Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria dobët me përdorimin e buxhetit, Shëndetësia në vend të fundit

2020/08/06 at 12:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Si operon sistemi shëndetësor shqiptar në raste pandemish të rrezikshme

Ministria e Financave dhe Ekonomisë shfaqi performancën më të mirë për administrimin e fondeve publike gjatë vitit 2019, ndërsa Ministria e Shëndetësisë kishte performancën më të dobët, duke shënuar edhe përkeqësim në raport me një vit më parë.

Vlerësimin në lidhje me performancën e menaxhimit të fondeve buxhetore nga ministritë dhe entet kryesore publike e kanë dhënë audituesit e qeverisë, në Ministrinë e Financave.

Vlerësimi për ministritë u bë duke marrë në konsideratë disa indikatorë, që kanë të bëjnë me dërgimin e në kohë të faturave pranë degëve përkatëse të Thesarit, realizimin e shpenzimeve buxhetore sipas klasifikimit ekonomik, reduktimin e detyrimeve të prapambetura, realizimin e shpenzimeve kapitale dhe respektimin e afateve për pasqyrat financiare.

Të dhënat tregojnë se entet publike nuk kanë zbatuar mesatarisht në 40 për qind të detyrimeve ligjore që rrjedhin për zbatimin e fondeve buxhetore.

Siç shihet nga tabela bashkëngjitur, nga 72 pikët e mundshme, vetëm Ministria e Financave dhe ajo e Bujqësisë kanë marrë vlerësim me nga 52 pikë secila për korrektësinë e menaxhimit të fondeve, por me një diferencë 20 pikë me nivelin e kërkuar në ligje dhe rregullore.

Ndërsa për 9 ministritë e tjera, rezultati i vlerësimit ka qenë i dobët në raport me detyrimet ligjore që rrjedhin nga ligji dhe udhëzimet për zbatimin e buxhetit. Vlerësimin më të dobët e mori Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Drejtësisë me 41 dhe 42 pikë secila nga 72 pikë të mundshme. Ky vlerësim zbuloi se obligimet për zbatimin e buxhetit në këto dikastere nuk realizohen në masën 43 për qind.

Ministritë e tjera janë vlerësuar nga 43-47 pikë, rezultate shumë larg detyrimeve ligjore për zbatimin e buxhetit.

Nga entet publike në varësi të qeverisë që administrojnë buxhete të mëdha, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mori pikët më larta, 59 nga 72 të mundshme, ndërsa Agjencia e Ujësjellës-Kanalizimeve mori vlerësimin e më të ulët me vetëm 29 pikë.

Nga bashkitë e mëdha, vlerësimin më të mirë për administrimin e buxhetit e mori Bashkia e Fierit me 51 pikë nga 68 pikë të mundshme, ndërsa vlerësimin më të dobët e mori Bashkia e Dibrës, me 17 pikë.

Nga bashkitë e vogla, ajo e Patosit mori vlerësimin më të lartë me 52 pikë dhe me vlerësimin me të dobët, Bashkia e Himarës.

Nga institucionet e pavarura, renditjen më të mirë e mori Komisioneri për të Drejtën e Informimit me 60 pikë, nga 72 gjithsej, ndërsa vlerësimin më të dobët e mori Këshilli i Lartë i Prokurorisë, me vetëm 28 pikë./Burimi: Monitor

Etiketa: Diberministripatos

Ju sugjerojmë

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit
Kryesore

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit

2 Shkurt, 2026 6:57 pm
“Parkoni Benzat, 5 idiota hedhin bomba molotov”, Balla: Saliun nuk e ka arrestuar Veliaj
Politikë

Balla i shqetësuar për parkimin dysh: Sjellin rrezik aksidentesh

2 Shkurt, 2026 6:40 pm
Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani
Bota

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani

2 Shkurt, 2026 6:32 pm
PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision
Kryesore

PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision

2 Shkurt, 2026 5:01 pm
Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein
Bota

Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein

2 Shkurt, 2026 4:57 pm
Grupi i PD përçahet për bojkotin e komisioneve, Berisha: Vendimin e merr kryesia
Kryesore

Grupi i PD përçahet për bojkotin e komisioneve, Berisha: Vendimin e merr kryesia

2 Shkurt, 2026 4:01 pm
I doli në dosjen “Epstein”, ish-presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur e as takuar
Rajoni

I doli në dosjen “Epstein”, ish-presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur e as takuar

2 Shkurt, 2026 4:00 pm
Deputeti i PD kundër Berishës për bojkotimin e reformës territoriale
Kryesore

Deputeti i PD kundër Berishës për bojkotimin e reformës territoriale

2 Shkurt, 2026 3:48 pm
Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente
Bota

Epstein, trafik organesh nga Maqedonia, trutë e 1000 personave u trafikua nga Shkupi

2 Shkurt, 2026 3:43 pm
Ronaldo “bojkoton” Al Nassr, krisen marrëdhëniet me arabët
Sport

Ronaldo “bojkoton” Al Nassr, krisen marrëdhëniet me arabët

2 Shkurt, 2026 3:41 pm
Para
Gjendet një person i pajetë në kanal, policia tregon se çfarë dyshohet

Vëllezërit bëjnë për spital policin brenda komisariatit të Lezhës

Punëtorët sezonalë në Greqi, leja e qëndrimit shtyhet me 90 ditë

Punëtorët sezonalë në Greqi, leja e qëndrimit shtyhet me 90 ditë

VIDEO/ Shpërthimi në Bejrut, i ndërpret nuses fotot e dasmës

VIDEO/ Shpërthimi në Bejrut, i ndërpret nuses fotot e dasmës

TE FUNDIT

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit
2 Shkurt, 2026

Protesta e fundit e opozitës për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, ishte një mesazh për regjimin e Ramës dhe...

Lexo më shumë

Balla i shqetësuar për parkimin dysh: Sjellin rrezik aksidentesh

“Parkoni Benzat, 5 idiota hedhin bomba molotov”, Balla: Saliun nuk e ka arrestuar Veliaj
2 Shkurt, 2026

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ndarë në rrjete sociale disa foto nga rrugët e Tiranës, ku makinat...

Lexo më shumë

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani
2 Shkurt, 2026

Pesë persona janë arrestuar në Gjermani me dyshimin për shkelje të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë pas shpërthimit të luftës...

Lexo më shumë

PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision

PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision
2 Shkurt, 2026

Pasi deputetët i dolën kundër për bojkotin e Reformës Territoriale, duket se Sali Berisha është tërhequr. Bashkëkryetari Luçiano Boçi deklaroi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com