Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria e re gjermane, Schulz merr besim e partisë për bisedime me Merkel

2018/01/21 at 8:29 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Qeveria e re gjermane, Schulz merr besim e partisë për bisedime me Merkel

Debate të zjarrta e përçarje. Socialdemokratët luftuan gjatë me veten derisa vendosën pro bisedimeve të koalicionit me Unionin. Konservatorët e përshëndetën rezultatin, por edhe paralajmëruan. Merkel përshëndeti SPD-në.


Pas një debati të zgjatur dhe pasigurisë deri në minutën e fundit, mund ta kuptoje gëzimin në fytyrat e krerëve demokratë pas rezultatit pozitiv të votimit me 56,4% për Po. 362 delegatë nga 642 gjithsej pranuan në Bonn fillimin e bisedimeve për një koalicion të ri me konservatorët. Kreu i socialdemokratëve, Martin Schulz u shpreh i lehtësuar pas miratimit të bisedimeve për koalicionin. “Jemi sigurisht të gjithë të lehtësuar”, tha ai për televizionin Phoenix. “Do të përpiqemi pas këtij diskutimi të fortë (…) të bashkojmë partinë.” Schulz premtoi se do të dëgjojë zërin e kritikëve. Rëndësi ka që partia të ruajë unitetin.

Edhe kryeministri i landit të Saksonisë së Poshtme, Stephan Weil nuk e fsheh lehtësimin e tij. “Jam i lehtësuar. Dukej qartë se partia socialdemokrate luftonte me veten.” Politikani socialdemokrate theksoi se negociatat për koalicionin ishin “një punë goxha e vështirë”, tha Weil. Në debatin paraprak gjatë ditës së dielë partia socialdemokrate u tregua mjaft e përçarë. Në fund megjithatë fitoi Po-ja mes 642 delegatëve që debatuan gjatë për mundësinë e koalicionit apo rigjenerimin në opozitë.

Reagime pozitive por edhe paralajmërime nga Unioni

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e përshëndeti votën pro të socialdemokratëve. Me këtë hapet rruga për negociata, tha Merkel të dielën në Berlin. Por dokumenti paraprak i arritur mes socialdemokratëve dhe Unionit është korniza e bisedimeve, sipas kancelares gjermane.

Të menjëhershme ishin urimet nga partia konservatore, CDU. Zëvendëskryetarja e partisë kristiandemokrate, CDU, Julia Klöckner e përshëndeti rezultatin e kongresit të jashtëzakonshëm. “Urime për vendimin dhe gatishmërinë për t’i shërbyer vendit, SPD” shkroi ajo në twitter. Nërsa kryeministri konservator i landit të Hessenit, Volker Bouffier (CDU) u shpreh se tani duhet të fillojnë shpejt bisedimet për koalicion. Ajo që është e qartë, është se vlejnë rezultatet e bisedimeve paraprake dhe pikat kryesore nuk duhet të vihen më me pikëpyetje, tha ai .Zëvendëskryetari kristiandemokrat, Thomas Strobl po ashtu paralajmëroi SPd nga pritshmëri të gabuara. “Për negociatat e mëtejshme vlen ajo që u ra dakord në bisedimet paraprake”, tha ai. Nuk do ketë kthime prapa, megjithëse SPD e ka këtë fantazi.

Ndërsa zëvendëskryetari i partisë liberale, Michael Theurer komentoi me ironi rezultatin e SPD-së. “Unioni do të bëjë disa kompromise të kalbura me qëllim që Merkeli të zgjidhet edhe njëherë kancelare.” Por sipas tij koalicioni i madh është i dështuar- Rezultati i ngushtë e tregon se është një koalicion i lëkundur, tha ai.

Miratim për Po-në socialdemokrate erdhi edhe nga Shoqata e Punëdhënësve Gjermanë, BDA. “Kemi nevojë për një qeveri funksionale”, u shpreh presidenti i BDA, Ingo Krämer.

