Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria miraton vendimin për dërgimin e FSK-së në mision jashtë vendit

2022/11/29 at 9:38 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria miraton vendimin për dërgimin e FSK-së në mision jashtë vendit

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dërgimin e një kontingjenti të Forcës së Sigurisë së Kosovës në mision paqeruajtës në Ishujt Falklands.

Në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike më 29 nëntor, Qeveria tha se ky vendim do t’i dërgohet për miratim Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që pjesëtarët e FSK-së të marrin pjesë në këtë mision.

Nëse deputetët miratojnë këtë vendim, atëherë ky do të ishte misioni i dytë jashtë vendit i pjesëtarëve të FSK-së.

“Misioni i FSK-së do të jetë në mbështetje të paqes në Ishujt Falklands dhe gjatë këtij misioni do t’i nënshtrohet marrëveshjes së nënshkruar me Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë mision do të dërgohen deri në 7 pjesëtarë të FSK-së dhe ky mision mund të zgjasë deri në tre vjet, me mundësi vazhdimi”, u tha në njoftimin e ekzekutivit.

Misioni i FSK-së do të mbulohet financiarisht nga buxheti i Kosovës, ndërkaq pjesëtarët e saj do të jenë nën komandën e forcave të armatosura të shtetit pritës.

Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar në shtator të vitit 2022 nënshkruan marrëveshjen për bashkë-zbarkime të forcave të tyre në misione ushtarake jashtë këtyre dy shteteve.

Atëbotë, zyrtarët e Kosovës thanë se nënshkrimi i marrëveshjes “rikonfirmon fuqishëm besueshmërinë e plotë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Qeverisë së saj në Ministrinë tonë të Mbrojtjes dhe kapacitetet e forcave tona”.

Kosova ka marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për angazhim të përbashkët të forcave ushtarake në misione të ndryshme.

Përmes këtij bashkëpunimi, me trupat amerikane, më 2021 një kontingjent i FSK-së u dërgua në Kuvajt – në misionin e parë jashtë vendit.

FSK-ja numëron afër 2.500 trupa të rregullt dhe 800 rezervistë. Numri i forcave të saj të rregullta pritet të dyfishohet kur të mbarojë procesi i transformimit.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nisur procesin e transformimit të plotë në ushtri më 2018. Ky proces pritet të zgjasë dhjetë vjet./ REL

Ju sugjerojmë

Takimet e Salianjit, Berisha: Ka qëllime private dhe personale
Kryesore

Takimet e Salianjit, Berisha: Ka qëllime private dhe personale

3 Dhjetor, 2025 12:29 pm
BE finalizon marrëveshjen për ndalimin e importit të gazit rus deri në vitin 2027
Bota

BE finalizon marrëveshjen për ndalimin e importit të gazit rus deri në vitin 2027

3 Dhjetor, 2025 10:32 am
Akuzohet për korrupsion me financimet e BE për diplomatët e rinj, lirohet Mogherini
Bota

Akuzohet për korrupsion me financimet e BE për diplomatët e rinj, lirohet Mogherini

3 Dhjetor, 2025 10:30 am
Lista serbe u refuzua të marrë pjesë në zgjedhje,reagon ambasada e SHBA në Prishtinë
Kryesore

Lista serbe u refuzua të marrë pjesë në zgjedhje,reagon ambasada e SHBA në Prishtinë

3 Dhjetor, 2025 10:27 am
Globe/ 2–14 Dhjetor, bli një produkt dhe për atë vlerë merr dhuratë ç’të duash
Aktualitet

Globe/ 2–14 Dhjetor, bli një produkt dhe për atë vlerë merr dhuratë ç’të duash

3 Dhjetor, 2025 10:17 am
Arrestohet një tjetër i dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan
Kronikë

Arrestohet një tjetër i dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan

3 Dhjetor, 2025 9:57 am
Vidhte makina në Durrës e Dibër dhe ia shiste bandave kriminale, pranga 21-vjeçarit
Kronikë

Vidhte makina në Durrës e Dibër dhe ia shiste bandave kriminale, pranga 21-vjeçarit

3 Dhjetor, 2025 9:53 am
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Trump: Kam zgjidhur tetë luftëra, në Ukrainë do të jetë e nënta

3 Dhjetor, 2025 8:50 am
Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2025

3 Dhjetor, 2025 8:42 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 3 dhjetor 2025

3 Dhjetor, 2025 8:38 am
Para
Kulla: Çmimi i naftës do të shkojë 5 mijë Lekë

Bordi ndryshon çmimet, sa shitet nafta dhe benzina

Arbitrja që do të shkruajë historinë në Botëror

Arbitrja që do të shkruajë historinë në Botëror

Anglia mposht Uellsin dhe pret Senegalin

Anglia mposht Uellsin dhe pret Senegalin

TE FUNDIT

Takimet e Salianjit, Berisha: Ka qëllime private dhe personale

Takimet e Salianjit, Berisha: Ka qëllime private dhe personale
3 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti aktivitet për interesa personale, foltoren që pritet të nisë Ervin Salianji ditën...

Lexo më shumë

BE finalizon marrëveshjen për ndalimin e importit të gazit rus deri në vitin 2027

BE finalizon marrëveshjen për ndalimin e importit të gazit rus deri në vitin 2027
3 Dhjetor, 2025

Këshilli Evropian tha të mërkurën se arriti një marrëveshje me Parlamentin Evropian për heqjen graduale të importeve të gazit rus...

Lexo më shumë

Akuzohet për korrupsion me financimet e BE për diplomatët e rinj, lirohet Mogherini

Akuzohet për korrupsion me financimet e BE për diplomatët e rinj, lirohet Mogherini
3 Dhjetor, 2025

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini u lirua gjatë natës pasi u mor në pyetje...

Lexo më shumë

Lista serbe u refuzua të marrë pjesë në zgjedhje,reagon ambasada e SHBA në Prishtinë

Lista serbe u refuzua të marrë pjesë në zgjedhje,reagon ambasada e SHBA në Prishtinë
3 Dhjetor, 2025

Përpjekjet e VV-së për ta bllokuar certifikimin që Lista Srpska të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë shkurtpamëse dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com