Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria merr dy vendime për zgjedhjet e 30 qershorit

2019/05/10 at 7:07 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Qeveria merr dy vendime për zgjedhjet e 30 qershorit

Qeveria ka miratuar sot dy vendime të cilat lidhen me zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 30 qershor.

Nga dita e sotme pezullohen të gjithë procedurat e prokurimit nga njësitë e qeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre.

Ky vendim, u mor për të mos lejuar keqpërdorimin e pushtetit në muajt e fundit të detyrës për kryebashkiakët në ikje.

Ky pezullim do të mbetet në fuqi deri në momentin që kryetarët e bashkive do të dorëzojnë detyrën e tyre.

Vendimi i dytë lidhet me administratën, e cila nuk do të lejohet të përdoret për qëllime elektorale.

Sipas qeverisë, përmes këtij vendimi, kërkohet të nxitet paanshmërinë dhe trajtimin e barabartë të kandidatëve në marrëdhëniet me administratën publike dhe burimet e saj.

VENDIM

PËR PEZULLIMIN E PËRKOHSHËM TË FILLIMIT TË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT NGA NJËSITË E VETËQEVERISJES VENDORE DHE AUTORITETET KONTRAKTORE NË VARËSI TË TYRE, PËR VITIN 2019

Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs, të neneve 16 e 40, të ligjit nr.9936, datё 26.06.2008, “Pёr menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, tё ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Kёshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pezullimin e përkohshëm të fillimit të procedurave të prokurimit nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre, për vitin 2019.

Përjashtohen nga ky rregull:

– prokurimet me vlerë të vogël;

– procedurat e prokurimit që kanë si objekt produktet ushqimore.

Ngarkohen të gjitha institucionet e vetëqeverisjes vendore, institucionet në varësi të tyre dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

VENDIM

“Task-Forca, në bashkëpunim me titullarët e ministrive dhe grupet e monitorimit, të përmbushë detyrat, si më poshtë vijon:

  1. a) Monitorimin e sjelljes dhe të veprimtarisë së administratës shtetërore, sipas këtij vendimi;
  2. b) Monitorimin e administratës shtetërore në drejtim të përdorimit të autoritetit shtetëror vetëm në përputhje me ligjin duke mos lejuar përdorimin e burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të shtetit gjatë procesit zgjedhor si dhe duke mos lejuar kryerjen e veprimeve dhe/ose dhënien e premtimeve, favoreve apo moscenimin e të drejtave të shtetasve, si mekanizëm për favorizimin apo dhënien e votës një subjekti të caktuar politik apo kandidati;
  3. c) Monitorimin e procesit zgjedhor me qëllim konstatimin dhe raportimin e përdorimit gjatë fushatës dhe procesit zgjedhor të mjeteve financiare nga burime të paligjshme apo të krijuara nga veprimtari të paligjshme;

ç) Monitorimin e procesit zgjedhor, përfshirë ditën e votimit, në funksion të mospërfshirjes në të të zyrtarëve apo personave të tjerë që ndodhen në institucione shtetërore, përfshirë personat e burgosur, dhe marrjen e masave për ndëshkimin e atyre zyrtarëve që veprojnë në kundërshtim me ligjin. Pjesë e kësaj detyre është edhe monitorimi i lëvizjes së nëpunësve të lartë dhe të mesëm shtetërorë në qendër dhe qarqe apo bashki gjatë procesit zgjedhor;

  1. d) Monitorimin e përditësimit dhe ndjekjen e problematikave me listat e zgjedhësve;
  2. dh) Monitorimin e zbatimit të masave për pezullimin e iniciativave për kontrata të përkohshme në nivel qendror e vendor;
  3. e) Monitorimin e përditësimit të akteve të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil;

ë) Njoftimin apo kryerjen e kallëzimit penal në Prokurorinë e Përgjithshme për raste të marrjes/vënies në dijeni për kryerjen e veprave penale në fushën zgjedhore;

