Mëngjesin e sotëm u nda nga jeta deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministëri i vendit Bashkim Fino.
Ndërkohë, qeveria shqiptare ka marrë vendimin që dita e sotme të shpallet ditë zie kombëtare, në nderim të politikanit të njohur. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize, ndërsa homazhet do të mbahen ditën e sotme në pallatin e Kongreseve nga ora 11:00 deri në orën 16:00.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri, Edi Rama, i cili ka publikuar në rrjetet sociale vendimin e qeverisë. Bashkim Fino humbi me jetën këtë të hënë pasi ishte infektuar me Covid-19.