Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria e Scholz-it tani vetëm qeveri në detyrë

2025/03/26 at 10:09 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria e Scholz-it tani vetëm qeveri në detyrë

Qeveria gjermane nën kancelarin Scholz është tani vetëm qeveri në detyrë.

Presidenti gjerman, Steinmeier shkarkoi zyrtarisht qeverinë gjermane aktuale, por vlerësoi edhe arritjet e saj.

Tani e tutje, kancelari Scholz dhe kabineti i tij si qeveri në detyrë do të marrin pjesë vetëm në takime që janë absolutisht të nevojshme.  Presidenti gjerman, Steinmeier shkarkoi zyrtarisht qeverinë gjermane aktuale të martën (25.03) pas thirrjes së Buundestagut të ri. Steinmeier vlerësoi qeverinë në largim për menaxhimin e krizës gjatë tre viteve e tre muajve të fundit.

Ai kujtoi pandeminë e Coronës, luftën e agresionit rus kundër Ukrainës, sulmin e Hamasit ndaj Izraelit dhe luftën pasuese të Gazës.

“Si një qeveri federale, shpesh ju është dashur të veproni shumë shpejt dhe me vendosmëri,” tha Steinmeier. “Ata duhej të ecnin në një terren të panjohur dhe të kërkonin shtigje të reja”.

Dështimi i koalicionit trepartiak për buxhetin

Reagimi i qeverisë ndaj pushtimit rus të Ukrainës në veçanti ishte “një akt i fuqishëm”, u shpreh presidenti gjerman. Qeveria arriti të përmirësonte aftësinë mbrojtëse të Gjermanisë në plan afatmesëm me ndihmën e një fondi të posaçëm dhe bëri gjithçka për të siguruar furnizimin me energji në dimrin e parë të luftës. Së bashku me landet dhe komunat, ata bënë të mundur pranimin e refugjatëve të shumtë të luftës.

“Kjo arritje e qeverisë suaj federale meriton respekt”, tha Steinmeier dhe i bëri thirrje Bundestagut të ri që “të debatojnë me njëri-tjetrin me respekt dhe në mënyrë konstruktive”.

Koalicioni trepartiak i SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së u prish në fillim të nëntorit 2024 për shkak të mosmarrëveshjes për buxhetin. Scholz shkarkoi ministrin e Financave të FDP, Christian Lindner në atë kohë. Liberalët më pas u larguan nga koalicioni, vetëm ministri i Transportit Volker Wissing mbeti në qeveri si jopartiak. Gjermania kaloi në zgjedhje të parakohshme më 23 Shkurt.

Është ende e paqartë se kur do të ketë një qeveri të re në Gjermani. Nëse bisedimet e koalicionit zhvillohen me sukses, Friedrich Merz dhe kabineti i tij mund të marrin certifikatat e emërimit në Pallatin Bellevue përpara Pashkëve./DW

Ju sugjerojmë

Euro në rënie të lirë/ Ja sa po këmbehet monedha evropiane
Aktualitet

Euro në rënie të lirë/ Ja sa po këmbehet monedha evropiane

12 Korrik, 2025 3:42 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Gramsh/ Humbi jetën teksa po punonte për hapjen e një pusi, arrestohen 2 persona

12 Korrik, 2025 3:15 pm
(VIDEO)Vijon aksioni në Theth, banorit që po i shemben vilat u shërben policëve ujë
Aktualitet

(VIDEO)Vijon aksioni në Theth, banorit që po i shemben vilat u shërben policëve ujë

12 Korrik, 2025 3:00 pm
Rama: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë! Sekuestro nga..
Aktualitet

Rama: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë! Sekuestro nga..

12 Korrik, 2025 2:41 pm
“Drejtësi për Agonin”: Protestë në Kosovë pas vdekjes së 27-vjeçarit
Rajoni

“Drejtësi për Agonin”: Protestë në Kosovë pas vdekjes së 27-vjeçarit

12 Korrik, 2025 2:31 pm
U zunë në mënyrë të paligjshme/ Lirohen hapësirat publike në Tiranë, 2 në procedim
Aktualitet

U zunë në mënyrë të paligjshme/ Lirohen hapësirat publike në Tiranë, 2 në procedim

12 Korrik, 2025 2:10 pm
‘Në shtetrrethim’/Berisha:Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin. Dënoj..
Aktualitet

‘Në shtetrrethim’/Berisha:Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin. Dënoj..

12 Korrik, 2025 1:57 pm
Ndahet nga jeta në Kavajë ish-ambasadori gjerman, Werner Daum
Aktualitet

Ndahet nga jeta në Kavajë ish-ambasadori gjerman, Werner Daum

12 Korrik, 2025 1:39 pm
Akuzohet për financim të ISIS, GJKKO dënon me burg Muhamet Manollarin
Aktualitet

Trafik droge nga Amerika Latine, Gjykata e Posaçme lë në burg 7 të arrestuarit

12 Korrik, 2025 1:37 pm
Policia sekuestron 40 mijë € veshje të kontrabanduara/ Do shiteshin te tregu i..
Aktualitet

Policia sekuestron 40 mijë € veshje të kontrabanduara/ Do shiteshin te tregu i..

12 Korrik, 2025 1:22 pm
Para
Më vdekjeprurësit në historinë e vendit/ 18 persona shkrumbohen nga zjarret në Korenë e Jugut

Më vdekjeprurësit në historinë e vendit/ 18 persona shkrumbohen nga zjarret në Korenë e Jugut

Ndërhyrjet në sistemin TIMS, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq ish-drejtorin e IT, Ervin Muça

Ndërhyrjet në sistemin TIMS, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq ish-drejtorin e IT, Ervin Muça

Koçiu firmos marrëveshjen me homologun izraelit: Partneritet më i fortë në kujdesin shëndetësor dhe shkëmbimin e eksperiencave në mjekësi

Koçiu firmos marrëveshjen me homologun izraelit: Partneritet më i fortë në kujdesin shëndetësor dhe shkëmbimin e eksperiencave në mjekësi

TE FUNDIT

Euro në rënie të lirë/ Ja sa po këmbehet monedha evropiane

Euro në rënie të lirë/ Ja sa po këmbehet monedha evropiane
12 Korrik, 2025

Kjo javë ka sjell një dobësim të ndjeshëm të euros, duke arritur një nivel të ri historik të kursit të...

Lexo më shumë

Gramsh/ Humbi jetën teksa po punonte për hapjen e një pusi, arrestohen 2 persona

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
12 Korrik, 2025

Dy persona janë arrestuar sot më 12 korrik, vetëm një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Gramsh, ku...

Lexo më shumë

(VIDEO)Vijon aksioni në Theth, banorit që po i shemben vilat u shërben policëve ujë

(VIDEO)Vijon aksioni në Theth, banorit që po i shemben vilat u shërben policëve ujë
12 Korrik, 2025

Ka rinisur mëngjesin e kësaj të shtune, 12 korrik, operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të...

Lexo më shumë

Rama: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë! Sekuestro nga..

Rama: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë! Sekuestro nga..
12 Korrik, 2025

Përmes një postimi në rrjetet sociale e shoqëruar edhe me anë të një videoje, kryeministri Edi Rama ka bërë një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com