Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria gjermane: Mafia italiane përdor shqiptarët për trafikun e kokainës

2019/06/08 at 11:00 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Qeveria gjermane: Mafia italiane përdor shqiptarët për trafikun e kokainës

Qeveria gjermane i është përgjigjur një kërkese të partisë “Të Gjelbrit” mbi ndikimin e mafies italiane në Gjermani. Ndër të tjera në përgjigjen e qeverisë gjermane thuhet: “Mendohet gjithashtu se disa anëtarë të Krimit të Organizuar Italian bashkëpunojnë me korrierë të lëndëve narkotike dhe grupime që kanë prejardhje shqiptare. Kjo prek nga njëra anë sektorin e trafikimit të produkteve me kanabis, të cilat prodhohen kryesisht në Shqipëri.


Veç kësaj vihet re një ndarje pune në trafikimin e lëndëve narkotike (kokainës) nga Amerika e Jugut për në Europë dhe transportin e mëtejshëm brenda Europës. Pjesëtarët e Krimit të Organizuar Italian organizojnë blerjen e kokainës në vendet përkatëse. Personat me prejardhje shqiptare dhe strukturat e tyre marrin përsipër detyra logjistike duke e transportuar mallin ilegal nga portet detare të Europës dhe duke e shpërndarë atë më tej në Evropë”, thuhet në raport.

Përveç shqiptarëve, mafia italiane bashkëpunon në Gjermani me edhe me grupime rokerësh ose të ngjashme si edhe me banda të krimit të organizuar ruso-eurazik. Sipas një raportit policor të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjermane, shqiptarët zënë vendin e katërt ndër të huajt që kapen nga policia për vepra penale të lidhura me krimin e organizuar.

‘Ndrangheta më e rrezikshmja në Gjermani

Sipas qeverisë gjermane, organizata mafioze ‘Ndrangheta, e cila konsiderohet nga më të rrezikshmet, ka 800-1000 anëtarë në Gjermani. Sipas raportit në fjalë, këtu ka së paku 18 deri 20 baza fikse të ashtuquajtura “lokale” të mafies kalabreze. Meqenëse çdo bazë ka deri në 50 anëtarë, mendohet se numri i anëtarëve mund të jetë shumë më i madh se 344 – ky është numri i anëtarëve të ‘Ndranghetas që ka regjistruar deri tani qeveria gjermane. Irene Mihalic, zëdhënëse e grupit parlamentar për të Gjelbrit, ka thënë për gazetën FAZ, se qeveria gjermane e ka pranuar që bazat lokale në Gjermani kanë së paku tre herë më shumë anëtarë se sa dihej deri tani: “Kjo është një shifër minimumi tre herë më e lartë dhe një fushë e errët që duhet zbardhur.”

Ndikim në politikë

Sipas të dhënave të qeverisë gjermane, mafia italiane numëron 585 anëtarë me vendbanim të përhershëm në Gjermani. Pas ‘Ndrangeta-s, e cila është grupimi më i madh, vjen Cosa Nostra me 123 anëtarë, degët e Camorra-s nga Campania me 94 anëtarë dhe klanet mafioze nga Pulia, ku numërohen 18 anëtarë.

Sipas raportit në fjalë, mafia italiane ka një “shkallë të lartë organizimi dhe profesionalizmi”. Karakteristikë e saj është se nuk bën akte dhune dhe se përpiqet të ushtrojë ndikim mbi aktorë të politikës dhe ekonomisë. Në vitin 2017 ishin regjistruar tre tentativa të tilla nga grupime mafioze italiane, thuhet në raportin e ministrisë, pa specifikuar, se për cilat raste bëhet fjalë.

Aksioni më i fundit i policisë kundër ‘Ndragheta-s quhej Pollino dhe u ndërmor në dhjetor 2018. Ai synonte të godiste biznesin kryesor të saj: trafikun e kokainës që mafiozët italianë e drejtonin nga bazat e tyre në Renaninë Veriore-Vestafali e ku bashkëpunonin edhe me grupe të tjera të krimit të organizuar, si shqiptarë dhe turq. Këta të fundit mbahen si specialistë për ndërtime të fshehta nëpër makina. Në mbarë Evropën u kapën 90 vetë, mes tyre 14 në Gjermani./ BURIMI: DW



Ju sugjerojmë

Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë, objektivat e mandatit të katërt
Kryesore

Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë, objektivat e mandatit të katërt

20 Shtator, 2025 10:30 am
Prostitucion në një lokal në Fier, pranga 3 organizatorëve e 2 shtetaseve nga Uganda
Kronikë

Prostitucion në një lokal në Fier, pranga 3 organizatorëve e 2 shtetaseve nga Uganda

20 Shtator, 2025 10:26 am
KQZ shpërndan 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja
Politikë

KQZ shpërndan 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja

20 Shtator, 2025 10:00 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Tiranë/ U kap duke transportuar pako me kokainë, arrestohet 22-vjeçari

20 Shtator, 2025 9:48 am
“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare

20 Shtator, 2025 8:55 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 20 shtator 2025

20 Shtator, 2025 8:22 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20 Shtator, 2025 8:01 am
Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
Bota

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

19 Shtator, 2025 11:04 pm
Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
Bota

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

19 Shtator, 2025 9:56 pm
Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
Sport

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

19 Shtator, 2025 9:18 pm
Para
Ligji i ri në Australi, gjobë dhe burg për videot e dhunshme

Pas protestave, Facebook vendos të takojë nudistët

A do marrë fund kriza politike? Zyrtari amerikan vjen në Tiranë

Palmer: Kush prek zgjedhjet nuk futet në SHBA

Aksidentohen me motor, dy të rinj në gjendje të rëndë

Aksidentohen me motor, dy të rinj në gjendje të rëndë
















TE FUNDIT

Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë, objektivat e mandatit të katërt

Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë, objektivat e mandatit të katërt
20 Shtator, 2025

Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala, u prezantua para uniformave të bardha këtë të shtunë në mëngjes në një...

Lexo më shumë

Prostitucion në një lokal në Fier, pranga 3 organizatorëve e 2 shtetaseve nga Uganda

Prostitucion në një lokal në Fier, pranga 3 organizatorëve e 2 shtetaseve nga Uganda
20 Shtator, 2025

5 persona janë arrestuar në Fier, pasi ushtronin prostitucion në një lokal në Mbrostar. Uniformat blu bëjnë me dije se...

Lexo më shumë

KQZ shpërndan 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja

KQZ shpërndan 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja
20 Shtator, 2025

Katër parti të reja që garuan në parlamentaret e 11 majit 2025, kanë përfituar kompensim financiar pas zgjedhjeve. Kompensimi financiar...

Lexo më shumë

Tiranë/ U kap duke transportuar pako me kokainë, arrestohet 22-vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
20 Shtator, 2025

Një 22-vjeçar u arrestua nga policia pasi kap në flagrancë, në autostradën “Tiranë-Durrës”, duke transportuar pako me kokainë, për ta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com