Eshtë mbledhur parlamenti i Kosovës dhe pritet të votohet mocioni i kërkuar nga opozita për rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa. Ndërsa mediat vendase bëjnë të ditur se edhe PDK do votojë për rrëzimin e qeverisë dhe kësisoj zgjedhjet e parakohshme.
Klan Kosova raporton se shumica e deputetëve të PDK-së janë shprehur “pro” votimit të mocionit të mosbesimit të iniciuar nga opozita, që nënkupton edhe rrëzimin e Qeverisë.
Kreu i PDK-së dhe Këshilli Drejtues kanë mbajtur një mbledhje nga ora 08:00 e mëngjesit.
Aty sipas nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka pasur pikëpamje të trajtuara në detaje se në cilën fazë gjendet vendi.
Seanca e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite është votimi i mocionit të mosbesimit të Qeverisë pritet të nisë për pak minuta.
livestream seanca plenare
http://assembly-kosova.org/?cid=1,1029