Politikë e re për Europën

Më parë kreu i partisë socialdemokrate mbajti një fjalim, i cili nuk u shoqërua me duartrokitje të zjarrta. Ai theksoi se të paktën duhet të shohim mundësitë se çfarë çon tek përmirësimi i jetës së njerëzve në këtë vend dhe në Europë. Zgjedhjet e reja nuk janë rruga e duhur për SPD. Po ashtu rigjenerimi, i shumëkërkuar nga SPD pas rezultatit katastrofik dhe pjesëmarrja në qeveri nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën, tha Schulz. Schulz kërkoi që SPD të prezantohet më mirë në një koalicion qeverisës. Si projekt të rëndësishëm për SPD, Schulz paraqiti arsimin. Bëhet fjalë për modernizimin e shkollave, një arsim pa tarifa dhe të drejtat e fëmijëve në kushtetutë.

Martin Schulz kërkon një politikë të re për Europën dhe sheh aty mundësinë e pengimit të “valës djathtiste” në Europë. Presidenti francez, Emmanuel Macron ka nevojë për partner në Europë, ndryshe nuk përjashtohet që në vendin fqinj një ditë të qeverisin ekstremistët e djathtë, tha ai.

“Ne do të negociojmë deri sa të kuisë nga pala tjetër”

Drejtuesja e grupit parlamentar socialdemokrat, Andrea Nahles mbajti fjalim luftarak për të bindur delegatët e partisë së saj. Ajo premtoi negociata të ashpra. “Ne do të negociojmë deri sa të kuisë nga pala tjetër”, tha Nahles. Po qe se SPD-ja do të refuzojë në këtë pikë negociatat me koalicionin, qytetarët do thonë, a janë në vete këta, theksoi Nahles në fjalimin e saj.

Në debatin që parapriu votimin për hyrjen në bisedimet e koalicionit e morën fjalën si kundërshtarët edhe përkrahësit e idesë së koalicionit. Kevin Kühnert, drejtuesi i të rinjve socialdemokratë, dhe ideusi i fushatës për JO në një koalicion e Merkelin kërkoi një fillim të ri në opozitë. Të përbashkëtat me Unionin janë konsumuar, tha ai. “Zigzaget e SPD-së që nga zgjedhjet kanë kushtuar besimin e votuesve”, theksoi drejtuesi i lëvizjes kundër koalicionit të madh.”Ne e bëjmë veten të vogël, ashtu si jemi prezantuar deri tani në qeveri.” /DW/

 

Etiketa: bisedimetmerkelpartiaschulz


Ju sugjerojmë

“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare

20 Shtator, 2025 8:55 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 20 shtator 2025

20 Shtator, 2025 8:22 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20 Shtator, 2025 8:01 am
Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
Bota

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

19 Shtator, 2025 11:04 pm
Ilir Meta mbetet në burg
Kronikë

Ilir Meta mbetet në burg

19 Shtator, 2025 4:22 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Votohet shkarkimi i tij, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit

19 Shtator, 2025 3:35 pm
I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës
Kryesore

I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës

19 Shtator, 2025 2:27 pm
Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu
Kronikë

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

19 Shtator, 2025 1:21 pm
Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”
Aktualitet

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

19 Shtator, 2025 10:19 am
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Aktualitet

Regjistrimi digjital i pronave, Rama: Shërbime më të shpejta përmes e-Albania

19 Shtator, 2025 8:14 am
Para
Video/ Vëllai e hedh në gjyq për tokën, gruaja: Nuk të dua më, ma ke shkatërruar jetën!

Video/ Vëllai e hedh në gjyq për tokën, gruaja: Nuk të dua më, ma ke shkatërruar jetën!

Erdogan: Bashkë me shqiptarët dhe boshnjakët jemi 80 milionë

Erdogan: Bashkë me shqiptarët dhe boshnjakët jemi 80 milionë

Kryemadhi: Më 27 janar, protesta më e madhe në historinë e opozitave

Kryemadhi: Më 27 janar, protesta më e madhe në historinë e opozitave
















TE FUNDIT

“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare

“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare
20 Shtator, 2025

Shqipëria po shndërrohet në një destinacion kryesor mesdhetar, duke synuar zhvillimin e turizmit gjatë gjithë vitit, sipas “Travel and Tour...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 20 shtator 2025

20 Shtator, 2025

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
20 Shtator, 2025

Dashi Do keni shumë dyshime për partnerin tuaj sot dhe për gjestin me të vogël do debatoni me të. Xhelozia...

Lexo më shumë

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
19 Shtator, 2025

Udhëheqësi rus Vladimir Putin tha se brezi i ardhshëm i udhëheqjes politike të vendit duhet të përbëhet nga veteranë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com