Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria e Kosovës nis ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër për lidhjen e Mitrovicës

2025/07/01 at 12:14 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Qeveria e Kosovës nis ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër për lidhjen e Mitrovicës

Procesi i ndërtimit të dy urave në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër – përmes së cilave Qeveria në detyrë e Kosovës ka thënë se synon ta lidhë Mitrovicën e Veriut të banuar me shumicë serbe me Mitrovicën e Jugut të banuar me shumicë shqiptare – do të fillojë në pasditen e 1 korrikut, ka bërë të ditur Qeveria në detyrë. Gurthemelet e dy urave të reja, njëra për automjete dhe tjetra për këmbësorë, do të vendosen të martën, në orën 17:00.


Në këtë ngjarje do të marrin pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti; kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq; nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri; ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryesues i Bordit të Përbashkët të dy komunave; Elbert Krasniqi; si dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu. Qeveria në detyrë e Kosovës, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, tha më herët se projekti për ndërtimin e urave është iniciuar me kërkesë të dy komunave, si rezultat i krijimit të Bordit të Përbashkët të Mitrovicës.

Memorandumi i mirëkuptimit, thuhet në deklaratë, parashikon që Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) t’i financojë dhe zbatojë këto projekte infrastrukturore – që përfshijnë ndërtimin e urave për këmbësorë dhe automjete mbi lumin Ibër – me qëllim të lehtësimit të lirisë së lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave. Sa i përket mundësisë së hapjes së urës kryesore mbi Ibër për qarkullimin e automjeteve – gjë që ka shkaktuar tensioneve vitin e kaluar – Qeveria ka theksuar se qëndrimi i saj mbetet i pandryshuar:

“Ura kryesore mbi Ibër duhet të jetë e hapur për qarkullim të plotë, ndërsa ndërtimi i dy urave të reja do të kontribuojë më shumë në frymën e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave dhe lëvizjen e lirë në të dyja anët e lumit Ibër”.

Nga Bashkimi Evropian i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk janë të përfshirë në këtë projekt dhe as që janë të njoftuar për të.

Sipas BE-së, çdo vendim për ndërtimin e infrastrukturës mbi lumin Ibër duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse – duke i përfshirë plotësisht të gjitha komunitetet që preken nga kjo çështje.

Një këshilltar në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut nga komuniteti serb, Dushan Millunoviç, beson se këto ura janë të panevojshme.

Ndërtimi i këtyre urave “do të ndikojë negativisht në situatën e përgjithshme”, ka thënë Millunoviç.

“Nëse do t’i kishim zgjidhur të gjitha problemet e qytetit, siç janë rrugët, kanalizimet, infrastruktura… Nëse do të ishte koha për të ndërtuar ura, do ta kuptoja. Por, për fat të keq, situata në terren nuk është e tillë”, është shprehur ai për Radion Evropa e Lirë.

Nënkryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku, ka thënë se mbështet çdo ndërtim urash, pasi ato janë simbol i lidhjes mes njerëzve, kulturave dhe dallimeve, por ka shtuar se për momentin, ka çështje më me prioritet për t’u trajtuar.

Qyteti i Mitrovicës u nda në periudhën e pasluftës, ndërsa në vitin 2013 u nda edhe zyrtarisht në dy komuna: Mitrovica e Jugut e banuar me shumicë shqiptare, dhe Mitrovica e Veriut e banuar me shumicë serbe.

Në mes të qershorit të 2025-tës u formua edhe një bord i përbashkët i këtyre dy komunave, bazuar në Ligjin për Kufijtë Administrativë të Komunave, me qëllim “përafrimin e qytetarëve”. Verën e vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ndërmori një nismë për të hapur urën kryesore mbi Ibër për trafik – gjë që u kundërshtua nga popullsia lokale serbe dhe bashkësia ndërkombëtare.

Misioni i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, KFOR – ushtarët e të cilit janë të stacionuar në urën kryesore mbi lumin Ibër – kishte thënë atëkohë se çdo vendim për hapjen e urës, duhet të merret brenda kornizës së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Ambasadori i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i kishte thënë Radios Evropa e Lirë se ka rrezik real nga hapja e urës në Mitrovicë, i cili mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë edhe ushtarët amerikanë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte deklaruar më pas se Qeveria e tij do t’i vazhdonte konsultimet dhe koordinimin në lidhje me hapjen e urës, duke theksuar se kjo çështje nuk është e drejtuar kundër askujt. Në vitin 2014, Kosova dhe Serbia ranë dakord për hapjen e urës për trafik, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. I ashtuquajturi rivitalizim i urës u planifikua me qëllim heqjen e të gjitha barrikadave të vendosura nga serbët lokalë dhe funksionalizimin e urës.

Më pas, në vitin 2016, u miratua një plan i ri zbatimi, që synonte kapërcimin e mosmarrëveshjeve mbi interpretimet e ndryshme të konstatimeve të mëparshme. Sipas planit të ri të zbatimit, hapja e plotë e urës duhej të bëhej në janar të vitit 2017. Punimet rreth rivitalizimit të urës përfunduan vetëm në qershor të vitit 2018 dhe ura, në të cilën u investuan 1.5 milion euro, nuk u hap kurrë për automjete, por vetëm për këmbësorë. REL

 



Ju sugjerojmë

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën
Aktualitet

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën

15 Tetor, 2025 12:24 pm
Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?
Aktualitet

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?

15 Tetor, 2025 11:37 am
Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari
Kronikë

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari

15 Tetor, 2025 11:09 am
Auto-Skicë
Kryesore

Gazment Bardhi përballet me Peleshin: Po nuk e drejtove dot Kuvendin hiq dorë

15 Tetor, 2025 10:38 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagosi me thikë të moshuarin, arrestohet pas 6 muajsh 36-vjeçari në Berat

15 Tetor, 2025 9:37 am
SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha
Bota

SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha

15 Tetor, 2025 9:33 am
OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike
Bota

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike

15 Tetor, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 15 tetor 2025

15 Tetor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

15 Tetor, 2025 8:03 am
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
Bota

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

14 Tetor, 2025 10:38 pm
Para
Vrasja e Santiago Malkos/ Babai i vëllezërve Duka: Nuk përzihesha me punën e tyre

Vrasja e Santiago Malkos/ Babai i vëllezërve Duka: Nuk përzihesha me punën e tyre

Bulevardi i Durrësit kthehet në pedonale

Bulevardi i Durrësit kthehet në pedonale

Hasani pret kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Turqisë

Hasani pret kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Turqisë
















TE FUNDIT

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën
15 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama  ka postuar në rrjetet sociale disa imazhe nga puna për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar në...

Lexo më shumë

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?
15 Tetor, 2025

Endriti Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar në rrjetet sociale duke shpërndarë thirrjen për pjesëmarrje në...

Lexo më shumë

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari
15 Tetor, 2025

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 29-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për një sërë veprimtarish...

Lexo më shumë

Gazment Bardhi përballet me Peleshin: Po nuk e drejtove dot Kuvendin hiq dorë

Auto-Skicë
15 Tetor, 2025

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi është përballur me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi në mbledhjen e kryetarëve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com