Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria e Kosovës e gatshme të pranojë emigrantët e dëbuar nga SHBA

2025/06/11 at 12:01 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Qeveria e Kosovës e gatshme të pranojë emigrantët e dëbuar nga SHBA

Qeveria në detyrë e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë (REL) se ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta në Kosovë, “në përputhje me kushtet e përcaktuara”.


“Përgjatë një periudhe njëvjeçare, deri në pesëdhjetë persona mund të zhvendosen përkohësisht, me qëllim të lehtësimit të kthimit të tyre të sigurt në vendin e prejardhjes. Qeveria ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet, me mundësinë për të përzgjedhur individë nga një listë e propozuar, për aq sa ata i plotësojnë kriteret e caktuara lidhur me sundimin e ligjit dhe rendin publik”, tha Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë në detyrë, në një deklaratë për REL-in.

Ai shtoi se informacione të tjera do të jepen ndërkohë.

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka konfirmuar për REL-in më 6 qershor se vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar.

“Partnerët amerikanë dhe udhëheqësit rajonalë po punojnë ngushtë me ne për t’i dhënë fund krizës së migrimit të paligjshëm dhe masiv”, theksoi DASH-i, duke shtuar se zbatimi i politikës së migracionit të administratës së presidentit Trump, është një nga prioritetet kryesore të tij.

“Largimi nga SHBA-ja i të huajve, për të cilët ekzistojnë urdhra përfundimtarë për dëbim, si dhe dëbimi i imigrantëve të paligjshëm, i mbron Shtetet e Bashkuara nga terroristët e huaj dhe kërcënimet e tjera ndaj sigurisë kombëtare dhe rendit publik”, thuhet në përgjigje.

Nga DASH-i theksuan, gjithashtu, se bashkëpunimi i vazhdueshëm me qeveritë e huaja është kyç për parandalimin e migrimit të paligjshëm dhe masiv, si dhe për sigurinë kufitare.

Qeveria në detyrë e Kosovës tha se Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat i palëkundur i Republikës së Kosovës.

“Partneriteti ynë i ndërsjellë, i ndërtuar ndër dekada, mbështetet në vlera të përbashkëta dhe bashkëpunim. E vlerësojmë lart mbështetjen e tyre, sidomos në rrugëtimin tonë drejt integrimit në institucionet euroatlantike”.

Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar median Bloomberg News, raportoi më 5 qershor se administrata e presidentit Trump po ushtron trysni ndaj Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit që t’i pranojnë migrantët e dëbuar nga Shtetet e Bashkuara.

Muajin e kaluar, Gjykata Supreme e SHBA-së i lejoi administratës Trump të tërheqë statusin e përkohshëm ligjor për qindra mijëra migrantë nga Venezuela, Kuba, Haiti dhe Nikaragua, që jetojnë në SHBA, duke forcuar kështu përpjekjet e presidentit republikan për shtimin e dëbimeve.

Sipas Bloomberg-ut, administrata Trump po kërkon destinacione të mundshme për migrantët që mund të dëbohen si rezultat i këtij vendimi.

Qeveria në detyrë, e gatshme të diskutojë edhe me Mbretërinë e Bashkuar për qendrat për migrantë

Qeveria në detyrë e Kosovës më 26 maj ka shprehur gatishmëri për të diskutuar edhe me Mbretërinë e Bashkuar, propozimin për ngritjen e “qendrave të kthimit” në Kosovë për azilkërkuesit e refuzuar nga ishulli britanik.

Propozimi për ngritjen e qendrave të kthimit është pjesë e një strategjie më të gjerë të Mbretërisë së Bashkuar për të adresuar numrit në rritje të migrantëve që mbërrijnë në ishullin anglez përmes rrugëve të paligjshme. Megjithatë, organizata ndërkombëtare Human Rights Watch ka shprehur shqetësimin se përdorimi i vendeve të Ballkanit si vende pritëse për migrantët mund të shkelë të drejtat e tyre dhe të krijojë sfida të reja për vendet pritëse.

Në një marrëveshje të ngjashme që po ashtu kishte nxitur kritika, në vitin 2022, Kosova dhe Danimarka u pajtuan për dhënien me qira të 300 qelive burgu në Institucionin Korrektues në Gjilan për të strehuar të burgosur të huaj që pritet të dëbohen nga Danimarka pas përfundimit të dënimit. Në këmbim, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro, të cilat do të investohen në Shërbimin Korrektues dhe në projekte të energjisë së ripërtëritshme.

Kjo marrëveshje kishte ngjallur reagime nga organizatat ndërkombëtare dhe shoqëria civile, të cilat kanë shprehur shqetësime për mundësinë e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe për sfidat që mund të sjellë menaxhimi i të burgosurve të huaj në Kosovë. Më parë, Kosova kishte strehuar edhe rreth 1.900 shtetas afganë, që ishin evakuuar nga Afganistani pas rikthimit të talibanëve në pushtet në vitin 2021.

