vjetor. Për dy muajt e mbetur të vitit duket se tejkalimi do të arrijë të 10 milionë euro, pasi pagesat janë më shumë se 300 milionë lekë në muaj.

Në janar të vitit 2019 qeveria nisi të aplikojë dhënien e ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi) për nënat me foshnja të porsalindura, me qëllim për të stimuluar lindjet në vendin tonë që pas vitit 2010 po pësojnë rënie vjetore me ritme dyshifrore.

Për fëmijën e parë bonusi ishte 40,000 lekë, për fëmijën e dytë e dytë 80,000 lekë dhe fëmijën e tretë 120,000 lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim;

Për nënat që lindin binjakë, masa e përfitimit do të jetë në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë për secilin fëmijë, ndërsa për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfitimit do të jetë në masën 120 000 lekë për secilin fëmijë.

Vendimi i qeverisë ka përcaktuar se ndihmën e menjëhershme financiare e përfitojnë edhe nënat shtetase shqiptare për fëmijë të lindur jashtë vendit dhe të regjistruar sipas afateve ligjore të përcaktuara në ligjin për gjendjen civile.

Nëpunësi i gjendjes civile, i atashuar pranë institucioneve të shërbimit spitalor ku kryhet lindja, kryen veprimet e verifikimit on-line të statusit të nënës dhe regjistron fëmijën e lindur në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC) të vitit 2010.

Pas regjistrimit kryen verifikimet e nevojshme për përcaktimin e masës së ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi).

Duke qenë se vitet e fundit vendi është përfshirë nga një valë e lartë emigrimi të njësive familjare gati, gjysma e fondeve nga bonusi i lindjeve shkon për bebet e lindura jashtë vendit nga prindër që kanë nënshtetësi shqiptare./ Monitor

Ju sugjerojmë

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
kulture

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

14 Maj, 2025 6:53 pm
Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
Politikë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

14 Maj, 2025 6:20 pm
Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
Bota

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

14 Maj, 2025 6:04 pm
“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
Aktualitet

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

14 Maj, 2025 5:40 pm
Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson
Politikë

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson

14 Maj, 2025 5:32 pm
Berisha: Do ndalojmë me ligj veprimtarinë e fondacionit Soros në Shqipëri
Kryesore

Rezultati i zgjedhjeve, Berisha mbledh sonte drejtuesit politikë të qarqeve

14 Maj, 2025 5:22 pm
Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin
Politikë

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin

14 Maj, 2025 5:15 pm
Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?
Bota

Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?

14 Maj, 2025 5:07 pm
Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën
Rajoni

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

14 Maj, 2025 4:47 pm
Para
Spanja ashpërson ligjet për kompanitë e duhanit

Spanja ashpërson ligjet për kompanitë e duhanit

“Zot lidh sytë qeverisë e policisë”, bekimi i fallxhoreve për drogën

“Zot lidh sytë qeverisë e policisë”, bekimi i fallxhoreve për drogën

Largohen barrikadat e fundit në veri të Kosovës

Largohen barrikadat e fundit në veri të Kosovës

TE FUNDIT

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
14 Maj, 2025

“Zjerm” dhe Shkodra Elektronike ndezën emocionet dhe krenarinë shqiptare në zemër të Zvicrës, në Bazel, duke e çuar Shqipërinë në...

Lexo më shumë

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur në Prishtinë të mërkurën pasdite, dhe është pritur në një takim nga...

Lexo më shumë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
14 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka përditësuar pasditen e sotme shifrat nga procesi i numërimit të votave...

Lexo më shumë

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
14 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur sërish gatishmëri për t’u ndaluar në Turqi gjatë turneut të tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com