Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria kolumbiane armëpushim gjashtëmujor me pesë grupet më të mëdha të armatosura

2023/01/02 at 10:34 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria kolumbiane armëpushim gjashtëmujor me pesë grupet më të mëdha të armatosura

Qeveria kolumbiane është pajtuar për një armëpushim gjashtëmujor me pesë grupet më të mëdha të armatosura që operojnë në këtë shtet, njoftoi presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro.


Armëpushimi ishte objektivi kryesor i politikës “të paqes totale” të Petros, që synon dhënien fund të konfliktit të armatosur që vazhdon në këtë shtet edhe pasi Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) u shpërbën më 2017.

Në Kolumbi – shtet ku prodhohet më së shumti kokainë në botë – ende operojnë grupe të armatosura dhe ato janë duke zhvilluar konflikt për të ardhurat e trafikimit të drogës dhe bizneseve të tjera të paligjshme, ka thënë Instituti për Zhvillim dhe Studime të Paqes.

“Ne jemi pajtuar për një marrëveshje dypalëshe me Ushtria Çlirimtare Kombëtare ,me Morkuetalian e Dytë, me Shtabin e Përgjithshëm Qendror, AGC-në dhe Forcat Vetëmbrojtëse të Siera Nevadës. Armëpushimi do të jetë nga 1 janari deri më 30 qershor 2023, dhe mund të zgjatet varësisht nga përparimi që do të bëhet në negociata”, tha Petro.

Ai tha se do të ketë një mekanizëm kombëtar dhe ndërkombëtar verifikues për monitorimin e përparimit në marrëveshjen e ashtuquajtur “të gjakut”.

Bisedimet e paqes midis grupeve të armatosura dhe Qeverisë ishin pezulluar gjatë qeverisjes së Ivan Duque (2018-2022), por pasi Petro erdhi në pushtet vitin e kaluar, ai rinisi bisedimet në nëntor. Deri më tani, autoritetet kolumbiane kanë negociuar me disa grupe të armatosura – të cilat në total kanë deri në 10.000 luftëtarë – por, kanë dështuar që të ndalin spiralen e dhunës që ka mbërthyer shtetin.

Sipas Institutit për Zhvillim dhe Studime të Paqes, gjatë vitit të kaluar ishin kryer pothuajse 100 masakra.

Ushtria Çlirimtare Kombëtare ka nisur negociatat me Qeverinë në nëntor. Më 19 nëntor, ky grup njoftoi për një armëpushim të njëanshëm deri më 2 janar. Qeveria më pas u bëri thirrje edhe grupeve të tjera të armatosura që t’i bashkoheshin marrëveshjes së armëpushimit.

Markuetalia e Dytë dhe Shtabi i Përgjithshëm Qendror – dy fraksione të FARC-ut që u ndan më 2016 – kanë mbajtur bisedime të ndara me Qeverinë.

Ndërkaq, AGC, që është banda më e madhe e drogës në Kolumbi, përbëhen nga paramilitarë të ekstremit të djathtë, që ishin çmilitarizuar në fillim të vitit 2000, gjatë presidencës së Alvaro Uribes.

Qeveria kolumbiane u ka ofruar grupeve “trajtim të mirë, sa i përket aspektit gjyqësor” për aktorët e armatosur, “në këmbim të dorëzimit të aseteve, shkatërrimin e organizatave dhe ndihmën që të ndalohet ushtrimi i bizneseve të paligjshme”, tha për AFP-në senatori Ivan Cepeda.

Disa disidentë refuzuan që të dorëzonin armët së bashku me FARC-un gjashtë vjet më parë, kur ky grup rebelë arriti marrëveshje me Bogotanë për t’i dhënë fund konfliktit të gjatë më shumë se pesë dekada.

Kolumbia ka përjetuar një konflikt të armatosur prej më shumë se 50 vjetësh midis shtetit dhe grupeve të ndryshme guerile të krahut të majtë, paramilitarëve të krahut të djathtë dhe trafikantëve të drogës.

Kur Petro erdhi në pushtet në gusht të vitit të kaluar, ai u zotua se do të negocionte me të gjitha grupet e armatosura kolumbiane, si pjesë e politikës së tij për “paqe totale”.

Aktualisht janë rreth 90 grupe politike dhe kriminale që operojnë në Kolumbi, sipas organizatave joqeveritare./REL



Ju sugjerojmë

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD
Politikë

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD

19 Shtator, 2025 11:19 am
Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”
Aktualitet

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

19 Shtator, 2025 10:19 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Aksident i rëndë në Vorë, një i vdekur dhe dy të plagosur

19 Shtator, 2025 10:00 am
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: Franca do e njohë Palestinën për të izoluar Hamasin

19 Shtator, 2025 9:14 am
Helikopteri i Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar
Bota

Helikopteri i Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar

19 Shtator, 2025 9:14 am
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Aktualitet

Regjistrimi digjital i pronave, Rama: Shërbime më të shpejta përmes e-Albania

19 Shtator, 2025 8:14 am
Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu
Aktualitet

Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu

19 Shtator, 2025 8:11 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

19 Shtator, 2025 8:06 am
A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….
-U tha në Opinion

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….

18 Shtator, 2025 10:38 pm
Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon
-U tha në Opinion

Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon

18 Shtator, 2025 10:25 pm
Para
Tërmet me magnitudë 4.1 në Kretë

Tërmet me magnitudë 4.1 në Kretë

Përplasen në ajër dy helikopterë, 4 viktima

Përplasen në ajër dy helikopterë, 4 viktima

Shpërdoruan detyrën, nën hetim 3 inspektorë të IMT-së në Bulqizë

Kallashnikov në vendin e punës, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë
















TE FUNDIT

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD
19 Shtator, 2025

Incidentet e një dite më parë në sallën e Kuvendit, teksa kryeministri Rama do të prezantonte programin qeverisë iu ka...

Lexo më shumë

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”
19 Shtator, 2025

Janë betuar përpara presidentit Bajram Begaj ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama. Presidenti Begaj lexoi dekretin dhe...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Vorë, një i vdekur dhe dy të plagosur

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
19 Shtator, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, në dalje të Vorës. Tre automjete me drejtues...

Lexo më shumë

Macron: Franca do e njohë Palestinën për të izoluar Hamasin

Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
19 Shtator, 2025

Presidenti francez, Emmanuel Macron akuzon Izraelin se po ndjek një “luftë të përhershme” në Gaza dhe thotë se në Francë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com