Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria italiane shtyn BE për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

2025/08/03 at 9:41 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Qeveria italiane shtyn BE për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për azilin dhe emigracionin si dhe të rregullores për riatdhesimet. Pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së që rrëzoi interpretimin italian të normave mbi të cilat bazohet protokolli Itali-Shqipëri, Europa përpiqet të marrë masa për të mbrojtur reformën e procedurave të azilit dhe për të përshpejtuar riatdhesimet, çështje që nuk janë në interes vetëm të Giorgia Melonit.

Prandaj, një zëdhënës i Komisionit ka bërë të ditur se “në prill të këtij viti, Komisioni kishte propozuar tashmë të përshpejtohej kjo mundësi. Ne inkurajojmë Parlamentin dhe Këshillin të ecin përpara sa më shpejt që të jetë e mundur me këtë propozim”.

Adaptimi në të gjitha vendet e BE-së i procedurave të përshpejtuara në kufi për migrantët që vijnë nga vende të cilësuara si të sigurta, me një mundësi (por jo detyrim) për mbajtjen e tyre në qendra të posaçme që do të ndërtohen në zonat kufitare, një përkufizim më i rreptë i konceptit “vend i sigurt” dhe një listë e përbashkët europiane (që aktualisht përfshin vetëm shtatë vende, përfshirë Egjiptin dhe Bangladeshin që janë me interes të madh për Italinë), në të cilën çdo shtet mund të shtojë edhe vende të tjera, këto janë shtyllat e reformës që, nëse zbatohet më herët se hyrja në fuqi e planifikuar për qershorin e vitit 2026, duhet të përshpejtojë shqyrtimin e kërkesave për azil dhe të lehtësojë riatdhesimet për ata që nuk kanë të drejtë.

Një përshpejtim mbi të cilin qeveria Meloni llogarit për të dalë përfundimisht nga ngërçi i qendrave në Shqipëri. Edhe pse dyshimet juridike për zbatimin e rregullave të reja në eksperimentin pilot të Gjadrit mbeten dhe nuk janë të pakta.

Para së gjithash sepse Pakti parashikon që qendrat për procedurat e përshpejtuara të jenë në kufi dhe në territor europian dhe Shqipëria nuk është e tillë. Dhe gjithashtu sepse rregullat e reja nuk e zgjidhin plotësisht rebusin e përkufizimit “vend i sigurt”, për të cilin edhe dje ministri i Jashtëm Antonio Tajani shprehu rezerva me vendimin e Gjykatës së Drejtësisë Europiane: “Si mund ta dijë një gjyqtar nëse një vend është i sigurt apo jo? Kjo është një punë që ne e bëjmë përmes ambasadave, konsullatave. Është një punë e kujdesshme. Nuk është se një gjyqtar, për një ditë, mund të vendosë nëse një vend është i sigurt”.

Përgjigjja ndodhet në tekstin e rregullores së re: “Burimet e informacionit mbi të cilat bazohet kjo përcaktim duhet të jenë të aksesueshme edhe për kërkuesin e azilit dhe për gjykatësin kombëtar”. Që në praktikë do të thotë: BE-ja, në listën e saj të përbashkët të vendeve, dhe çdo shtet që dëshiron të shtojë vende të tjera, duhet të publikojë burimet e informacionit mbi të cilat e bazon vlerësimin se vendi i origjinës së migrantit është i sigurt.

Dhe nëse ka pjesë territori apo kategori personash në rrezik, ato duhet të identifikohen qartë në mënyrë që të përjashtohen menjëherë nga zbatimi i procedurave të përshpejtuara në kufi. Verifikimin do ta bëjnë gjithmonë gjyqtarët.

Gjithashtu ka dallime në kohëzgjatjen dhe mënyrën e zbatimit të këtyre procedurave në krahasim me ato të parashikuara për qendrat në Shqipëri: mbajtja e migrantëve është parashikuar “vetëm si mundësi e fundit” dhe procedura ka një kohëzgjatje maksimale prej tre muajsh, shumë më tepër se 28 ditët që Italia parashikon për riatdhesimin në vendet e sigurta./Tvklan.al

Ju sugjerojmë

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
Bota

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

14 Nëntor, 2025 10:31 pm
Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
Bota

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

14 Nëntor, 2025 9:00 pm
Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
Kronikë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

14 Nëntor, 2025 8:01 pm
Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
InstaBIZ

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

14 Nëntor, 2025 6:51 pm
Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë
Aktualitet

Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 6:43 pm
SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit
Bota

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

14 Nëntor, 2025 5:42 pm
Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët
Bota

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

14 Nëntor, 2025 4:41 pm
Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor
Aktualitet

Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor

14 Nëntor, 2025 4:25 pm
BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë
Aktualitet

BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 3:52 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

I djeg shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë

14 Nëntor, 2025 3:48 pm
Para
Helmohen disa banorë në Bulqizë

Lezhë, 3 automjete përplasen me njëri-tjetrin/Një nga drejtuesit dërgohet te Trauma

SHBA/Hetime për shkelje të ligjit për Jack Smith. Ish-prokurori hetoi Donald Trump

SHBA/Hetime për shkelje të ligjit për Jack Smith. Ish-prokurori hetoi Donald Trump

Zjarret, MM: 21 vatra aktive në vend/ Ndërhyrje nga ajri e qindra forca në terren

Arrestohen 2 shtetas për zjarrvënie në Divjakë e Mallakastër

TE FUNDIT

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
14 Nëntor, 2025

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të bashkohen me Venezuelën për paqen në Amerikë, ndërsa dënoi vendosjen...

Lexo më shumë

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
14 Nëntor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të urdhërojë një hetim mbi lidhjet e dyshuara të financuesit pedofil Jeffrey...

Lexo më shumë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
14 Nëntor, 2025

SPAK ka dërguar për gjykim kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, e akuzuar për veprën penale “Përdorim i funksionit publik...

Lexo më shumë

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
14 Nëntor, 2025

Industria muzikore në Mbretërinë e Bashkuar regjistroi vitin e kaluar një ndikim ekonomik prej rreth 8 miliardë paund, me Dua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com