Shanset për të arritur një armëpushim të përhershëm në Gaza janë “të dyshimta”.
Ky vlerësim pesimist është dhënë nga qeveria izraelite, ndërsa kryeministri izraelit përgatitet të largohet nga Uashingtoni pas një vizite 4- ditore.
Kryeministri Benjamin Netanyahu do të largohet nga SHBA-të më vonë sot, ku edhe një armëpushim i përkohshëm 60-ditor duket jashtëzakonisht i pamundur këtë javë.
“Ne do të fillojmë negociatat për një zgjidhje të përhershme. Por a e arrijmë atë? Është e dyshimtë, por Hamasi nuk do të jetë atje”, tha Netanyahu.