  1. f) Njoftimin e Avokatit të Popullit kur merr apo vihet në dijeni për kryerjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë procesit zgjedhor;
  2. g) Njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur merr dijeni apo vihet në dijeni për problematika të procesit zgjedhor;

gj)Bashkëpunimin dhe bashkërendimin e punës me Policinë e Shtetit në funksion të marrjes së masave të menjëhershme në përputhje me ligjin kur konstatohen raste të sjelljeve apo veprimtarive të kundërligjshme gjatë procesit zgjedhor;

  1. h) Çdo detyrë tjetër në funksion të monitorimit të zbatimit të këtij vendimi”,- thuhet në vendimin e qeverisë./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat
Aktualitet

“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat

2 Korrik, 2025 1:54 pm
Francezët për të bërë dhëmbët në Shqipëri, reportazhi i “France 2”
Aktualitet

Francezët për të bërë dhëmbët në Shqipëri, reportazhi i “France 2”

2 Korrik, 2025 1:50 pm
Rama: Procesi i ndërtimi të dy rrjeteve ujitëse në Mat drejt finalizimit
Aktualitet

Rama: Procesi i ndërtimi të dy rrjeteve ujitëse në Mat drejt finalizimit

2 Korrik, 2025 1:45 pm
Apeli i GJKKO rrëzon ish-gjyqtaren/ Mbetet në qeli Pajtime Fetahu
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon ish-gjyqtaren/ Mbetet në qeli Pajtime Fetahu

2 Korrik, 2025 1:42 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza

2 Korrik, 2025 1:32 pm
Blendi Himçi për zjarrin në Elbasan: Prej korrupsionit, po helmohen qytetarët!
Aktualitet

Blendi Himçi për zjarrin në Elbasan: Prej korrupsionit, po helmohen qytetarët!

2 Korrik, 2025 1:25 pm
Vazhdon mosbindja civile në Serbi, dhjetëra persona të lënduar
Rajoni

Vazhdon mosbindja civile në Serbi, dhjetëra persona të lënduar

2 Korrik, 2025 1:11 pm
Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, shkak narkodiktatura
Aktualitet

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, shkak narkodiktatura

2 Korrik, 2025 12:55 pm
“Arrest me burg” për 36-vjeçarin në Fier/Ekspertiza:E mitura është abuzuar disa herë
Aktualitet

“Arrest me burg” për 36-vjeçarin në Fier/Ekspertiza:E mitura është abuzuar disa herë

2 Korrik, 2025 12:45 pm
Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
Rajoni

Pas takimit të thirrur nga Osmani/ Kurti: Do bëjmë çmos për konstituimin e Kuvendit

2 Korrik, 2025 12:44 pm
Para
Akademia e Shkencave, deputetët e PS: Duhet të jetë funksionale

Akademia e Shkencave, deputetët e PS: Duhet të jetë funksionale

Dokumentet në Wikileaks, ish-ushtarakja amerikane lirohet nga burgu

Dokumentet në Wikileaks, ish-ushtarakja amerikane lirohet nga burgu

Serbia tregon “muskujt” pas vizitës së Vuçiç në Tiranë

Serbia tregon "muskujt" pas vizitës së Vuçiç në Tiranë

TE FUNDIT

“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat

“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat
2 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama zhvillon një bashkëbisedim me fermerë e sipërmarrës në Cërrik. Sipas Ramës ndihet nevoja për t’u afruar gjithnjë...

Lexo më shumë

Francezët për të bërë dhëmbët në Shqipëri, reportazhi i “France 2”

Francezët për të bërë dhëmbët në Shqipëri, reportazhi i “France 2”
2 Korrik, 2025

Televizioni francez “France 2”, i ka kushtuar një edicion special turizimit mjekësor në Shqipëri, ku një numër i madh qytetarësh...

Lexo më shumë

Rama: Procesi i ndërtimi të dy rrjeteve ujitëse në Mat drejt finalizimit

Rama: Procesi i ndërtimi të dy rrjeteve ujitëse në Mat drejt finalizimit
2 Korrik, 2025

Punimet për vënien në funksion të dy prej veprave më të rëndësishme të marrjes së ujit në lumin Mat –...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO rrëzon ish-gjyqtaren/ Mbetet në qeli Pajtime Fetahu

Apeli i GJKKO rrëzon ish-gjyqtaren/ Mbetet në qeli Pajtime Fetahu
2 Korrik, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lë në qeli ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu. Në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com