Aktualitet

Qeveria fond shtesë për sportin/Kushi: Të shpërblejmë sportistë që na nderojnë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:46 - 18/05/22 |
Opi Nion

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka bërë të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar një fond shtesë prej 160 milionë lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë.

Sot morëm një vendim të rëndësishëm edhe për sportin. Përmes një mbështetje financiare prej 160 milionë lekë të reja për federatat sportive dhe sportistët elitarë. Qëllimi këtij vendimi është që të garantohet vazhdimësia e aktivitetit sportiv nga federatat sportive, pasi buxheti fillestar i akorduar ishte i pamjaftueshëm për t’i plotësuar të gjitha nevojat e tyre që të marrin pjesë në kampionate qofshin Ballkanike, Europiane apo Botërore. Me këtë shtesë fondesh shmangim rrezikun që Shqipëria të mos përfaqësohet, apo të cenohej imazhi i sportit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Nëpërmjet kësaj shtese buxhetore ne mundësojmë që nga nesër të shpërblejmë këta sportistë që na kanë nderuar denjësisht në arenën ndërkombëtare njësoj si sportistët në vendet e tjera të BE. Ndërkohë që synojmë mbështetjen e kampionateve europiane në Shqipëri, siç është ai i peshëngritjes që do të zhvillohet në Tiranë”,-tha Kushi.

Pas