Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Qeveria nuk ka strategji për hapjen” PD i propozon planin me 5 pika

2020/04/26 at 10:43 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha thërret strukturat e PD në fundjavë, vendoset për aksionin opozitar

Partia Demokratike ka bërë thirrje që hapja e ekonomisë dhe dalja e njerëzve nga izolimi të bëhet sipas masave shëndetësore të propozuara nga ajo në një plan më 5 pika.


Sipas një komunikimi të grupit të ekspertëve për COVID-19 pranë Partisë Demokratike, qeveria ende nuk ka një plan konkret për masat e daljes nga izolimi. Kështu që ata propozojnë që të rriten tesimet, të pajisen masivisht qytetarët me maska, të kosolidohen strukturat shëndetësore dhe të rritet buxheti në funskion të krizës së pandemisë.

KOMUNIKIM I GRUPIT TË EKSPERTËVE TË SHËNDETËSISË PËR COVID 19

Në këto momente shumë të rëndësishme dhe po aq delikate kur po flitet per hapat drejt një procesi “hapjeje” të dëshëruar nga të gjithë, fatkeqësisht, nga ana e Qeverisë vazhdon mungesa e një strategjie të qartë dhe plani masash transparente në ketë drejtim.

Për këtë arsye i bëjmë thirrje qeverisë të marrë parasysh propozimin tonë për planin e masave te domosdoshme qe duhen të merren në rrugën drejt daljes izolimi, të cilat u bënë publike nga Kryetari Basha nëpërmjet Planit me 5 pika.

Duke falenderuar edhe një herë për mbështetjen SHBA dhe BE që edhe në përgjigje të thirrjeve të opozitës për ndihmë për të rritur tëstimet në vendin tonë, ne jemi shumë të shqetësuar që:
testimet realizohen në vetem ne nje laborator hermetik, pa asnjë mundësi për check tjeter dhe depistim të gjerë të popullsisë, kur në Shqipëri gjenden edhe së paku 10 qendra të tjera që mund ta realizojnë këtë.

Vazhdon një konfuzion i plotë per testimet imunologjike, duke u tentuar që dhe kjo të realizohet vetëm në QSUT, kur kapacitetet për të tilla ekzaminime i kanë shumë laboratorë në vend.

Po ashtu, nuk ka asnjë transparencë se cila metodë laboratorike po përdoret: ELISA, Chemiluminisence apo Imunokromatografia. Mjeku i familjes vazhdon të jetë i pambrojtur e jashtë funksioneve të tij, gjë që ul kapacitetet identifikuese e mjekuese të sistemit shëndetësor.

Kurba e shifrave të infektimit tek ne është unike sepse ajo është e bazuar mbi testime të pamjaftueshme, që janë më të ulëtat në rajon.

Në kushtet kur mungojnë të dhënat e gjera e të besueshme rrezikohet rëndë i gjithë procesi i “hapjes”. Hapja në vendet e zhvilluara, megjithë numrin e lartë të testimeve të deritanishme, po shoqërohet me një rritje eksponenciale të testimeve virusologjike, psh Gjermania po kalon në 5 milionë në javë, Italia në 1 për 45 banorë etj, si dhe me një impenjim për një depistim masiv imunologjik, gjë për të cilën po aktivizojnë edhe laboratorët veterinarë.

Prandaj, qendrimi ynë është i qartë, “hapja” duhet të fillojë të implementohet, e bazuar në një plan dhe një strategji, e cila merr parasysh gjithë kapacitetet e vendit dhe është transparente dhe e kuptueshme për të gjithë. Të mos harrojmë që për këtë na duhet bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve, sespe pa sakrificën dhe rolin e tyre nuk mund të zbatohet me sukses asnjë masë.

Kyeministri nuk ka pse kompleksohet nga propozimet e PD-së, sepse ai ka treguar se është i paaftë për të menaxhuar krizën dhe se nuk ka asnjë plan, por vetëm propozime sporadike.

Shëndetësia është sot në këtë situatë, si pasojë e abuzimit, vjedhjes dhe paaftesisë për të menaxhuar sistemin dhe financat publike për vite me radhë nën qeverisjen socialiste.

