Qentë endacakë janë kthyer në një shqetësim për qytetarët e Vlorës. Pasditen e sotme qentë kanë sulmuar një person i cili ishte duke ecur në zonën e Lungomares.
Për ta ndihmuar të moshuarin, ka ndërhyrë edhe një person tjetër, duke shmangur ndonjë incident të mundshëm.
Ky nuk është rasti i parë që qytetarët e Vlorës sulmohen nga qentë e rrugës.
















