Në një prononcim për mediat pas votimit të kabinetit Rama 3, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se 77 votat ishin për formalizimin e PPP Rama-Doshi-Rakipi.
Sakaq, ai e cilësoi qeverinë e re një fatkeqësi kombëtare. Më tej kryedemokrati tha se qëllimi i PD është që të bëjë gjithçka që t’u kthejë shqiptarëve demokracinë, parlamentin dhe qeverisjen e lirë.
“77 votat e sotme janë formalizimi i PPP Rama-Doshi-Rakipi, bashkë me kriminelët e dosjes 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe të dosjes 339 të Shijakut, bashkë me Rrahman Rrahjën, janë fatkeqësia për çdo shqiptar. Fatkeqësia kombëtare. Qellmi i kësaj PPP, pakice përkatësisht, është që të mbajnë pushtetin nën koston e familjeve shqiptare. Qëllimi ynë është që të bëjmë gjithçka që t’u kthejmë shqiptarëve demokracinë, parlamentin dhe qeverisjen e lirë.”, pohoi Basha./Opinion.al