Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Qeveria po shkon drejt 11 majit e ngrysur”, Salianji letër nga qelia e burgut: Opozita e gjallëruar 

2025/01/11 at 12:30 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Salianji letër ambasadorëve nga burgu i Fierit: Jam i burgosur politik, i pari politikan që dënohem për një denoncim 

Demokrati Ervin Salianji, ka reaguar nga qelia në burgun e Fierit, duke u shprehur se qeveria po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit “e ngrysur dhe pa humor”. 

Ish-deputeti demokrat u shpreh se qeveria po punon për patronazhimin e votës edhe në diasporë. Ndaj theksoi ai, opozita duhet të qëndrojë pranë qytetarëve, duke shtuar se çdo ditë larg tyre është e shkuar dëm. 

Postimi i plotë: 

Letër nga qelia 6/ Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep Opozita✌️🇦🇱 

Shpallja nga Ministria e Brendshme se janë mbi 3.7 milionë votues për zgjedhjet e ardhshme dhe nisja e punës me listen qē zyrtarisht do të afishohet në mars, pas regjistrimit të emigrantëve apo ankesave të ndryshme, është si të thuash nisja dhe nga ana zyrtare dhe burokratike e fushatës. 

Nga sa mund të informohemi në burgun e Fierit, dhe asaj që ndjehet në ajer kemi një qeveri e kryeministër që po shkojnë drejt 11 Majit, të ngrysur e pa humor, dhe nga ana tjetër një Opozitë më të çelur, më të gjalleruar më entuziaste. 

Fakti që Rama e qeveria duken të ngrysur, të lodhur, por të pangopur pêr ti vënë kazmën Shipërisë  po punon me kapjen, patronazhimin e votës edhe në diasporë! Turinjtë e varur të qeverisë kanë të bëjnë me konsumin nga pushteti i sterzgjatur, nga mungesa e ideve dhe vizionit. Kanë të bëjnë me pakenaqësinë e madhe tek njerëzit, prej varferisë e korrupsionit. Si dhe nga problemet e thella te brendshme mes tyre. E po ashtu, nga një lloj parehatie që vjen prej shqetësimit se ku do të bjere zilja e radhës, në cilen derë abuzuesi a zyrtari të lartë të kapur në afera, a lidhje me krimin. 

Duket qartë që Rama nuk ka asgje tjetër për të thënë perveç “suksesit” me turizmin, që ende nuk dihet sa e ka ndihmuar jeten e qytetarit të zakonshem. 

Ndaj ai kerkon të asociohet me kodra të bukura, me male të thepisura, me lugina e mjegull, apo ndonjë deborë andej kendej. A thua se ai është krijuesi i kesaj mrekullie. A thua se shqiptaret kanë mendjen e Spiropalit dhe besojnë se skenderbeu i saj ka fuqi mbinatyrore, për të  formesuar relieve e dukuri meteorologjike. 

Eshte ironike se si ai i ben jehone një shkrimi të Bild për turizmin ketu tek ne, dhe kjo del në gjithë ekranet e portalet, ndersa pak kohë më parē, një artikull i të njejtes media që fliste për lidhjet e qeverisë me krimin qarkullonte si material i fshehtë, pasi pjesa më e madhe e shtypit nuk e pasqyroi, e aq më pak reagoi qeveria. 

Edi Rama po thotë më jepni mandatin e katërt sepse Vabona është mahnitëse, se Palasa ka ujë të kulluar dhe se Ksamili i ngjan Maldiveve. 

Duke tentuar me këtë rast të mbulojë me këtë fasadē gjithë zullumin e madh 12 vjeçar, financiar e të lidhjeve me bandat e trafikantët nderkombetar të drogës, një prej të cilëve denoncova unë në konferencë për shtyp. Lidhjet e atij që unë denoncoca ishin shumë speciale, qe vellai i Ministrit të Brendshëm. Ky i fundit më së shumti prej lidhjeve me bandat do ofrojë dhe mirëqeverisje në Parlament, ndersa disa mjerane në gjykatë u vendosën në dispozicion të inatit kryeministror pasi i prisha komoditetin me publikimin me fakte të lidhjeveme krimit e korrupsionin masiv të qeverisë! 

