Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria në Kosovë/ 6 ministra nga VV, 6 nga LDK, tre nga pakicat

2020/02/01 at 10:11 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria në Kosovë/ 6 ministra nga VV, 6 nga LDK, tre nga pakicat

Lëvizja Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës sipas të gjitha gjasave do ta bëjnë bashkë qeverinë e re të vendit.

Partia që doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019 dhe ajo e cila e zuri vendin e dytë, pritet që nesër, e diel, të nënshkruajnë marrëveshje për formimin e një koalicioni qeverisës.

Më herët, sot, Gazeta Express ka raportuar se është hapur rruga për marrëveshje mes VV’së dhe LDK’së, gjatë takimit të fundit mes përfaqësuesve nga të dy partitë më të mëdha në vend.

Është  raportuar se Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pritet të japë dorëheqje nga posti i tij, për t’i hapur rrugë formimit të koalicionit VV-LDK.

Raportimin e ka konfirmuar anëtari i VV’së, Agim Bahtiri, i cili ka thënë se Konjufca do ta lëshojë postin që e mori vetëm një muaj më parë.

Ndërkohë, nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, i cili thuhet se po luan rol vendimtar në arritjen e marrëveshjes VV-LDK, ka paralajmëruar se koalicioni do të nënshkruhet të dielën, më 2 shkurt.

Në qeverinë e re të vendit, të cilën do ta udhëheqë kreu i VV’së, Albin Kurti, do të jenë gjashtë ministra nga radhët e partisë së tij.

LDK’ja do t’i ketë po ashtu gjashtë ministra në Qeverinë Kurti, ndërsa tri ministri do të udhëhiqen nga përfaqësues të pakicave në vend.

Mësohet se dy partitë kanë vendosur që për postin e presidentit të vendit – mosmarrëveshjet rreth të cilit e kanë bllokuar prej muajsh marrëveshjen mes tyre – të diskutojnë në të ardhmen.

Partia e Albin Kurtit dhe subjekti që udhëhiqet nga Isa Mustafa sipas të gjitha gjasave do ta bëjnë qeverinë të hënën.

Më 3 shkurt, e hënë  është caktuar që të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re të vendit.

Kryesia e Kuvendit ka miratuar kërkesën për seancë, të bërë nga Kurti, i cili është mandatar për formimin e kabinetit të ri qeverisës.

Kurti mori më 20 janar mandatin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa kërkoi që Kuvendi të mblidhet një ditë para skadimit të afatit kushtetues prej 15 ditësh për formimin e qeverisë.

Kërkesa e tij u bë teksa ende nuk është arritur marrëveshja e pritur me LDK’në për formimin e qeverisë. /Burimi Gazeta Express/

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Meghan Markle i rikthehet aktrimit?

Meghan Markle i rikthehet aktrimit?

Zgjati vetëm 2 javë! Pamela Anderson i jep fund martesës së saj të pestë

Zgjati vetëm 2 javë! Pamela Anderson i jep fund martesës së saj të pestë

Horoskopi, 6 dhjetor 2019

Horoskopi, 2 Shkurt 2020

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com