Grupi i parë i qytetarëve afganë që kishin arritur në Kosovë në koordinim me Qeverinë amerikane, gusht 2021. Pas dy vjetësh funksionimi, kampi “Liya” në bazën ushtarake amerikane Bondsteel në Ferizaj ishte mbyllur. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, pjesa më e madhe e afganëve ishin transferuar tashmë në vendet pritëse, ndërsa një numër i vogël mbetet ende në Kosovë. Sipas marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, afganët do të qëndronin në Kosovë derisa do të kalonin procesin e verifikimit për t’u zhvendosur në SHBA, ose në ndonjë vend tjetër perëndimor. REL



Ju sugjerojmë

Çfarë e shkakton ankthin gjatë shtatzënisë dhe si mund ta trajtoni?
Life Style

Çfarë e shkakton ankthin gjatë shtatzënisë dhe si mund ta trajtoni?

1 Gusht, 2025 4:06 pm
Greqi, pensionistit i gjenden mbi 170 armë dhe 15.500 fishekë
Bota

Greqi, pensionistit i gjenden mbi 170 armë dhe 15.500 fishekë

1 Gusht, 2025 4:03 pm
“Program me AI për..”/ Rama: Territorin do ta kontrollojmë me dronë dhe satelitë
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama thirrje bizneseve: Hiqini vetë që mos merrni gjobë

1 Gusht, 2025 3:58 pm
Zbulohet insekti gjigant në Australi
Life Style

Zbulohet insekti gjigant në Australi

1 Gusht, 2025 3:49 pm
I veshi gjatë një koncerti, çorapja e Michael Jackson shitet për 8 mijë dollarë
Life Style

I veshi gjatë një koncerti, çorapja e Michael Jackson shitet për 8 mijë dollarë

1 Gusht, 2025 3:46 pm
Përkeqësimi i luftës në Gaza, rrezik për sulme terroriste në SHBA
Bota

Përkeqësimi i luftës në Gaza, rrezik për sulme terroriste në SHBA

1 Gusht, 2025 3:43 pm
Tkurren kuotat në Universitetin e Tiranës
Aktualitet

Tkurren kuotat në Universitetin e Tiranës

1 Gusht, 2025 3:41 pm
Kurti: I gatshëm të adresoj “në mënyrë të shpejtë” shqetësimet për dinarin
Rajoni

Kosova heq tarifën ndaj mallrave amerikane

1 Gusht, 2025 3:30 pm
KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho
Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

1 Gusht, 2025 3:21 pm
Arrestohet një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë
Aktualitet

Arrestohet një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë

1 Gusht, 2025 3:12 pm
Para
Ndodhej me pushime në Tajlandë, mbytet 41-vjeçarja shqiptare

Ndodhej me pushime në Tajlandë, mbytet 41-vjeçarja shqiptare

Tentoi të vjedhë një makinë gjatë natës, arrestohet 36-vjeçari

Tentoi të vjedhë një makinë gjatë natës, arrestohet 36-vjeçari

Barazimi në Riga ndaj Shqipërisë/ Nicolato: I kënaqur me lojën, por jo me pikën

Barazimi në Riga ndaj Shqipërisë/ Nicolato: I kënaqur me lojën, por jo me pikën
















TE FUNDIT

Çfarë e shkakton ankthin gjatë shtatzënisë dhe si mund ta trajtoni?

Çfarë e shkakton ankthin gjatë shtatzënisë dhe si mund ta trajtoni?
1 Gusht, 2025

Shtatzënia është një periudhë emocionuese sepse së shpejti do të bëheni prind i një fëmije të adhurueshëm. Gjatë shtatëzanisë ju...

Lexo më shumë

Greqi, pensionistit i gjenden mbi 170 armë dhe 15.500 fishekë

Greqi, pensionistit i gjenden mbi 170 armë dhe 15.500 fishekë
1 Gusht, 2025

Një arsenal i madh ushtarak, të denjë për një betejë të armatosur, ka zbuluar policia greke në shtëpinë e një...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike, Rama thirrje bizneseve: Hiqini vetë që mos merrni gjobë

“Program me AI për..”/ Rama: Territorin do ta kontrollojmë me dronë dhe satelitë
1 Gusht, 2025

31 korriku ishte afati i fundit për bizneset që të lironin vet hapsirat publike pranë rrugëve kryesore, ose në të...

Lexo më shumë

Zbulohet insekti gjigant në Australi

Zbulohet insekti gjigant në Australi
1 Gusht, 2025

Në një zonë të largët të pyjeve tropikale malore në Kuinslandin Verior (Queensland) në Australi, shkencëtarët kanë zbuluar një specie...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com