*** 

Opozita dhe miqtë e mi demokratë nuk kanë asnjë arsye për të kaluar në eufori dhe e di se nuk do ta bejne. Pakenaqesia deri në revoltë ndaj qeverisë asnjëhere nuk mjafton për të sjellë ndryshimin. Njerezit janë të zhgenjyer nga politika dhe duhet punuar shumë për të ndertuar një besim të ri. Qytetarêt kanë nevojë për garaci që i kanë humbur në këto 12 vite. 

Unë jam dakort sigurisht që eventet e dhjetorit të kremtohen pasi lidhen me motin e lindjes së forces tonë politike. Apo edhe te janarit. Por ama nuk jemi në kushtet për të inaguruar e qendruar gjatë në muzeun tonë, pasi koha nuk pret. Sigurisht këto momente kanë të bejne me identitetin dhe tiparet tona ideologjike, e kanë rendesinê e tyre. Por qytetarët kanë halle të tjera. Dhe çdo ditë larg tyre, do të ishte një ditë e çuar dem. 

Ndaj fokusi duhet të jetë i qartë, ekonomia. Dhe garancitë që shqiptarêt duan se një qeverisje e keqe, me korrupsion e krim si kjo e 3 mandateve të fundit, s’do të ndodhë. 

Ju sugjerojmë

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë
Rajoni

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë

14 Maj, 2025 12:19 pm
Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë
Aktualitet

Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë

14 Maj, 2025 12:15 pm
Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!
Aktualitet

Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!

14 Maj, 2025 12:01 pm
Mashtrim në Call Center/ Pranga për 6 punonjës, 1 organizatorët. Të tjerë në kërkim
Aktualitet

Mashtrim në Call Center/ Pranga për 6 punonjës, 1 organizatorët. Të tjerë në kërkim

14 Maj, 2025 11:58 am
KZAZ 40 vijon me numërimin e votave preferenciale, ja trendi deri tani
Aktualitet

KZAZ 40 vijon me numërimin e votave preferenciale, ja trendi deri tani

14 Maj, 2025 11:52 am
Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari
Aktualitet

Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari

14 Maj, 2025 11:37 am
Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim drejt BE
Aktualitet

Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim drejt BE

14 Maj, 2025 11:33 am
Kreu i PD, Berisha publikon posterin e fushatës: Mbrojmë votën e shqiptarëve!
Kryesore

Kreu i PD, Berisha publikon posterin e fushatës: Mbrojmë votën e shqiptarëve!

14 Maj, 2025 11:31 am
Aksidenti te “Pallati me Shigjeta”/Policia: Në kërkim 2 të rinj, po ndiqnin…
Aktualitet

Aksidenti te “Pallati me Shigjeta”/Policia: Në kërkim 2 të rinj, po ndiqnin…

14 Maj, 2025 11:18 am
Macron i uron në shqip fitoren Ramës: Franca, krah Shqipërisë në rrugën drejt BE
Kryesore

Macron i uron në shqip fitoren Ramës: Franca, krah Shqipërisë në rrugën drejt BE

14 Maj, 2025 11:11 am
Para
“Shqipëria, parajsa bregdetare e pacenuar e Evropës” 

“Shqipëria, parajsa bregdetare e pacenuar e Evropës” 

Regjistrimi i diasporës për 11 majin/ Celibashi shpjegon procedurën, ja sa emigrantë janë regjistruar deri më tani  

Regjistrimi i diasporës për 11 majin/ Celibashi shpjegon procedurën, ja sa emigrantë janë regjistruar deri më tani  

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 

Ngiste makinën nën efektin e drogës dhe kërcënoi policin, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë 

TE FUNDIT

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë
14 Maj, 2025

Mali i Zi dhe Ukraina kanë harmonizuar tekstin e një marrëveshjeje për bashkëpunim dhjetëvjeçar në fushën e sigurisë, e cila...

Lexo më shumë

Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë

Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe kryeministri shqiptar Edi Rama ju kanë drejtuar një ftesë të përbashkët lidereve nga...

Lexo më shumë

Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!

Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Përmes...

Lexo më shumë

Mashtrim në Call Center/ Pranga për 6 punonjës, 1 organizatorët. Të tjerë në kërkim

Mashtrim në Call Center/ Pranga për 6 punonjës, 1 organizatorët. Të tjerë në kërkim
14 Maj, 2025

Policia e Shtetit ka zbuluar një call center në Tiranë ku kryhej mashtrim kompiuterik. Sipas policisë është vënë në pranga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com