Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

2025/06/03 at 8:56 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

Për Zoran Strikën, gazetar në portalin 021.rs në Novi Sad, ditët e punës janë bërë mezi të durueshme.

Që nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor të vitit të kaluar, prej së cilës u vranë 16 vetë, vala e protestave nuk është ndalur. Presioni në redaksinë e tij po rritet – sepse ka më shumë punë, më pak burime dhe më shumë kërcënime të hapura.

Strika thotë se pas vitesh përballjeje me kërcënime verbale, ai është sulmuar edhe fizikisht për herë të parë ndërsa raportonte.

Ai po filmonte mbështetësit e SNS-së që po mblidheshin për një tubim në Beograd, kur u bë dëshmitar i një sulmi brutal ndaj një kalimtari që u përpoq të fotografonte tubimin.

“Tre burra e rrëzuan përtokë, filluan ta rrihnin, i morën telefonin dhe e hodhën në Danub”, thotë Strika.

Shtimi i numrit të sulmeve

Në Serbi janë regjistruar që nga fillimi i vitit 128 raste sulmesh dhe presionesh ndaj gazetarëve, ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar kishte 166 sulme, sipas të dhënave të Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Serbisë(NUNS).

“Sulmet fizike janë rritur dhe ajo që është shqetësuese është se sulmet fizike dhe ngacmimet e gazetarëve po ndodhin në prani të policisë. Gazetarët etiketohen si dikush që provokon sulme vetëm sepse po bën punën e tij dhe policia nuk reagon ndaj tyre”, shpjegon për DW sekretarja e NUNS, Tamara Filipoviq Stevanoviq.

Problemi më i madh, shton ajo, është se askush nuk mbahet përgjegjës për sulmet, rastet nuk marrin një epilog ligjor, kështu që sulmet vazhdojnë.

Përveç kësaj, gazetarët shpesh janë nën vëzhgim. Amnesty International raportoi se autoritetet në Serbi kanë monitoruar në mënyrë të paligjshme telefonat e gazetarëve dhe aktivistëve. Njëri prej tyre është një gazetar nga Dimitrovgradi, Slavisha Milanov. Ai shpjegoi se policia instaloi softuer për spiunim tek ai, pa urdhër nga zyra e prokurorit.

“A jemi kriminelë që ky softuer po përdoret tek ne?” i tha ai N1.

“Çfarëdo që të na ndodhë neve ose dikujt në mjedisin tim, unë do ta mbaj shtetin përgjegjës për këtë.”

Milionat evropiane përshpejtojnë reformat

Siguria e gazetarëve është vetëm një nga pikat kritike që organizatat ndërkombëtare dhe lokale që monitorojnë gjendjen e lirisë së medias në Serbi kanë theksuar për vite me radhë. Kërkesat për media të lira kanë qenë pjesë e të gjitha protestave të mëdha civile në dhjetë vitet e fundit.

Bashkimi Evropian ka të njëjtat kërkesa në procesin e integrimit evropian. Agjenda e reformave, e cila përmban një plan konkret reformash që Serbia duhet të përmbushë deri në vitin 2027, rendit si një nga hapat e parë ndryshimin e ligjeve të medias dhe zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Organit Rregullator për Median Elektronike.

Meqenëse Serbia nuk arriti ta përmbushë këtë, BE shtyu pagesën e 111 milionë eurove ndihmë.

Më pas u nis një proces i ri për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit REM. Projektligjet për median iu dorëzuan grupeve të punës. Por akoma nuk ka ndonjë zjigdhje.

Hakmarrje ndaj medias së pavarur

NUNS kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që të marrë pjesë në një dialog me shtetin. “Edhe nëse diçka ndryshon me ligj, nuk ka garanci se nuk do të abuzohet”, thotë Filipoviq Stevanoviq.

“Ajo që ndodhi këtë vit ishte një hakmarrje e shtetit ndaj medias që raportoi profesionalisht për gjithçka që ndodhi në Novi Sad dhe Serbi që nga 1 nëntori”, thotë Zoran Strika. Ata kritikojnë edhe shpërndarjen e parave për mediat dhe besojnë se do të ketë manipulime edhe në të ardhmen.

“Reformat duhet të jenë të mirëfillta, jo vetëm të shënohen në letër”, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Kaja Kallas gjatë një vizite të kohëve të fundit në Serbi./DW

Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…

Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…

Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar

Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar

TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com