Kryesore

Qeveria nuk mbështet më studentët ekselentë jashtë vendit, Rama: Studioni në Shqipëri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:56 - 20/10/22 |
Opi Nion

Qeveria ka vendosur të ndryshojë skemën e bursave për studentët ekselentë në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama tha se studentët që studiojnë jashtë vendit me mbështetjen e qeverisë nuk ia kthejnë kontributin shtetit.

Për këtë arsye, Rama ka vendosur t’ua heq mundësinë studentëve ekselentë për të marrë dije në universitete më të mira se në vendint tonë.

Referuar deklaratës së Ramës, studentë e ekselencës nuk do të dërgohen për të studiuar në universitetet më të mira jashtë vendit, por do duhet të qëndrojnë në Shqipëri ku do të marrin një pagë minimale mujore.

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë fjalës së tij në ceremoninë për dekorimin e studentëve, se në përfundim të studimeve, ekselentët do të jenë të detyruar që të punojnë për tre vite në Shqipëri në mënyrë që të marrin diplomën.

“Për të ardhur te fjala e papërsëritur. Më vjen mirë që kemi mundësi t’ju themi që po hyni në një rrugë ku do gjeni më shumë se ata që kemi nderuar disa vite më parë. Ne kemi vendosur të ndryshojmë sistemin e mbështetjes së ekselentëve.

Këtu flas për UFO-t. Ka pasur një program prej vitesh kur qeveria shqiptare e ka bërë me qëllim të mirë për të dhënë fonde për të financuar studimet e studentëve shqiptarë në një listë universitetesh në botë. Kemi financuar deri në 20 studentë çdo vit. Asnjëri nuk ka pasur mirësinë që t’ia kthejë këtij vendi investimin. Unë e kuptoj shumë mirë që të studiosh në ato universitete domethënë se direkt do të vijnë të të kërkojnë kompanie të mëdha duke të ofruar punë se kështu është kur je në majë. Por të firmosësh një marrëveshje për t’i marrë para nga taksat dhe të thuash do kthehem dhe të mos kthehesh por as të mos kujtohesh të bësh një letër dhe të vihesh në dispozicion në një mënyrë apo një tjetër. Kjo është e tepërt dhe boll.

Ne nuk do të financojmë më studime jashtë por UFO-t këtu. Ata si ju apo të tjerë dhe do bëjmë një financim duke dhënë një pagë minimale. Për çdo student të këtij niveli dhe sigurisht që tek Mjekësia, tek degët prioritare do fokusohemi. Nga 20 do financojmë mes 200 dhe 400 në varësi nga numri që kemi duke parë edhe mesataren si ka qenë. Askush që do hyjë në këtë sistem nuk do e marrë diplomën para tre vjetësh. Do punosh tre vjet këtu dhe pastaj do marrësh diplomën dhe je i lirë  të rrish këtu apo të shkosh jashtë”, deklaroi Rama.

Ai risolli në vëmendje një episod të shumë viteve më parë në një familje të varfër në Kukës e cila kishte rritur tre vajza ekselente si shembull të frymëzimit që theksoi se e motivon për të qëndruar në krye të punëve që ka marrë përsipër.

“Më kujtohet para disa vitesh kur dhamë bursa për studentët që shkuan për të studiuar në universitetin e Stambollit. E filluam me radhë derisa të plotësohej numri dhjetë që ishin bursat. Telefonoi babain e vajzës që ishte para për t’i thënë që vajza juaj nëse dëshiron mund të marrë këtë bursë dhe të shkojë në Stamboll. Zotëria mendonte se dikush po tallej në telefon. I thotë ministres se nuk jam dikush që mund të tallem. Kam disa fëmijë për të rritur.

Punoj nga mëngjesi deri në darkë në një kioskë 5 metra katrorë. Kur kuptoi që ishte e vërtetë nisi të qante. E solla këtë shembull se ajo vajza i kishte të gjitha arsyet për të thënë se nuk po shkoj sot në shkollë. Nuk kam pse përpiqem sepse jeta ime nuk më jep mundësitë që disa të tjerë i kanë. Besojeni ose jo por ju që jeni këtu janë një nga arsyet më të mëdha dhe të paharrueshme për mua që të vazhdoj të merrem me këtë punë dhe të bëj përpjekjet që unë mundem që gjërat të shkojnë sa më mirë. Ju e keni provuar në atë korsinë tuaj dhe atë betejën e përditshme sa shpesh gjendesh para dilemës nëse duhet të vazhdosh të luftësh.

Rrethanat të vënë para situatash dhe ngjarjesh apo momentesh kur thua nuk ia vlen. Dhe se çfarë force duhet ta kapërcesh atë rrethanë dhe të rimotivosh veten. Për të rimotivuar veten të duhen shembuj. Dhe unë kam një imazh në kokë. Në një fshat të humbur në veri të Shqipërisë, në një shtëpi me tre vajza që mësonin në një dhomë me çadër sepse pikonte tavani. Është një familje reale. Vajzat janë reale. Ishin në 9-vjeçare në atë kohë kur i kam takuar. Të gjitha dhjeta që të treja. Më e madhja fliste një anglishte perfektë. Dhe në atë mjedis asgjë nuk të jepte arsye të mendoje që mund të kishte tre fëmijë me të gjitha dhjeta”, deklaroi kryeministri.

Pas