Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria Kurti vlerëson Forcat e Sigurisë: E gatshme t’i bashkohet NATO-s 

2025/03/28 at 1:06 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Qeveria Kurti vlerëson Forcat e Sigurisë: E gatshme t’i bashkohet NATO-s 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se rruga e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike është e qartë dhe e pakthyeshme, duke theksuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) çdo ditë po dëshmon se është e denjë për të qenë pjesë e strukturave ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes. 

Në ceremoninë e gradimit të 334 ushtarëve të rinj të FSK-së, e para e shtetit tha se këta ushtarë të rinj po bëhen pjesë e një force që çdo ditë po zhvillohet e po bëhet një ushtri moderne e profesionale, “e gatshme për t’u përballur me çdo sfidë”. 

“FSK-ja po marshon fuqishëm përpara në procesin e avancimit si forcë moderne, e mirëpajisur dhe e mirëtrajnuar. Ushtria jonë çdo ditë e më shumë po dëshmon gatishmërinë e plotë për të përmbushur standardet më të larta të NATO-s, aty ku Kosova e ka vendin dhe e meriton vendin”, tha Osmani. 

Sipas saj, FSK-ja – që është në proces të transformimit në ushtri – është një aleate e besueshme e partnerëve ndërkombëtarë dhe është garanci për paqe dhe siguri për Kosovën. 

Ushtarët e rinj u janë nënshtruar trajnimeve bazike, që kanë zgjatur për nëntë javë. 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se gjatë mandatit katërvjeçar qeveritar, janë rekrutuar 2.315 ushtarë të rinj. Sipas tij, në muajt në vijim, atyre do t’iu shtohen edhe 390 ushtarë, duke bërë që numri total i rekrutimeve të reja të arrijë në 2.705 ushtarë. 

“Ju jeni garancia më e fuqishme që populli i Kosovës do të jetojë në paqe, integriteti territorial do të jetë i pacenueshëm dhe sovraniteti i paprekshëm. Në realizim të këtij vizioni mbështetja e Qeverisë do të jetë e padiskutueshme sepse e tillë është vendosmëria jonë për të ngritur e zhvilluar kapacitetet tona mbrojtëse”, tha Kurti. 

Ai tha se Qeveria e udhëhequr nga ai ka investuar në armatim në vlerë prej 319 milionë Eurosh, duke përmendur këtu blerjen e dronëve Bayraktar nga Turqia, sistemet kundërtanke Javelin nga Shtetet e Bashkuara dhe duke përsëritur se Kosova shpejt do të ketë në inventar edhe helikopterët amerikanë, Black Hawk. 

Kurti tha po ashtu se buxheti për ushtrinë është rritur gjatë katër vjetëve të fundit. 

“Synimi ynë është i qartë ndërtimi dhe rritja e një ushtrie që respekton standardet më të larta të NATO-s dhe që është pjesë aktive e arkitekturës së sigurisë ndërkombëtare demokratike. Kosova nuk është një shtet që kërkon vetëm mbështetje, Kosova është një partnere që kontribuon, që investon dhe që garanton sigurinë rajonale”, tha Kurti. 

Së fundmi, Kosova ka iniciuar hapjen e një fabrike për prodhimin e municioneve në Kosovë, por edhe të dronëve. 

Përveç industrisë së mbrojtjes, institucionet kanë ndërmarrë hapa në thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me Shtetet e Bashkuara, por edhe me shtete të tjera rajonale, që janë pjesë e NATO-s, sikurse Kroacia dhe Shqipëria. 

Thellimi i bashkëpunimit në mbrojtje vjen në kohën kur po vazhdon procesi i transformimit të FSK-së në ushtri, proces që pritet të përmbyllet më 2028. 

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar më herët për Radion Evropa e Lirë se numri i pjesëtarëve të FSK-së ka kaluar 4.300 dhe se vitin e ardhshëm pritet të arrijë në mbi 5.000. 

Kosova mëton që një ditë të bëhet pjesë e strukturave të aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s, por ka pengesa në këtë drejtim, pasi në aleancë janë katër shtete që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. /REL 

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Opinion – Monika Kryemadhi për divorcin dhe politikën! (27 Mars 2025) 

Opinion – Monika Kryemadhi për divorcin dhe politikën! (27 Mars 2025) 

Tërmeti në Mianmar/ 20 fëmijë të bllokuar nën rrënojat e një manastiri

Tërmeti në Mianmar/ 20 fëmijë të bllokuar nën rrënojat e një manastiri

Bardhi denoncon kandidaten e PS në Roskovec: Fondet e bashkisë ia dha mamasë së vet për të ndërtuar bujtinë! 

Bardhi denoncon kandidaten e PS në Roskovec: Fondet e bashkisë ia dha mamasë së vet për të ndërtuar bujtinë! 

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com