Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria gjermane paraqet masat e kursimeve 

2024/01/10 at 10:49 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Scholz: Kurti dhe Vuçiç premtuan se do të zbatojnë marrëveshjet bazë të Brukselit

Hiqen subvencionet për naftën për fermerët, vendosen taksa për biletat e avionëve, forcohen rregullat për ndihmën sociale. 


Qeveria gjermane ka arritur një marrëveshje për masat shtrënguese shtesë për të reduktuar barrën mbi buxhetin federal për vitin 2024. Projektligji për financimin e buxhetit ndër të tjera përfshin uljen e diskutueshme të subvencioneve të naftës për fermerët, taksat më të larta për trafikun ajror dhe sanksione më të rrepta në fushën e ndihmës sociale për të papunët. 

Këto masa kursimi janë të nevojshme sepse, sipas një vendimi të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese, qeveria duhet të kompensojë një mungesë financiare prej rreth 30 miliardë eurosh në buxhetin bazë, si dhe në fondin e klimës dhe transformimit. 

Pavarësisht protestave, hiqen subvencionet për naftën për fermerët 

Nga maji do të rriten taksat për biletat e fluturimeve me avion. Në varësi të destinacionit përfundimtar të udhëtimit, biletat duhet të rriten me pothuajse një të pestën – në 15,53 deri në 70,83 euro për pasagjer. Taksa e biletës do të paguhet për të gjithë pasagjerët që nisen nga aeroportet gjermane. Tarifat shtesë do të duhet të paguhen nga kompanitë ajrore, por ato do të mund t’ua kalojnë këto taksa pasagjerëve. Nisur nga kjo, qeveria në Berlin këtë vit pret të ardhura shtesë prej rreth 400 milionë eurosh. 

Qeveria i qëndroi vendimit edhe për uljen shumë të diskutueshme të subvencioneve në sektorin e bujqësisë – pavarësisht protestave të fermerëve. Po flasim për heqjen graduale të stimujve tatimorë për naftën. “Është një kontribut i veçantë për uljen e subvencioneve që dëmtojnë klimën”, thuhet në projektin e qeverisë. Deri më tani fermerët kanë mundur të marrin një rimbursim të pjesshëm të taksës së energjisë për naftën, me kompensim prej 21,48 cent për litër. 

Koalicioni qeverisës gjerman në fakt fillimisht planifikonte të shkurtonte menjëherë dhe plotësisht këtë ndihmë, e cila jepet që nga viti 1951. Fermerëve dhe kompanive të prekura në sektorin agrar tani u është dhënë më shumë kohë për t’u përshtatur. Këtë vit, shkalla e subvencioneve do të ulet me 40 për qind, ndërsa në vitin 2025 dhe 2026 me 30 për qind shtesë. Nga viti 2026, këto subvencione nuk duhet të ekzistojnë më. 

Drita jeshile për shkurtimin e ndihmave sociale 

Kabineti dha dritën jeshile edhe për shkurtimin e planifikuar të ndihmës sociale për të papunët, të ashtuquajturin “Bürgergeld”. Në të ardhmen, zyrat e punësimit (Jobcenter)do të mund të anulojnë plotësisht për dy muaj, ndihmat për personat e papunë që refuzojnë me këmbëngulje punët e ofruara. 

Pritet që kjo rregullore të sjellë kursime prej rreth 170 milionë euro në vit – 150 milionë për qeverinë federale dhe 20 milionë për komunat. Në të njëjtën kohë, ndihma e dhënë për banim dhe ngrohje nuk duhet të hiqet. 

Përveç kësaj, do të hiqen edhe i ashtuquajturi bonusi i ndihmës sociale prej 75 euro në muaj, i cili është futur për trajnimin e mëtejshëm të të papunëve. Pritet që kjo të sjellë kursime shtesë prej 100 milionë eurosh. Trajnimet që synojnë marrjen e diplomës profesionale do të vazhdojnë të mbështeten me 150 euro në muaj. 

Vendimi për buxhetin ndoshta në janar 

Pasi qeveria mori një vendim për masat shtrënguese, parlamenti gjerman është tani në lëvizje. Qeveria pret që buxheti fillimisht të miratohet në janar në Bundestag dhe më pas në seancën e 2 shkurtit në Bundesrat. Deri atëherë në fuqi është i ashtuquajturi Menaxhimi i përkohshëm i buxhetit./DW 



Ju sugjerojmë

Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani
Bota

Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

19 Maj, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 19 maj 2025

19 Maj, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 19 maj 2025

19 Maj, 2025 8:16 am
Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
Bota

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

18 Maj, 2025 10:32 pm
Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
Aktualitet

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

18 Maj, 2025 9:32 pm
Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
Politikë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

18 Maj, 2025 9:10 pm
Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
Aktualitet

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

18 Maj, 2025 9:01 pm
Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
Sport

Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

18 Maj, 2025 8:29 pm
Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s
Bota

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

18 Maj, 2025 7:53 pm
Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona
Bota

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona

18 Maj, 2025 7:36 pm
Para
Përplasën dy makina në Vlorë, plagosen nënë e bijë

Vetëplagoset me armë gjahu 41-vjeçari në Kukës, dërgohet me urgjencë te Trauma 

I maskuar më kapuç e doreza, 47-vjeçari vjedh 3 banesa brenda ditës në Golem

I maskuar më kapuç e doreza, 47-vjeçari vjedh 3 banesa brenda ditës në Golem

Gjenden të vdekur tre persona në Kosovë

Kaçanik/E mitura gjendet e mbyllur në një banesë, policia: Dyshohet se është abuzuar me të
















TE FUNDIT

Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani
19 Maj, 2025

Ishin zgjedhje që u quajtën vendimtare për Rumaninë. Tani dihet: Kandidati pro-evropian Dan e fitoi balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 19 maj 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
19 Maj, 2025

Shqipëria vijon nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta. Sipas Meteoalb, orët e pasdites do të...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 19 maj 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
19 Maj, 2025

Dashi Sot mund të ndiheni disi të lodhur. Është e këshillueshme që të shmangni çdolloj konflikti me partnerët në biznes...

Lexo më shumë

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
18 Maj, 2025

Ish-presidenti amerikan Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com