Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria: Të enjten nisim procedurën për shkarkimin e Metës

2019/06/10 at 9:40 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria: Të enjten nisim procedurën për shkarkimin e Metës

Mazhoranca qeverisëse nuk humb kohë! Sipas ministres së Shtetit, Elisa Psiropali të enjten Parlamenti do të fillojë procedurat për shkarkimin e Ilir Metës, si president i Republikës.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, Spiropali do të deklaronte se me vendimin e tij, për anulimin e datës së zgjedhjeve lokale, Ilir Meta ka sulmuar brutalisht Kushtetutën.

“Të enjten në seancë plenare të zhvillohet një debat i gjatë parlamentar duke shtjelluar të gjithë argumentet se si Ilir Meta ka sulmuar brutalisht Republikën dhe ka shpikur një institucion të padëgjuar. I takon Kolegjit Zgjedhor apo Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ta shqyrtojë juridikisht këtë vendim”, tha Spiropali.

“Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë pozicion, dhe Parlamenti do të nisë procedurat e shkarkimit të Presidentit. Sigurisht që do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të marrë vendimin përfundimtar, po kjo nuk na pengon që të nisim procedurat”, theksoi më tej Spiropali.

Pasi tërhoqi dy ditë më parë dekretin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për mediat këtë të hënë, për të dhënë arsyet e këtij vendimi.

Meta u shpreh se zgjedhjet nuk mund të jenë një ditë përçarje. Ai tha se Kushtetuta i jep të drejtën vetëm Presidentit të caktojë datën e zgjedhjeve.

“Jam sot para jush për shfuqizimin e dekretit për datën 30 qershor për zgjedhjet lokalet. Presidenti i Republikës është i vetmi organ që mund të vendosi datën e zgjedhjeve. Kushtetuta përcakton se Presidenti përcakton datën e zgjedhjeve. Sipas Kushtetutës, pa pasur një datë nga Presidenti, zgjedhjet nuk mund të zhvillohen. Partitë politike të opozitës nuk janë regjistruar për zgjedhjet lokale. Zgjedhjet nuk mund të jetë një ditë përçarje. Kjo ka bërë që jeta politike parlamentare të pësojë një krizë përfaqësimi. Shqipëria po kalon edhe një krizë kushtetuese. Së fundmi edhe Gjykata e Lartë ka dalë jashtë funksioni”, tha Meta.

“Ekziston rreziku real që Shqipëria mund të shkojë drejt tensionit social dhe si kreu i shtetit e konsideroj këtë si rrezik serioz. Detyra primare kushtetuese e Presidentit është të garantojë unitetin e popullit. Organizimi i zgjedhjeve të lira është baza e një shoqërie demokratike. Realizimi i zgjedhjeve lokale, pa garë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës, është problematik.”

Ndër të tjera, Meta u shpreh se data tjetër për zgjedhjet lokale do të përcaktohet me dakordësinë e palëve./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
1936/ Qeveria shqiptare njohu qeverinë e Gjeneral Frankos të Spanjës

1936/ Qeveria shqiptare njohu qeverinë e Gjeneral Frankos të Spanjës

KPK shkarkon nga detyra kryetaren e Gjykatës së Tiranës

KPK shkarkon nga detyra kryetaren e Gjykatës së Tiranës

Sa mundësi ka shkarkimi i Ilir Metës, si President

Sa mundësi ka shkarkimi i Ilir Metës, si President

TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com