Prandaj, sot eshte koha që qeveria të marrë propozimet e PD dhe t’i zbatojë ato, sespe ato janë në të mirën e qytetareve. Duhet pa humbur kohë të merren këto masa shëndetësore të cilat janë të domosdoshme në periudhën që i paraprin hapjes:

1.Rritje të numrit të testimeve: test, test, test, identifikim, izolim e mjekim të çdo rasti. Kërkim të gjerë virusologjik e depistim imunologjik, duke mobilizuar të gjitha kapacitetet laboratorike, me rimbursim për qytetarët. Ndërkaq duhet përgatitur dhe për aplikimin e ekzaminimeve virusologjike mobile e të shpejta.

2.Pajisja masive gratis me maska të qytetareve, për të mundësuar mbajtjen e tyre në ambjentet publik duke i paraprirë kështu “hapjes”. Aktivizimi i plotë i mjekut të familjes, duke siguruar më parë mbrojtjen, pajisjen profesionale e logjistike të tij me instruktim të qartë.

3.Konsolidimin e strukturave mjekuese në nivel vendi, për t’i bërë ballë një rishpërthimi të mundshëm të ri gjatë procesit të “hapjes”, ashtu si po veprohet në vendet e tjera, duke mos ngelur sërish të papërgatitur për të nesërmen.

4.Nga ana organizative të kalohet në një proces decentralizimi, duke deleguar kompetenca ne nivelet e 12 qarqeve, që nga ana e tyre duhet t’i shperndajnë më poshtë, për të shfrytëzuar kështu të gjitha kapacitetet dhe arritur të shkohet në çdo banesë e kontaktuar çdo individ.

5.Rritje e menjëhershme e buxhetit nga Qeveria në mbështetje të këtyre masave të domosdoshme dhe shumë të vonuara. /Opinion.al

Etiketa: koronavirusPDqeveria


Ju sugjerojmë

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
Aktualitet

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

13 Maj, 2025 2:49 pm
Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
Kryesore

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

13 Maj, 2025 2:41 pm
Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!
Aktualitet

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

13 Maj, 2025 2:34 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

A do të japë dorëheqjen? Kreu i PD, Berisha: Statuti do të respektohet, por..

13 Maj, 2025 2:26 pm
Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit
Aktualitet

Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit

13 Maj, 2025 2:14 pm
Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!
Aktualitet

Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!

13 Maj, 2025 2:03 pm
“Rama firmosi 100 euro një votë”/Berisha: PS, zyra ilegale pranë qendrave të votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Më të grabitura në histori, u diktuan nga krimi

13 Maj, 2025 1:57 pm
Samiti Europian në Tiranë më 15-16 maj/Policia njofton: Ja rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Samiti Europian në Tiranë më 15-16 maj/Policia njofton: Ja rrugët që do të bllokohen

13 Maj, 2025 1:56 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Tiranë/ Përplasen vëzhguesit gjatë numërimit të votave në një KZAZ, ndërhyn policia

13 Maj, 2025 1:40 pm
Dalin rezultatet e para të votave preferenciale në Mirditë, kryeson ish-gjyqtari
Aktualitet

Dalin rezultatet e para të votave preferenciale në Mirditë, kryeson ish-gjyqtari

13 Maj, 2025 1:31 pm
Para
Festoi ditëlindjen, 66-vjeçari i infektuar dorëzon listën e pjesëmarrësve

COVID-19/ 14 raste të reja në Shqipëri

Rama tha se djali infektoi prindërit, reagon i afërmi: Pleqtë janë vetëm

Rama tha se djali infektoi prindërit, reagon i afërmi: Pleqtë janë vetëm

Bie i ritmi personave që shërohen në Shqipëri

Bie i ritmi personave që shërohen në Shqipëri
















TE FUNDIT

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
13 Maj, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka pranuar kërkesën e PS, duke vendosur kështu mosveçimin e votave të diasporës nga...

Lexo më shumë

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
13 Maj, 2025

Një 31-vjeçar në Tiranë është marrë peng për disa orë në një makinë dhe është dhunuar. Si rezultat i veprimeve...

Lexo më shumë

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!
13 Maj, 2025

Një denoncim është raportuar ditën e sotme nga partia "Mundësia". Përmes një njoftimi, thuhet se në KZAZ 40, në Shkollën...

Lexo më shumë

A do të japë dorëheqjen? Kreu i PD, Berisha: Statuti do të respektohet, por..

“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
13 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se statuti i partisë për dorëheqjen e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve, do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com