Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar fondi prej 1 milion euro për të kontribuar në rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi.
Dhurimi i kësaj shume nga qeveria shqiptare u bë me dije nga kryeministri Rama javën e shkuar gjatë një maratone televizive të nisur në Turqi për mbledhjen e donacioneve.
Në fjalën e tij shefi i qeverisë tha se Shqipëria nuk e harron ndihmën e dhënë nga Ankaraja kur u prek nga tërmeti i vitit 2019.