Aktualitet

“Qeveria s’mund të bisedojë me ultimatume”,Rama naftëtareve:Mbyllni grevën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:31 - 29/10/20 |
Opi Nion

Edhe një herë Kryeministri Rama u ka kërkuar naftëtareve të dalin nga greva e urisë në mënyrë që ai të takohet me to.

“Të dashura motra greviste të Ballshit!Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë”, shkruan Rama në tuiter.

Në vijim Kryeministri  shkruan se qeveria nuk mund të bisedojë nën ultimatume.

“Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t’ju përdorin kundër qeverisë!Qeveria është e juaja,por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t’u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve”, përfundon Rama./Opinion.al

Pas