Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kabinetin e ri të qeverisë së Kosovës, teksa i ka bërë thirrje që të fillojë punën sa më shpejt për të kompensuar muajt të humbur prej mosmarrëveshjeve LVV- LDK.
Thaçi thotë se qeveria e re duhet të përmbushë premtimet e dhëna si dhe të punojë për të tejkaluar sfidat e shumta të Kosovës.
STATUSI I PRESIDENTIT HASHIM THAÇI
E mirëpres votimin e sotëm të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për krijimin e Qeverisë së re. Duke uruar kabinetin e ri qeveritar, i ftoj të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve, duke kompensuar ditët e humbura dhe vazhduar angazhimin institucional për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.
Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara të cilat mund të tejkalohen vetëm me punë, me përkushtim, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri shtetërore. HTH/ Opinion.al