Te Fundit

Qeveria liron nga detyra prefektin e Elbasanit dhe të Shkodrës


               Publikuar në : 21:08 - 15/05/19 |
Opi Nion

Prefekti i Shkodrës dhe i Elbasanit Valdrin Pjetri dhe Gledian Llatja, janë liruar nga detyra.

Shkarkimi i tyre u bë me vendim të Këshillit të Ministrave, pasi do të jenë kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale më 30 qershor.

Pjetri dhe Llatja në fakt kishin vetëm pak muaj që ishin emëruar nga kryeministri Rama në postin e prefektit.

Ndërkohë, pas lirimit të tyre nga detyra, janë emëruar edhe emrat e rinj që do i zëvendësojnë.

Përmes të një vendimi të Këshillit të Ministrave, prefekt i qarkut Shkodër është emëruar Çesk Millja, i cili më herët ka mbajtur këtë post rreth 1 vit.

Por, deri më tani ende nuk ka një emër për prefektin e ri të Elbasanit./ Opinion.al E.Xh.

Pas