Kryesore

“Qeveria dëmton fermerët”, Berisha: I hap rrugën produkteve serbe në Shqipëri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:06 - 23/02/22 |
Opi Nion

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzon qeverinë se ka dëmtuar fermerët gjatë 8 viteve. I shoqëruar nga kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Muka, Berisha se çmimet në Shqipëri janë rritur për shkak të monopolit që është krijuar me ndihmën e qeverisë në vendin tonë.

Sipas ish-kryeministrit, dëmtimi i fermerëve shqiptarë nga qeveria, i hap rrugën produkteve serbe në Shqipëri.

 “Qeveria ndjek një politikë shumë të dëmshme për bujqësinë dhe për fermerët në rrafshin rajonal. Ajo hap tregun, veçanërisht për Serbinë, i cili është vend i fuqishëm bujqësor. Ky do ta fshijë bujqësinë shqiptare me një çmenduri. Kamioni thotë vonon 1100 vite, fantazira të sëmura me një vend që s’kemi asnjë kufi dhe kemi dhe probleme të tjera. Thatë janë shumëfishuar çmimet. Janë shumëfishuar nga monopoli çmimet sepse janë dy tre vetë monopol. Nuk ka laboratore, nuk i ngrenë laboratorët me qëllim sepse sjellin gjëra të skaduar, sjellin gjëra që i marrin kushedi në afate skadimi. Nëse ka një gjë të braktisur në këtë vend gjatë këtyre 8 viteve kjo është bujqësia”, tha Berisha.

Pas