Rajoni

Qeveria në Maqedoninë e Veriut,ministritë që do drejtohen nga shqiptarët  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:25 - 19/08/20 |
Opi Nion

Pas marrëveshjes mes LSDM dhe BDI mbi krijimin e qeverisë në Republikën e Maqedonisë së Verout, palët kanë diskutuar edhe mbi ministritë përkatëse.

Sipas burimeve të Tetova sot, shqiptarët do të drejtojnë disa ministri, ndërsa do të kenë edhe pozicionin e Zëvendës Kryeministrit të parë, që pritet të mbahet nga Artan Grubi, i cili do të jetë njëkohësisht edhe ministër për Sistemin Politik.

Njëkohësisht BDI do të ketë edhe Ministrinë e Jashtme, Financat, Ekonominë, Ekologjinë dhe Administratën.

Të njëjta burime thonë se Bujar Osmani do të drejtojë Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministër i Financave do të jetë Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ndërsa në krye të ministrisë së Ekologjisë do të jetë ministri aktual, Naser Nuredini. Në shoqëri informative dhe Administratë parashikohet të jetë një grua.

Emrat priten të konfirmohen nga organet e partisë në mbledhjen e pasdites, ndërsa është konfirmuar Talat Xhaferri edhe për 4 vite në pozicionin e Kryetarit të Kuvendit/Opinion.al

 

Pas