Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria shndërron FSK në Ushtri, Thaçi kundër: S’janë informuar partnerët

2018/09/13 at 3:53 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria shndërron FSK në Ushtri, Thaçi kundër: S’janë informuar partnerët

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar paketën e projektligjeve që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kjo paketë ligjore përfshin Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media tha se me ketë projektligj nuk mund të jetë i befasuar askush, pasi për të kanë qenë të përgatitur e të njoftuar të gjithë në vazhdimësi.

“Kosova nuk mund të vazhdojë pa i marr përgjegjësitë e veta. Parlamenti është institucioni i radhës që do ta trajtojë atë. Deputetët e kanë mundësinë që të japin mendimin e tyre. I ftoj të gjithë që ta votojnë pozitë dhe opozitë dhe të gjitha komunitetet”, tha Haradinaj.

Vitin e kaluar, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte dërguar në Kuvend një ligj, përmes së cilit mëtohej të shndërrohej FSK-ja në ushtri. Por, ky ligj ishte tërhequr, me argumentimin se do të tentohet që ky transformim të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Ndërsa sot, presidenti Hashim Thaçi, i pyetur rreth transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës tha se Qeveria e Haradinajt ka vepruar në kokën e saj, dhe për këtë veprim nuk janë të informuar as partnerët, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja.

“Tani rrethanat janë ndryshe. Ne kemi filluar tash e një kohë, pas iniciativës sime, bashkë me bashkësinë ndërkombëtare një proces të vetëdijesimit dhe kemi arritur në një fazë shumë të rëndësishme të koordinimit. Sepse, kur themelohen Forcat e Armatosura të Kosovës, duhet të jenë të mirëpritura, një proces i hapur, i sigurt për partneritetin për paqe dhe NATO-n, dhe jo ndonjë veprim kokë në vete, i cili lëndon rëndë misionin shumetnik të Forcave të Armatosura të Kosovës. Kështu që, një veprim i njëanshëm e çon në izolim. Një veprim i koordinuar i hap rrugë të sigurt zhvillimit, forcimit, lëvizjes kah partneriteti për paqe dhe pastaj edhe në NATO”, ka thënë Thaçi.

Etiketa: thaciushtria e kosoves

Ju sugjerojmë

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…
-U tha në Opinion

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…

14 Janar, 2026 11:32 pm
“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin
-U tha në Opinion

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin

14 Janar, 2026 11:29 pm
Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Kryesore

Rama mbledh këtë të premte edhe Grupin Parlamentar të PS

14 Janar, 2026 9:56 pm
Të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit
Aktualitet

Të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit

14 Janar, 2026 8:37 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Aktualitet

SHBA pezullon shqyrtimin e vizave të emigrimit, në listë edhe Shqipëria

14 Janar, 2026 7:04 pm
Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve, vendos orën e protestës së 24 janarit
Kryesore

Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve, vendos orën e protestës së 24 janarit

14 Janar, 2026 5:30 pm
Kush financoi “11 dhjetorin”? Berisha: Hetimi i Kuvendit ka qëllime politike
Kryesore

Kush financoi “11 dhjetorin”? Berisha: Hetimi i Kuvendit ka qëllime politike

14 Janar, 2026 3:23 pm
Rama: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para
Kryesore

Rama: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

14 Janar, 2026 1:26 pm
Arratisja e Altin Ndocit, arrestohen 8 persona
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohen 8 persona

14 Janar, 2026 10:13 am
Përmbytjet, si paraqitet situata në Durrës
Aktualitet

Përmbytjet, si paraqitet situata në Durrës

14 Janar, 2026 9:27 am
Para
Fitoi 5 milionë euro në lotari,unik reagimi i pensionistes

Fitoi 5 milionë euro në lotari,unik reagimi i pensionistes

Skandal/ Shihni gjendjen e shkollës, mund të zërë brenda nxënësit (video)

Skandal/ Shihni gjendjen e shkollës, mund të zërë brenda nxënësit (video)

Motra e gjyqtares Fildez Hafizi kërkon kujdestarinë e fëmijëve, babi që u vrau nënën nuk e pranon kërkesën

Vrasja e Fildesit/ Ja çfarë u tha burri vrasës pasi u dorëzua dy policëve

TE FUNDIT

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…
14 Janar, 2026

Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj është bërë jo pak qendër e vëmendjes për historitë e saj personale. E...

Lexo më shumë

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin
14 Janar, 2026

Ish-komentatori sportiv Dritan Shakohoxha tregoi në “Opinion” një episod të çuditshëm, por dhe qesharak, me gjuhën e urrejtjes në rrjetet...

Lexo më shumë

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë
14 Janar, 2026

Zëvëndëskryetari i Këshillit rus të Sigurisë, Dimitry Medvedev duke provokuar europianët tha se ata nuk do të jenë në gjendje...

Lexo më shumë

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë
14 Janar, 2026

Shtëpia e Bardhë ka “provokuar” sërish shtetasit groenlandezë, teksa ka publikuar një skicë me AI, ku ndodhen dy slita me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com