Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria dha para për mbetjet në Durrës, PD: Në shërbim të mafies së…

2021/07/15 at 7:55 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria dha para për mbetjet në Durrës, PD: Në shërbim të mafies së…

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të qeverisë, që do të mbështesë Bashkitë e Qarkut Durrës me fonde financiare për përballimin e emergjencës mjedisore të krijuar nga mbetjet.

Në një dalje për mediat para selisë blu, Ina Zhupa deklaroi se katastrofa mjedisore e Durrësit dhe e Kavajës ishte një strategji e Edi Ramës për të çuar mbetjet e këtyre zonave në landifllin e Sharrës duke e vendosur taksat e shqiptarëve në shërbim të mafies së inceneratorëve.

“Sikurse e kemi paralajmëruar me qëndrimet e përfaqësuesve të Partisë Demokratike më 10 korrik dhe 11 korrik,  plehrat u lanë me qëllim jashtë kontrollit në këto zona turistike, për të nxitur një krizë dhe pastaj për të ofruar një zgjedhje nga po ata që e prodhuan këtë krizë.

Prandaj edhe vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave që ofron mbështetje financiare për të çuar paratë te mafia e inceneratorëve, është kompletimi i një cikli të mirëfilltë kriminal”.

Deputetja e zgjedhur demokrate Ina Zhupa u shpreh se vënia në rrezik me vetëdije e jetës së qytetarëve është një nga metodat më antinjerëzore të qeverisë. Më tej ajo tha se sot PD kërkon që SPAK të veprojë me urgjencë, kundër këtij krimi që rrezikon shëndetin dhe taksat e shqiptarëve.

“Vënia me vetëdije në rrezik të shëndetit të qytetarëve të Durrësit dhe Kavajës, vetëm për të pasuruar klientët e Edi Ramës është një nga metodat më antinjerëzore të zbatuara nga kjo bandë plaçkitësish.

Partia Demokratike prej vitesh ka denoncuar këtë aferë kriminale, ne sot kërkojmë që SPAK të veprojë me urgjencë, kundër këtij krimi që rrezikon shëndetin e dhe taksat shqiptarëve”.

Qeveria ka nxjerrë sot një vendim me anë të së cilit njofton se do të mbështesë financiarisht bashkitë e qarkut Durrës për menaxhimin e mbetjeve.

Sipas vendimit të firmosur nga zv.kryeministri Erion Braçe, në pikën 1 thuhet që bashkitë e qarkut të Durrësit të marrin masa të menjëhershme për gjetjen e zgjidhjeve për menaxhimin/trajtimin e mbetjeve urbane në këtë qark, duke mbajtur në konsideratë legjislacionin në fuqi në fushën e mbetjeve.

Po ashtu theksohet se nëse paratë nuk janë të pamjaftueshme për t’u përballuar nga buxheti i bashkisë përkatëse të Qarkut të Durrësit, bashkia i drejtohet ministrisë përgjegjëse për financat, me qëllim mbulimin e diferencës së efekteve financiare të kërkuara. Pas dërgimit të kërkesës financiare, ministritë i propozojnë Këshillit të Ministrave miratimin e fondit për trajtimin e mbetjeve./Opinion.al

Etiketa: mbetjet në DurrësPD

Ju sugjerojmë

Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë
Bota

Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë

4 Janar, 2026 10:53 pm
“Kapja e Maduros dhe bashkëshortes së tij, mund të ketë qenë një largim i negociuar”
Bota

Zbulohet data se kur Maduro dhe gruaja e tij do të dalin para gjykatës në SHBA

4 Janar, 2026 9:34 pm
Trump publikon të dhënat, sa familje shqiptare përfitojnë ndihmë sociale në SHBA
Aktualitet

Trump publikon të dhënat, sa familje shqiptare përfitojnë ndihmë sociale në SHBA

4 Janar, 2026 8:30 pm
Video/ Me shapka dhe shishe uji në dorë, momenti kur Maduro mbërrin në New York
Bota

Zgjidhet zëvendësi i Maduros, kush do e marrë drejtimin e Venezuelës

4 Janar, 2026 7:02 pm
Arrestoi Maduron, çfarë është Delta Force?
Bota

Arrestoi Maduron, çfarë është Delta Force?

4 Janar, 2026 6:39 pm
Auto-Skicë
Bota

Rubio: SHBA nuk ka nevojë për naftën e Venezuelës

4 Janar, 2026 6:04 pm
Venezuela, shteti i parë në botë për rezervat e naftës
Bota

Venezuela, shteti i parë në botë për rezervat e naftës

4 Janar, 2026 3:57 pm
Si u kap Maduro?Forcave Delta u mjaftuan 46 sekonda për ta nxjerrë nga dhoma
Bota

Si u kap Maduro?Forcave Delta u mjaftuan 46 sekonda për ta nxjerrë nga dhoma

4 Janar, 2026 3:48 pm
Video/ Maduro me pranga në duar uron agjentët amerikanë: Gëzuar…
Bota

Video/ Maduro me pranga në duar uron agjentët amerikanë: Gëzuar…

4 Janar, 2026 3:34 pm
Dy emrat që propozon Lapaj për qeverinë tranzitore
Kryesore

Dy emrat që propozon Lapaj për qeverinë tranzitore

4 Janar, 2026 2:39 pm
Para
OBSH: Mund të shfaqen variante të reja edhe më të rrezikshme të Covid-19

OBSH: Mund të shfaqen variante të reja edhe më të rrezikshme të Covid-19

Detaje nga mbytja e 14-vjeçares, me vete kishte dhe vëllain

Detaje nga mbytja e 14-vjeçares, me vete kishte dhe vëllain

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, ja cilat janë 4 pikat që u miratuan

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, ja cilat janë 4 pikat që u miratuan

TE FUNDIT

Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë

Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë
4 Janar, 2026

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka komentuar arrestimin e Presidentit të Venezuelës, duke thënë se Amerika nuk do të lejojë...

Lexo më shumë

Zbulohet data se kur Maduro dhe gruaja e tij do të dalin para gjykatës në SHBA

“Kapja e Maduros dhe bashkëshortes së tij, mund të ketë qenë një largim i negociuar”
4 Janar, 2026

Presidenti venezuelian Nicolás Maduro dhe gruaja e tij Cilia Flores do të paraqiten në gjykatën federale të Manhattanit të hënën....

Lexo më shumë

Trump publikon të dhënat, sa familje shqiptare përfitojnë ndihmë sociale në SHBA

Trump publikon të dhënat, sa familje shqiptare përfitojnë ndihmë sociale në SHBA
4 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar të dhëna statistikore mbi përfitimin e ndihmave sociale nga komunitetet emigrante në Shtetet...

Lexo më shumë

Zgjidhet zëvendësi i Maduros, kush do e marrë drejtimin e Venezuelës

Video/ Me shapka dhe shishe uji në dorë, momenti kur Maduro mbërrin në New York
4 Janar, 2026

Zëvendës-Presidentja Delcy Rodríguez ka marrë drejtimin e vendit pas largimit të Nicolás Maduros, me mbështetjen e plotë të institucioneve gjyqësore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com